-
VIDEO
Raporti vjetor/ Ambasadori italian: Bashkëpunimi ynë efikas, 56 persona u kapën në 1 vit në Shqipëri për llogari të Italisë
Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizzio Bucci, në konferencën e zhvilluar sot, ka thënë se Shqiëprisë dhe Italia kanë një bashkëpunim të shkëlqyer.
"Skuadra hetimore të përbashkëta kanë rezultuar vërtet efikase. Janë arritur rezultate të rëndësishme. Operacioni "Shpirti", 'Mrekullia 2" etj. Këtu në Shqipëria janë arrestuar 56 persona për llogari të autoriteteve gjyqësore italiane.
Kemi 19 skuadra hetimore të përbashkëta. Kemi bashkëpunim mes Ministrive të Drejtësisë, të parashikuar në protokoll bashkëpunimi. Kemi gjithashtu edhe SPAK që ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi me Antimafian Italiane. Nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër përveçse të punojmë së bashku", tha ai.
-
VIDEO
Lufta kundër kultivimit të kanabisit, kreu i operacionit në Guardia di Finanza: Mbikëqyrëm nga ajri 22.6% të Shqipërisë! Janë identifikuar 1119 plantacione
Në konferencën me Policinë e Shtetit për luftën kundër kultivimit të kanabisit, kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore, bëri me dije se gjatë vitit 2021 është kontrolluar 22.6% e të gjithë territorit shqiptar. Sipas tij, përqindja e territorit të kaluar në skaner është shumë më e lartë në rast se hiqen zonat e urbanizuara, duke shtuar se janë kontrolluar thuajse gjithë zonat ku dyshohej se mund të mbillej lëndë narkotike.
Ai shtoi se janë identifikuar 1119 plantacione me kanabis si dhe janë asgjësuar 92 mijë bimë si dhe shumë grupe kriminale janë kapur në flagrancë.
"Duhet të arrijmë në çdo zonë dhe të identifikojmë plantacionet. Kemi programuar edhe periudhën e mbikëqyrjes nga ajri. Duhet ta shtyjmë deri në muajin tetor, pasi po përdoren edhe bimë apo fara të ndryshme që quhen të vonuara. Mund të rriten edhe gjatë muajit tetor. Në 2021 është mbikëqyrur nga ajri 22.6% e të gjithë territorit shqiptar. Kjo është shumë më e lartë nëse përjashtojmë ato zona të urbanizuara, dhe mund të them se thuajse i gjithë territori që përdoret për mbjelljen e kanabisit, është kaluar në skaner. Në 2021 ishin 70 fluturime mbikëqyrje nga ajri dhe kemi identifikuar 1119 plantacione me kanabis plantacione. Këto rezultatet vënë në pah faktin e rëndësisë së saj veprimtare kundrejt veprimtarive kriminale. Ne përballemi edhe me një evolucion të kësaj veprimtarie kriminale dhe ne duhet të përshtatim aftësitë tona", tha ai.
-
VIDEO
Gledis Nano: Rënie 100%, zero kg kanabis e kapur në brigjet italiane nga Shqipëria gjatë 2021! 165 zyrtarë të proceduar për shpërdorim detyre! Asgjësuam mijëra bimë kanabisi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi sot një konferencë për shtyp me autoritetet italiane për luftën kundër kultivimit të kanabisit. Nano deklaroi se për vitin 2021 janë trajtuar 7023 informacione policore për kultivimin e bimëve narkotike ose 2,647 informacione më shumë se një vit më parë.
Sakaq, Nano theksoi se bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti. Ndër të tjera Gledis Nano theksoi se 165 zyrtarë vendorë, administratorë të njësive administrative, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.
-
VIDEO
Vrasja e biznesmenit në Laç, policia identifikon autorët, dyshohet babë e bir! Pistë hetimi, konfliktet e djemve
Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Mendohet se autorët janë babë e bir, S.L., dhe djali i tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur djemtë e biznesmenit Rakip Roli. Në vitin 2017 Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge.
-
VIDEO
Parakalime të rrezikshme, shoferë ‘tap’ dhe pa rrip sigurimi, arrestohen 3 persona, gjobitën 83 në 24 orët e fundit në Berat
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, policia ka intensifikuar kontrollet më qarkun e Beratit. Tre persona janë arrestuar, 2 prej të cilëve u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit.
-
VIDEO
Rindërtimi, Rama në shkollën në Kombinat: Do fusim mësimin e teknologjisë që në klasë të parë! I përgjigjet akuzave për 'thesin' me lekë
Kryeministri Edi Rama tha se synohet që mësimi i teknologjisë të futet që në klasë të parë. Ai i dha përgjigje edhe akuzave të PD-së se qeveria ka marrë para nga fondet e dhëna nga donatorët për procesin e rindërtimit. Rama theksoi se partnerët kanë qenë ata që kanë administruar fondet e projektet dhe se qeveria nuk ka prekur asnjë qindarkë të këtyre parave.
-
VIDEO
Zbardhet dinamika, biznesmeni në Laç u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga banesa! Në atentat morën pjesë dy persona
Report Tv mëson të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Pilot Roli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Sipas raportimeve, Roli u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli me makinë nga banesa e tij. Biznesmeni i materialeve të ndërtimit pas atentatit është përplasur me një makinë tjetër ndërsa më pas ka përfunduar në kanal anash rrugës. Në atentat kanë marrë pjesë dy persona.
-
VIDEO
Fillon ngritja e 'Foltores' së madhe të Berishës! Edhe moti kundër Kuvendit të 11 dhjetorit
Një ditë para se të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, i thirrur nga Sali Berisha, në stadiumin 'Air Albania' ka filluar puna. Report Tv ka siguruar pamje nga ndërtimi i strukturës që do të shërbejë si skenë për fjalimet e ish-Kryeministrit dhe të tjerë gjatë Kuvendit.
-
VIDEO
Babai iu ekzekutua, djali përplaset me makinë rrugës për të shkuar në vendngjarje! S'kanë fund fatkeqësitë për familjen Roli sot
Në tentativë për të shkuar sa më pranë të atit, i cili ishte ekzekutuar, njëri prej djemve të biznesmenit Rakip Roli është përplasur me makinë.
Mjeti i djalit të viktimës është përplasur me një shtyllë. Ende nuk dihet situata e tij shëndetësore.
-
VIDEO
E 'larë' në gjak dhe e bërë 'shoshë' nga plumbat, Report Tv siguron pamjet e 'Audi-it' luksoz ku u qëllua për vdekje biznesmeni në Laç
Report Tv ka siguruar pamje të automjetit ku u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Sanxhak të Laçit biznesmeni Rakip Roli. Biznesmeni është vrarë me breshëri, ndërsa automjeti i tij tip 'Audi Q7' me targa AA001PB është bërë 'shoshë' nga plumbat, ku sipas pamjeve duket se autorët kanë qëlluar përballë dhe nga krahu i djathtë i makinës. Vetëm në xhamin e përparmë të automjetit numërohen të paktën 7 shenja plumbash. Po ashtu kudo shihen edhe njollat e gjakut.
-
VIDEO
Atentat me armë zjarri në Sanxhak, vritet biznesmeni 55-vjeçar! Po lëvizte me makinë kur u qëllua! Ngrihen pika kontrolli, dy grupe të FNSH drejt Laçit
Mësohet se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Sakaq, Report Tv mëson se në ndihmë të policisë janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 10 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga listë e re "non grata" edhe me politikanë të pasuruar nga korrupsioni te grushti amerikan për Sali Berishën e deri tek dy mesazhet e Escobar.