-
VIDEO
Pistoletën në gojë bashkëjetueses me plumbin në fole, policia parandalon krimin e rëndë në familje në Durrës
Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje shumë të rëndë në një familje në këtë qytet. Një qytetare kërcënohej nga bashkëjetuesi se do ta vriste me armë zjarri.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte mbushur pistoletën me plumbin në fole dhe ia kishte drejtuar pistoletën në gojë bashkëjetueses së tij. Për fat 2 patrulla policie kanë qenë aty pranë dhe kanë parandaluar gjithçka.
-
VIDEO
Basha nuk njeh asnjë vendim të Kuvendit të PD: 11 dhjetori përpjekja e fundit e Berishës kundër SHBA
Lulzim Basha flet pas mbledhjes së Kryesisë së PD.
“Sot duhet të ishte një ditë feste për PD, por kjo ditëlindje është e thyer, ndaj sot nuk është një ditë e mirë as për PD as për demokracinë, 31 vjet pas themelimit të PD, u bëmë dëshmitar të manifestimit të Beridhws kundër SHBA, përpjekja e fundit e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për të marrë peng PD dhe për ta kthye në bunker të interesave te veta, asnjë deklarim nuk ka asnjë lidhje me PD dhe institucionet e zgjedha të PD, në përgjigje të falsifikimit të simboleve të PD, Kryesia e PD ka vendosur thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit , nesër orë 15:00 me këtë rend dite
1.Diskutimi dhe miratimi i një rezolute të krijuar nga veprimtaria statutore
2. Miratimin për shkarkimin e Këshillit Kombëtar dhe anëtarëve për shkelje të statutit
3.Shkarkimin nga detyra të disa degëve”, tha Basha.
-
VIDEO
Shkon ne 7,2 metra niveli ne lumin Vjose ne zonen e Novoseles
Shkon ne 7,2 metra niveli ne lumin Vjose ne zonen e Novoseles,ne ate qe quhet piike kritike per kete zone nje situate qe ne keto nivele nuk ka ndryshuar gjate ores se fundit. Aktualisht jane 11 familje,te banesave kryesisht qe kane ndertuar ne afersi te bregut te lumit te cilet tashme jane larguar. Situata eshte duke u mbajtur nen monitorim nderkohe qe kreu i bashkise Vlore Dritan Leli ka konfirmuar se situata Po vezhgohet me kujdes. Aktualisht jemi ne nivelin 7.2 metra nje pike kritike. Situata Po monitorihet edhe ne shushice por edhe gjirokaster e tepelene per shkak te prurjeve te lumit vjose ne keto zona dhe nese do te kemi apo jo rritje te nivelit. Leli ka prekur edhe situaten ne qytet,aktualisht e qete ndersa vemendja mbetet ne lumin vjose dhe se si do jete ne vijim. Gjate gjithe dites probkematikat nuk kane munguar ndersa vemendja e perqendruar tashme ne situaten e lumit vjose
-
VIDEO
Çahet dhe shembet asfalti i rrugës Berat-Sinjë, bashkia: Të shmangen lëvizjet e panevojshme drejt fshatit deri në përmirësim e situatës
Rruga e asfaltuar Berat-Sinjë ka pësuar shkarje dhe dëmtim të theksuar të asfaltit në krahun e majtë në ngjitje drejt zonës malore të Sinjës. Asfalti ka rrëshqitur dhe është rrëzuar rreth 3 km në hyrje të fshatit Sinjë, duke përbërë rrezik serioz për automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë. Pamundësia për të ndërhyrë për shkak të errësirës dhe reshjeve të shiut ka detyruar bashkinë e Beratit që të rrethojë zonën e shembur dhe të vendosi në të dyja anët e saj, në hyrje dhe në dalje të Sinjës, tabela sinjalizuese për uljen e shpejtësisë dhe rrezikun që u kanoset drejtuesve të mjeteve në këtë pjesë të rrugës Bashkia e Beratit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin e kufizojnë lëvizjet e panevojshme drejt zonës malore të Sinjës, deri sa situata të përmirësohet dhe rrëshqitja e rrugës të ndalet. Burimet zyrtare të bashkisë Berat bëjnë me dije se, pas pastrimit të rrugëve nga gurët tashmë janë të kalueshme edhe rrugët drejt fshatrave malore: Karkanjoz, Bogdan,Qafë Dardhë dhe Mbolan.
-
VIDEO
‘Puçi’ i Foltores/ Pse Kuvendi i Berishës është nul, pika e statutit të PD-së që rrëzon mbledhjen dhe vendimet e miratuara! A do njohë gjykata dy PD paralele?
Komisioni Drejtues i Kuvendit të PD-së tërësisht i paligjshëm, me statut kompetenca i takon Bashës dhe jo Palokës e Berishës, për pasojë të gjitha vendimet e miratuara mbeten të paligjshme dhe nul. Pse bien poshtë statuti i miratuar sot dhe strukturat paralele
-
VIDEO
Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër
Me votim të fshehtë tëe 4446 delegatëve, Kuvendi i thirrur nga Berisha shkarkoi Lulzim Bashën dhe anuloi kuvendin e 18 dhjetorit, duke e ndarë këtë ditë për një referendum ku anëtarët të ratifikojnë vendimin e shkarkimit. Një Komision i përkohshëm për Rithemelimin e PD-së do të marrë në dorë drejtimin e përkohshëm të PD-së deri më 22 mars kur pritet të mblidhet Kuvendi i radhës që do të zgjedhë strukturat e reja.
