• VIDEO

    Berisha 'nuk voton shkarkimin' e Bashës

    Një moment shumë interesant në Kuvendin e Berishës. Ish-Kryeministri Sali Berisha, në momentin që në Kuvendin Kombëtar të PD-së u propozua që Lulzim Basha të shkarkohet me votim të fshehtë si kryetar, Sali Berisha nuk e ngriti dorën. Ish-kryeministri nuk ngriti dorën kur u shtrua pyetja nëse ishte dakord apo jo për të nisur procesin për shkarkim të kryetarit, propozim që kalonte me 15% të anëtarëve.

  • VIDEO

    Kuvendi i Berishës ngre 'Komisionit të rithemelimit', merr në dorë PD-në deri me 22 mars 2022

    Në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë. Më 22 Mars, mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.

    Anëtarët e Komisionit: Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani., Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Evi Kokalari, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha dhe Tritan Shehu.

  • VIDEO

    Votohet në Kuvendin e Berishës, Sali Berisha zhbën strukturat drejtuese të PD dhe Kuvendin e Bashës me 18 dhjetor! Azem Hajdari 'kryetar Nderi' i PD

    Kuvendi i Berishës pas miratimit të ndryshimeve në Statut ka zhbërë sipas tyre disa struktura drejtuyse të PD-së zyrtare.

    "Pavlefshmëri absolute të mbledhjes së Kryesisë së PD për shkak të mbledhjes së saj të personave të paautorizuar. Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të partisë Demokratike ëpr mbajtjen e Kuvendin e 18 dhjetorit", tha Këlliçi.

  • VIDEO

    Basha: Interesat e demokratëve më të shenjta se çdokush, do vazhdojmë përpara! Zemra e hapur për këdo që ka gabuar

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar sot se PD nuk do të përçahet, por përkundrazi do të vijojë përpara me misionin e saj. Nga selia e PD, Basha tha se ky 31-vjetor i PD është një ditëlindje e thyer për shkak se u vendos interesi personal mbi atë të demokratëve. Basha tha se PD mirëpret të gjithë ata që kanë gabuar, duke iu referuar demokratëve që iu bashkuan Berishës, por që kanë motive të pastra.

     
  • VIDEO

    Ditëlindja e 31 e PD, Basha zbulon instalacionin me firmëtarët e themelimit të PD: Pa SHBA s’mund ta shkruajmë historinë

    Teksa në Kuvendin e Berishës në 'Air Albania' u votua statuti i ri, Basha nisi festën në PD për ditëlindjen e 31 të kësaj partie. Basha tha se PD mbetet e vendosur për të vijuar përpara, teksa theksoi edhe njëherë se kjo nuk mund të arrihet pa mbështetjen e SHBA.

     
  • VIDEO

    Ndryshimet në Statutin e PD Kuvendi i Berishës i miraton me ngritje duarsh! Komision rithemelimi merr në dorë PD-në për 4 muaj! Po humbe zgjedhjet ikën në shtëpi

    Qëllimi kryesor i Kuvendit të thirrur sot nga Sali Berisha është ndryshimi i Statutit të PD për t'i hapur rrugë shkarkimit të Bashës.

    Ndryshimet në Statut ia propozoi Kuvendit të thirrur nga Berisha, 4935 delegatëve por edhe militantëve të pranishëm, deputeti Oerd Bylykbashi. Statuti i ri i propozuar nga Sali Berisha u miratua me ngritje dore, duke e bërë të paqartë numërimin e votave se sa janë pro dhe sa janë kundër ndryshimeve.

    Një ndryshim thelbësor i statutit sipas njerëzve të Berishës ka të bëjë me nenin se çdo akt i organeve të PD-së i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të Statutit. Pra Berisha kërkon të zhbëjë vendimin e Bashës për ta përjashtuar.

    Në dokument thuhet se pas Kuvendit për 4 muajt në vijim do të ketë një Komision të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së deri në konstituimin përfundimtar të organeve drejtuese.  Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi kombëtar.

    Në Statut parashikohet edhe një nen i veçantë është edhe për procesin e zgjedhjeve. Procesi nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimi i anëtarësisë ekzistuese.

    Deputeti Bylykbashi tha se futja e referendumit, primaret, por edhe forcimi i organeve kolegjiale janë disa nga pikat e statutit të ri të PD-së. Një tjetër pikë lidhet me sanksionimin në statut të faktit që nëse humbet zgjedhjet pavarësisht arsyes, largohesh.

    Ndryshimet e lexuara nga Bylykbashi

    Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, në vend të çlironin energji të reja, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit duke ja marrë pushtetin organeve kolegjiale. Organet në qendër dhe në bazë u kthyen në shtabe ushtarake. Kjo ka vrarë garën politike dhe karrierën e më të aftëve. Sot synojmë të projektojmë një PD ku energjitë e anëtarëve rriten nga gara dhe u shtypen nga urdhri epror. PD mbron vlerat konservatore demokratike euroatlantike.

    Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale. Votimet primare për të zhbërë praktikën negative që konsolidoi Lulzim Bashën në këto vite ku kandidatët për organet e zgjedhura i shpallte në momentin e fundit, tashmë kanë të drejtë ti zgjedhi në mënyrë primare. Vota e anëtarëve do vlejë më shumë se e kryetarit.

    Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.

    Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet. Partia bëhet më e madhe. Të mendosh ndryshe e të thuash atë që mendon është vlerë dhe jo kërcënim për kryetarin.

    Organet kolegjiale do forcohen, kemi rikthyer pushtetin e rëndësishëm vendimmarrës. Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre por nuk u merr dot tagrat dhe nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.

    Duke riformatua në madhësi organet për ti bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.

    Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.

    Janë forcuar organet kolegjiale në bazë. Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë. Do marrë fund debati për dorëheqjen e kryetarit humbës Kryetari që humb zgjedhje pavarësisht arsyes i përfundon mandati menjëherë dhe pa asnjë ekuivok.  Të gjitha këto që kemi përjetuar në 2 zgjedhje parlamentare dhe 4 humbje radhazi nuk do i shohim më.

    Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor. Në 2017 Basha zhduku në fushatë logon dhe simbolet e PD me republikën e re. Ne kemi qenë për këto simbole krenarë që prej fillimit.

    Në 2017 Basha filloi një operacion të gjatë për ndryshimi ne identitetit dhe ADN-së sonë politike. I shohin vulën si marka tregtare, por ja ku është përgjigja sot për Bashën.

  • VIDEO

    Këlliçi raporton shifrat: 4200 firmëtarë janë në sallë, Kuvendi është i ligjshëm! 4935 delegatë gjithsej, ka kuorum

    Kryetari i Komisionit Drejtues të Kuvendit, Belind Këlliçi, e konsideroi të ligjshëm sipas Statutit Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Sipas tij 4200 firmëtarë delegatë janë të pranishëm në sallë, dhe firmat e tyre janë verifikuar.

    "Ky Kuvendi është i thirrur ligjërisht sipas statutit të PD. Në Lidhje me kuorumin numri i delegatëve është 4935 delegatë. Numri minimal duhet të ishte 3824, ndaj kuorumi është i arritur. Nga ky moment Kuvendi ka nisur punimet zyrtarisht", tha Këlliçi.

  • VIDEO

    Fusha e sportit në Derviçan kthehet në liqen, prezencë e madhe uji në autostradën Gjirokastër-Kakavijë

    Disa toka përfshirë edhe fushën e sportit në Derviçan janë kthyer në liqen për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe të sotme. Sakaq, prezencë të madhe uji ka në autostradën Gjirokastër-Kakavijë. Siç shihet në pamje uji në rrugë ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

    •  
  • VIDEO

    Moti i keq, del jashtë funksionit ura e fshatit Mesaplik në Selenicë, izolohen 300 banorë

    Moti i keq me reshje të dendura shi dhe erë të fortë ka dëmtuar urën e fshatit Mesaplik në Selenicë, dukë e nxjerrë atë jashtë funksionit. Për pasojë kanë mbetur të izoluar 300 banorë, pasi kjo urë është e vetmja rrugë që lidh fshatin me bashkinë Selenicë.

    •  
  • VIDEO

    Kërkoi të futet në 'Air ALbania', djali i Sokoll Olldashit nuk lejohet t'i bashkohet punimeve të Kuvendit të Berishës

    Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi nuk është lejuar t'i bashkohet punimeve të Kuvendit të Berishës. Ai ka shkuar në stadiumin 'Air Albania', por  për arsye që nuk dihen ende, nuk lejohet të futet brenda.

    •  
  • VIDEO

    Paloka çel punimet në Kuvendin e Berishës: Kur ne u bëmë gati të luftonim Ramën, Basha na përjashtoi Berishën

    Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, mbajti fjalimin hapës të Kuvendit të thirrur nga Berishqa.

    'Mblidhemi në përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike për ta rithemeluar. Për fat të keq ccdo ditë e më shumë përkrah tij. kjo është arsyeja pse ne jemi mbledhur sot këtui për të kuvenduar. Ne 25 prillin e konsideruam me të drejtë masakër zgjedhore se ashtu ishte.

    Kur të gjithë prisnin nisjen përballjes me Ramën, Lulzim Basha largon nga grupi parlamentar i PD liderin e saj historik, Sali Berisha. Akti u justifikua me shpalljen 'non grata' të Berishës ndërkohë që kjo nuk e pengoi z. Basha që të merrte një tjetër mandat në krye të PD duke qëndruar pikërishnt përkrah Sali Berishës. Kjo me të drejtë zgjoi reagimin e ashpër të anëtarëve të PD. Ju uroj të gjithë Gëzuar ditën e themelimit të PD, dhe ditën e parë të rithemelimit të PD.

    •  
  • VIDEO

    Edhe militantët votojnë Komisionin Drejtues të Kuvendit Kombëtar të Berishës! Miratohet me duatrokitje kur në stadium janë 10 mijë militantë dhe 5 mijë delegatë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv