-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut, ministrja e Bujqësisë: Probleme tek Ura e Mifolit, jemi në terren! Situata drejt normalizimit
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, tha për Report Tv se prej ditës së djeshme janë në terren. Ajo deklaroi se po kthehet nga Ura e Mifolit, ku ka qenë me ekipet që hidrovoret të jenë në funksion të plotë. Ministrja deklaroi se ka pasur ndërhyrje tek ura e vjetër e Mifolit për të bllokuar çarjen poshtë të kësaj ure duke e mbushur me gurë masiv. Ndër të tjera ministrja theksoi se në orët në vijim pritet normalizim i situatës
-
VIDEO
Heronjtë e ditës së sotme, momenti kur policët shpëtojnë të moshuarën në Fier
Gjatë 24 orëve të fundit vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje në Fier. Shumë banorë mbetën të izoluar nga uji në shtëpitë e tyre, por policët u kanë ardhur në ndihmë. Ky është momenti, kur në Fier policët kanë shpëtuar një të moshuar.
-
VIDEO
Shtëpi të zhytura nën ujë, qindra hektarë tokë të shkatërruara, Report Tv sjell pamjet me dron, çfarë po ndodh në Fier nga përmbytjet
Pamjet që kanë mbetur pas përmbytjeve për shkak të daljes nga shtrati të lumit Bosnjë janë të trishta. Report sjell pamje me dron nga Fieri, ku vendi dhe shtëpitë janë të zhytura nën ujë. Shtëpitë tashmë nën pushtetin e ujit, janë braktisur nga banorët, të cilët kanë lënë pas banesat e tyre të shkatërruara e ngritura me mund nga një jetë të tërë. Ndërkohë, qindra hektarë tokë janë dëmtuar nga uji.
-
VIDEO
Xhubleta shqiptare e Malësisë së Madhe
Rrëfyesi i emisionit Veri Jug sjell në syrin e kameras xhubletën shqiptare, si një institucion vlerash fizike dhe shpirtërore ndër shekuj.
-
VIDEO
Ndoc Shaben, si vlerë identitare e Zadrimës
Fshati Plezhë në afërsi të Vaut të Dejës dhe Bushatit në Shkodër është destinacioni I fillimdimrit të emisionit Veri Jug. Ndalesë, si në asnjë rast, në një muze të rrallë etnografik krijuar nga Ndoc Shaben, mësuesi I vjetër që ka mbledhur me mijra objekte që përfaqsojnë identitetin e familjeve në veri të Shqipërisë, edhe si përfaqsim të vlerave shpirtërore ndër shekuj të malsorëve tanë. Enë të vjetra shtëpiake, armë mbi 200 vjecare, radio dhe gramafonë, djepe fëmijësh, aparate fotografikë dhe kamera televizive përdorur nga Ndoci në festa familjare, dasma, ngjarje dhe evente të mbajtura në fshatin e tij, në Zadrimë, në Shkodër, në Malsinë e Madhe dhe trevat përreth Shkodrës. Ndiqni reportazhin “Ndoc Shaben, si vlerë identitare e Zadrimës” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Muzeu etno i Ndoc Shabenit
Mijra objekte të rralla në një muze krijuar nga mësuesi I vjetër Ndoc Shaben, mbledhur në shtëpitë e malsorëve në Zadrimë, në Malsinë e Madhe, në tregun e Milotit dhe trevat përreth Zadimës.
-
VIDEO
Fshati Plezhë, një fshat i rrallë në Zadrimë
Mësuesi i vjetër sot në pension Ndoc Shaben rrëfen historinë e fshatit, të kaluarën dhe origjinën e familjes së tij. Jeta dhe puna si arsimtar.
-
VIDEO
Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, Report Tv zbulon dëshminë e 22-vjeçarit Lika në polici: Vrasjen e kam bërë unë! Të dyshuar edhe babai i tij dhe shoku
Dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika i cili sëbashku me babain e tij Skëndër Lika dhe shtetasin Klajdi Gjexhaj (Beleshi) u arrestuan një ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Rakik Roli në Sanxhak të Kurbinit.
-
VIDEO
187 kg kanabis në doganën e Kapshticës në Korçë, prangoset 1 person, 4 të tjerë nga i njëjti grup i arrestuan 1 muaj më parë
Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit "Restart" në Korçë, i nisur një muaj më parë nga Policia, Stacioni Policor Kufitar i Kapshticës dhe SHÇBA. Në vijim të operacionit mbrëmjen e së shtunës u sekuestrua edhe 73 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike kanabis sativa si dhe është vënë në pranga poseduesi i drogës, Gjergji Mollanji, i cili tentoi t'a trafikuar në drejtim të shtetit grek. Autoritetet kishin marrë informacione përmes rrugëve operative se ky person po trabsportonte drogë me mjetin e tij “Mazda”. Në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë kaluar për kontroll të imtësishëm automjetin dhe aty është konstatuar lënda narkotike e ndarë në 61 pako të ndryshme.
-
VIDEO
Tepelenë/ Shpërthen tubacioni i ujit të pijshëm që furnizon qytetin (VIDEO)
Tubacioni i ujit të pijshëm në Tepelenë ka shpërthyer. Tubacioni nga burimi i fshatit Lekël furnizon qytetin me ujë të pijshëm.
-
VIDEO
Sarandë/ Grabitet një supermarket, autorët vjedhin kasafortën me 200 mijë euro! Marrin edhe serverin e kamerave
Një superupermarket në Sarandë ka rënë pre e grabitjes, ku burime bëjnë me dije se autorët kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash, konkretisht rreth 200 mijë euro.
-
VIDEO
Operacion shpëtimi nga ushtria në Vlorë, evakuohet familja e rrethuar nga uji
Report Tv live me operacionin e shpëtimit nga forcat e ushtrisë në Vlorë, evakuohet familja e rrethua nga uji.
Mësohet se banorët kanë shkuar aty për të shpëtuar bagëtitë dhe më pas janë rrethuar nga ji.