• VIDEO

    'Sekondat e fundit', me dy gishtat lart, duke përshëndetur delegatët e militantët, Berisha mbërrin në 'Air Albania'

    Sali Berisha ka mbërritur në stadiumin 'Air Alabania', ndërsa pas pak minutash pritet të nisë edhe pune e Kuvendit të thirrur prej tij. Me dy gishtat lart, Berisha ka përshëndetur e ka takuar delegatët e simpatizantët që i janë bashkuar këtij Kuvendi. Ndërkohë që Berisha futet në stadium, në sfond dëgjohet kënga 'The Final Countdown', e cila duket se i kushtohet Lulzim Bashës, të cilin Berisha është shprehur se do ta largojë nga drejtimi i PD-së.

    •  
  • VIDEO

    Report Tv e pyet: A do të shkoni sot në seli?/ Berisha niset për në Kuvend: Selia është e PD, jo e Bashës

    Sali Berisha ka dalë nga shtëpia e tij dhe është nisur për në Kuvendin e PD në stadiumin 'Air Albania'. Berisha është pyetur nga gazetari i Report Tv nëse do të shkojë në Seli sot dhe është përgjigjur: "Selia është e Partisë Demokratike".

    "Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi. Triumf i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë nuk pengon djem dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirë, për tu bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe pluralizmit politik shqiptar. Mesazh më in bukur, më i madh, më i fuqishëm që ata i dërgojnë sot të gjithë shqiptarëve gjithandej, ua dërgon miqve tanë konservator", tha Berisha.

  • VIDEO

    Dalja nga shtrati e përroit të Çullos, çlirohet unaza e Gjirokastrës! Punonjësi i Bashkisë: Jemi të shpërndarë në zonat problematike

    Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që përroi i Çullos të dalë nga shtrati në Gjirokastër duke bllokuar unazën e qytetit e cila më pas u lirua pas ndërhyrjes nga emergjencat. Adriatik Onjea punonjës i Bashkisë Gjiokastër tha se ndodhen në disa vende ku shfaqen problematika.

    "Emergjencat e Gjirokastrës janë shpërndarë në pikat problematike. Jemi në pika të ndryshme në aksin e fshatit Zhulat dhe në fshatin Lazarat, gjithandej në Gjirokastër ku ka problematika."-tha ai.

    •  
  • VIDEO

    'Air Albania' mbushet me delegatë dhe militantë të PD, zero respekt për masat anti COVID

    Një prej arsyeve që Sali Berisha ka dhënë më parë se pse do ta zhvillonte Kuvendin e thirrur prej tij në stadiumin 'Air Albania' ishin masat anti COVID.

    Por në fakt ajo që vihet re është se jo vetëm që stadiumi po mbushet plot pa respektuar distancën por edhe minimalisht maskën, thuajse nuk e ka askush.

  • VIDEO

    A do shkoni te selia e PD? Pjesëmarrësi në Kuvendin e Berishës: E di gjiganti Sali Berisha, ne do bëjmë çfarë të dojë ai

    Pjesëmarrësit në Kuvendit e Sali Berishës sot duket se kanë ardhur 'me sy mbyllur', të përbetuar të bëjnë çdo gjë që t'i kërkojë ai, pavarësisht se sa të arsyeshme mund të jenë kërkesat. Një prej tyre, i pyetur nga gazetari i PD-së, Ermal Qori nëse do të shkojë te selia e PD-së, thotë se atë e di Sali Berisha dhe se do të bëjë atë që i kërkon ai.

    "Kama ardhur nga Shkodra. Pa diskutim që Berisha do jetë kryetar i PD, ndërsa kryeministër e voton populli. Bashë si bëjmë thirrje të largohet nga selia sa pa mbaruar votimi. Se ça do ndodhi nuk e di, e di populli e di i madhi, gjiganti Sali Berisha, çfarë të dojë ai do bëjmë ne", tha ai.

  • VIDEO

    Pak para Kuvendit të Berishës, mesazhi 'i koduar' i ambasadës amerikane: Aktorë të korruptuar po dobësojnë institucionet demokratike

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një mesazh të fortë vetëm pak minuta para se në 'Air Albania' të nisë Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.