-
VIDEO
Kuvendi i Berishës voton sot për ta shkarkuar, Basha nga selia e PD thirrje demokratëve: Mos lejoni hijet e së kaluarës t'ju turbullojnë! Vazhdojmë përpara, zemra e hapur për ata që kanë gabuar
Teksa në Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës u vendos që sot të votohet për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, ky i fundit tha sot i vendosur se e shkuara nuk do ta pengojë partinë më të madhe opozitare në vend që të vijojë përpara.
-
VIDEO
Kishte ngecur në ujë dhe rrezikonte mbytjen shpëtohet nga Zjarrëfikësit e Beratit.
Kishte ngecur në ujë dhe rrezikonte mbytjen,57-vjeçari Fuat Topi nga Veterriku shpëtohet nga Zjarrëfikësit e Beratit. Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të mbytet nga prurjet e mëdha të lumit Osum.Fuat Topi ka qënë duke punuar në tokën e tij kur prurjet e lumit Osum kanë vërshuar dhe ai ska mundur dot të dalë nga uji.Menjëherë është kërkuar nga banorët ndihma e zjarrëfikësve,të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë.Punonjësit e Zjarrëfikësve Berat janë futur në ujë dhe duke rrezikuar jetën e tyre kanë mundur ta nxjerrin nga lumi 57-vjeçarin Topi.Aksioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta por kushtet e vështira atmoaferike,shiu i pandërprerê dhe shtimi i prurjeve të lumit k
-
VIDEO
Belind Këlliçi: Basha do të përfundojë i vetëm në zyrë me vulën në xhep
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha se rezultati i votimit në kuvendin kombëtar të PD foli qartë, për shkarkimin e Lulzim Bashës. “Sigurisht vijon të jetë deputet i PD, mund të japë kontributin e tij. Por nga ky moment të gjithë institucionet janë të detyruar të zbatojnë vendimet. Nga dita e sotme kryesia nuk është më funksionale e plotë, pasi një pjesë janë shkarkuar, prandaj është një farsë. I pyetur se çfarë ndodh me kuvendin e thërritur nga kryesia e PD, Këlliçi tha se ai nuk mund të mbahet për shkak se është anuluar nga delegatët gjatë kuvendit të sotëm. “Uroj t’i mbledhë edhe Basha 5200 delegatët, por nuk besoj që do ta bëjë”, tha Këlliçi. Ai tha se asnjë deputet që mbështet Bashën nuk do të përjashtohet. “Uroj të rikthehemi sa më shpejt te lufta ndaj Edi Ramës”, tha ai. I pyetur për lajmin se janë shkarkuar 11 kryetarë degësh dhe se Basha ka thënë në mbledhjen e kryesisë së ka indicie për falsifikime të vulave dhe firmave, Këlliçi u përgjigj: “I ka kapur sindroma e vulave dhe zyrave. Nuk e kuptojnë që është çështje politike, jo çështje vulash. Ta mbajë zyrën, nuk është problem. Se përfundon pastaj i vetëm në zyrë me vulë në xhep
-
VIDEO
Del video nga momenti i arrestimit babë e bir të cilën vranë biznesmenin
Del video nga momenti i arrestimit babë e bir të biznesmenit në Kurbin, armën e kishin feshur në turrën e druve.
"Kapen dhe vihen në pranga autori i dyshuar i vrasjes se shtetasit R(P).R dhe 2 bashkëpunëtorët e tij. Gjithashtu, procedohet penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës shtetasi D.G., banues në Kurbin, për vepren penale "Përkrahja e autorit të krimit ".
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 10.12.2021, në Sanxhak, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R(P).R., 55 vjeç, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i dyshuar i vrasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.
-
VIDEO
Pasi u shkarkua nga Berisha, Basha mbledh kryesinë e PD: Të thirret nesër Këshilli Kombëtar dhe të shkarkohen 11 kryetarët e degëve që s'mbështetën 18 dhjetorin
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përballë një Kuvendi që ka nisur shkarkimin e tij, nuk ka ndenjur duarkryq. Report Tv ka mësuar se ai do të mbledhë kryesinë e partisë në orën 18:00.
-
VIDEO
Berisha pas votimit në Kuvend: Basha kufomë politike, i rrethuar nga batalioni i Ramës! Do shkojmë në seli në momentin e parë që do vendosim
Sali Berisha flet pas votimit të delegatëve në Kuvend
“Dua të përshëndes sot demokratët dhe demokratët shqiptar kudo që ndodhen, kjo është ngjarja më e veçante, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve, në kuptimin që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD, i pari i këtij lloji në historinë pluralizmit, por ndoshta edhe në Europë dhe Botë, triumfi i lirisë që gufon nga idealet dhe zemrat e anëtareve është triumfi më magjik, me mahnitës i të gjithëve, sot në 8 orë pa pushim mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit të partisë, në këtë moment historik të revolucionit demokratit paqësor që është në misione të mëdha, të rivensosjes së të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë, pa parti shtet, pa opozitë kukull, ndaj dhe unë një mirënjohje të madhe për të gjithë që mbushën foltoret si burim drite, dhe erdhën këtu sot si arkitekt. Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë kombëtare sportive nuk mund të largohem pa i cuar përshëndetjen ekipin kombëtar dhe ekipit kuqezi që unë i dua shumë se ato janë atdhetarë të vërtetë dhe sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja ndeshja më e bukur mes lirisw dhe të shkuarës, u zhvillua takimi më i bukur mes lirisë dhe të ardhmen.
Peng Basha nuk do të doja që të flisja fare për të sot, i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës sepse ca mund të flasësh për të, ai tregoi që është kufomë politike. Selia është vetëm një, ajo që ndodhet aty dhe do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim, nuk është seli e pengjeve dhe nuk është seli e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës, këtij i them hiq dorë nga çdolloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut sepse hoqe apo jo, ky revolucion do kthehet nga ti, tha Berisha.