-
VIDEO
Kamerat Onboard kapin mat shoferët e rrezikshëm! Kalojnë semaforin me të kuqe! Babai i dehur në timon mban foshnjën në prehër
Report Tv sjell pamjet ekskluzive se si kalohet me të kuqe në semaforët e Tiranës, se si prindi i papërgjegjshëm i dehur mban në timon foshnjën dhe ndjekia aksion kur i riu i ikën policisë pasi ishte pa patentë.
Edhe pse prej disa kohësh kanë nisur kontrollet makina inteligjente, shkelësit e rrugës vazhdojnë të sfidojnë rregullat. Në këto pamje duket se si mjeti tip 'Benz' futet me të kuqe në kryqëzimin e '21 dhjetorit' aty ku pak javë më parë humbën jetën dy persona nga shkelja e semaforit.
-
VIDEO
Bie niveli i Vjosës, tokat bujqësore nën ujë, shtëpitë 'nën pushtetin' e baltës!
TIRANË- Pasoja nga reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë të mëdha! Shtëpitë në Fier janë 'nën pushtetin' e baltës, e ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.
Ndërkohë, në qarkun e Korçës, bora në dardhë ka shkuar në 70 cm, ndërsa në Voskopojë 30 cm. Si pasojë e reshjeve të dendura, disa fshatra kanë mbetur të izoluar, për shkak se infrastruktura është e vështirë dhe e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen. Disa fshatra të tjerë, kanë mbetur pa energji elektrike në këtë qark.
-
VIDEO
Banori në fshatin Ferras: Gjithçka u shkatërrua, uji mbi 1 metër brenda në shtëpi! Kam fjetur në makinë mbi urën e Mifolit, kërkoj ndihmë
Reshjet e denura të shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar shumë problematika, kryesisht në Vlorë e Fier. Edhe pse sot situata u përmirësua dhe niveli i Vjosës ka rënë, në fshatin Ferras të Fierit një banor bën thirrje për ndihmë. Ai shprehet se uji në banesën e tij ka kaluar nivelin mbi 1 metër. Më tej deklaron se sot nuk ka parë askënd që të shkojë për ndihmë, ndërsa shton se gjithçka i është shkatërruar.
-
VIDEO
Vjosa ‘tërhiqet’ nga 11 banesat, prezente në tokat bujqësore, niveli i ujit shkon në 6.3 metra
Orët e makthit dhe rrezikut kanë marrë fund për 11 familjet me banesa pranë lumit të Vjosës, ujërat e së cilës janë tërhequr dhe kanë rënë në 6.3 metra.
Mbrëmjen e djeshme situata ishte alarmante për shkak se niveli i ujit kishte ishte 7.6 metra, duke kaluar në këtë mënyrë edhe pikën kritike të saj. Por mëngjesin e sotëm gjithçka është drejt normalizimit.
Megjithëse Vjosa është tërhequr nga 11 banesat uji vijon të jetë prezent në tokat bujqësore.
Situata ditët e fundit ka qenë e rënduar në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të dendura dhe pa pushim.
-
VIDEO
Degradon rruga e Ballshit, bashkia: ta asfaltojë Arrsh
#reportTV #lajmeshqip #lajmeRruga Fier-Ballsh ka degraduar plotësisht për shkak se prej 10 vitesh nuk ka njohur asnjë investim. Bashkia e Mallakastrës thotë se Autoriteti Rrugor është përgjegjës për asfaltimin e këtij aksi nacional.
-
VIDEO
Dëbora ka shtruar 'mantelin' e saj të bardhë në Malësinë e Krujës dhe duket se nuk ka ndërmend të largohet deri në pranverë.
Reshjet e rëna gjatë 48 orëve të fundit kanë qenë mjaft intensive duke bërë që në lartësinë 1700 metra trashësia e dëborës të shkojë deri në 25 centimetra.
-
VIDEO
Fshati "I braktisur" në Lushnje, 30 vite pa rrugë e ujë
Një ndër fshatrat që nuk është investuar asnjëherë në 3 dekada është Thanasaj i Bashkisë së Lushnjes. Banorët tregojnë vështirësi, e sidomos mungesa e rrugës që po i detyron të braktisin vendin. Ndodhet vetëm 4 kilometra larg autostradës Lushnje-Rrogozhinë, por banorët e kanë të vështirë të lidhen me qytetin pasi rruga është tejet e amortizuar. Shpeshherë janë të detyruar ta përshkuajnë në këmbë pasi mungon shërbimi i transportit të udhëtarëve. Por jo vetëm rruga, ky fshat, një ndër më të populluarit në Lushnje vuan mungesën e ujit, shërbimeve shëndetësore dhe shkollave.
-
VIDEO
Shkoi në Itali me gomone kur ishte vetëm 2-vjeçe, sot pronare e restorantit të famshëm në Kalabri! Historia frymëzuese e shqiptares, që triumfoi mbi vdekjen
Nida Balliu është 27 vjeç, jeton në Kalabri. Për dy ditë, në mes të pandemisë së koronavirusit, do të kurorëzojë ëndrrën e saj të jetës: të bëhet sipërmarrëse, duke hapur një biznes të sajin, pasi ka kaluar gjysmën e jetës duke u munduar për të mësuar. Por historia e 27-vjeçares shqiptare është diçka më shumë, është jeta që triumfon mbi vdekjen dhe paragjykimet.
-
VIDEO
Vlora ‘nën ujë’, Report Tv sjellë pamjet eksklusive me dron të zonave të përmbytura
Në vetëm pak ditë shi disa zona në qytetin e Vlorës janë përmbytur nga uji. Report Tv sjell pamjet ekskluzive me dron, ku shihet se Novosela, fshati Fitore, si dhe fshati Mifol janë nën pushtetin e ujit.
-
VIDEO
Vërshimi i Vjosës, nxjerr nga strofkulla gjarpërinjtë
Reshjet e dendura të shirave përgjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje një pjesë të ndryshme të vendit. Për shkak të reshjeve lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati, ndërsa vërshimi i tij ka nxjerrë nga strofkulla edhe gjarpërinjtë, të cilët dimërojnë prej të ftohtit.
-
VIDEO
Operacion shpëtimi nga ushtria në Vlorë, evakuohet familja e rrethuar nga uji
Report Tv live me operacionin e shpëtimit nga forcat e ushtrisë në Vlorë, evakuohet familja e rrethua nga uji. Mësohet se banorët kanë shkuar aty për të shpëtuar bagëtitë dhe më pas janë rrethuar nga uji.
Bëhet fjalë për 2 të moshuar, të cilët kanë hipur në tarracën e banesës që prej orëve të para të mëngjesit.
-
VIDEO
Erdhi për pushime por vdiq tragjikisht nga asfiksia, fqinji i 59-vjeçarit: S'kishim drita, ndezëm gjeneratorin! Prej 30 vitesh jetonte në Greqi
Koço Gjylameti, fqinji i Andrea Grazhanit i cili ndërroi jetë sot si pasojë e asfiksisë nga gazi i gjeneratorit, shprehet se Andrea ka 30 vite që jetonte në Greqi. Ndër të tjera ai shprehet se ka punuar së bashku me viktimën për të vendosur kaldajën teksa shton se në mungesë të energjisë elektrike kanë vënë në punë gjeneratorin dhe është larguar me ustain duke e lënë Andrean vetëm. Ku janë kthyer e kanë gjetur atë të pajetë.