  • VIDEO

    Reshje të dendura dëbore në qarkun e Korçës! Dardha kalohet vetëm me zinxhirë, disa fshatra pa energji elektrike

    Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithe natës edhe në juglindje të vendit. Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 35 cm ndërsa kalueshmëria e mjeteve mundësohet vetëm me zinxhirë, sa i përket zonave të tjera si Voskopoja apo Qafa e Qarrit kalueshmëria e mjeteve bëhet pa zinxhirë ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

    Rreshjet me intestitet kanë qënë edhe në zonat e larta malore të Pogradecit trashësia varion nga 10 deri në 25 cm. Për pasojë janë krijuar vishtirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë por aksi nuk është i bllokuar.

    Probleme ka në njësitë administrative. Dy njësi ajo e Velçanit dhe Dardhasit janë pa energji elektrike dëbora në këto zona arrin deri në 20 cm. Në Velçan është paralizuar lëvizja e mjeteve. Mungesë e energjie ka edhe në 3 fshatra të njësisë Proptisht, në këtë njësi qarkullimi është i mundur.

    Në njësinë Trebinjë dëbora ka arritur në 20 cm, vështirësi në lëvizje. Rruga e Dunicës në këtë njësi është bllokuar lëvizja e mjeteve pasi në një pjesë të segmentit rural ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Një njësinë Dardhas deri në qendër të njësisë mjetet qarkullojnë, ndërsa në fshatrat e sipërm të saj Niçë, Osnat, Dërdushë, Stërkanjë nuk realizohet qarkullim mjetesh si pasojë e borës pra fshatrat aktualisht të izoluar.

  • VIDEO

    Reshjet e dendura të shiut, 'Shushica' rrezikon daljen nga shtrati

    Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe ditës së sotme kanë bërë që lumi i Shushicës në Vlorë të fryhet. Siç shihet në pamjet e siguruara lumi është shumë i rrëmbyeshëm ndërsa rrezikon daljen nga shtrati.

    •  
  • VIDEO

    Sot Kuvendi i thirrur nga Berisha, nis hyrja e delegatëve në 'Air Albania'! Pritet votimi i një mocioni mosbesimi për shkarkimin e Bashës! Kryedemokrati 'sfidon', festë në seli për themelimin e PD

    Pak minuta para nisjes së Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Report Tv zbulon detaje se çfarë pritet të ndodhë, që nga verifikimi i mandateve në mënyrë elektronike, e deri tek ndryshimet statutore.

    • VIDEO

      Qarku i Kukësit 'mbulohet' nga dëbora, lartësia deri në 20 cm! Rrugët nacionale të kalueshme, s'ka problem enë furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm

      Reshje të dendura dëbore janë regjistruar në qarkun e Kukësit ditën e sotme. Lartësia borës në Shishtavec ka shkuar në 15 cm, në Valbonë 20 cm dhe në Qafë Prush të Hasit 15 cm.

      Deri më tani nuk raportohet për probleme në rrugët nacionale dhe janë të gjitha të kalueshme, ndërsa vijon puna për pastrimin e dëborës, hedhjen e kripës dhe largimin e inerteve të rëna në disa segmente.

      Po ashtu edhe rrugët rurale janë të qarkullueshme, ndërsa problem për mirëmbajtje ngelet segmenti rrugor Fierz-Lekbibaj. Nuk raportohet për probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm dhe po ashtu është nën monitorim gjendja e rezervuarve në të gjithë qarkun.

    • VIDEO

      Moti i keq/ Përroi i Çullos në Gjirokastër del nga shtrati, bllokohet unaza e qytetit! Rruga mbushet me inerte

      Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit kanë bërë që Përroi i Çullos në Gjirokastër të dalë nga shtrati.

      Mësohet se dalja nga shtrati e përrroit ka bllokuar unazën e qytetit që lidh lagjen Granicë me lagjen Gërhot në hyrje të qytet

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 11 dhjetor 2021

      Kuvendi i Berishës, deklaratat e Escobar dhe CALJA nderon Shqipërinë

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv