-
VIDEO
PD e rrethuar nga policët/ Kulluri: Rama të rrijë larg selisë blu
Edvin Kulluri ka përjashtuar mundësinë që delegatët do të shkojnë në selinë blu, duke e quajtur si një skenar i Edi Ramës.
“Referendumi është firma më e shkarkimit të Bashës. Se ai është zgjedhur me parimin 1 anëtarë 10 vota. PD është një organizatë e madhe politike dhe qëllimet po arrihen nga dita në ditë, Basha është mbajtësi i letrave dhe i vulës së PD, asgjë më shumë se kaq. Delegatët një pjesë kanë shkuar në shtëpi, ndërsa sa për policinë dhe Edi Rama, të rrinë larg PD, lirisë së fjalës”, tha Kulluri.
-
VIDEO
Luçiano Boçi: Nuk do të ketë marshim drejt selisë së PD-së, skenar imagjinare! Largimi i Bashës, sipas procedurave të rregullta
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka theksuar se nuk do të ketë marshim drejt selisë së PD në rast se në Kuvend votohet pro shkarkimit të Lulzim Bashës. Sipas Boçit, skenari i marshimit është imagjinar dhe se me shkarkimin e Bashës do të procedohet sipas rregullave.
"Nuk do të ketë marshim drejt selisë së PD, këto janë skenarë imagjinare, ne do vijojmë sipas procedurave të rregullta që edhe largimi të jetë procedural, këto skenare janë lançuar qëllimisht për të prishur këtë atmosferë të festës së PD-së", tha ai.
-
VIDEO
Do të shkojnë te selia e PD? Paloka: Nëse atje kanë frikë nga demokratët, ky është fundi! Ne nuk marrim asgjë me dhunë
Përgjigjes nëse do të shkojnë apo jo në selinë e PD, pas punimeve në Kuvend, Edi Paloka nuk i dha asnjë përgjigje të qartë, por tha se është fundi nëse në selinë blu kanë frikë nga demokratët. Ai u shpreh se ata nuk do të marrin asgjë me dhunë dhe se vendimet e dala sot nga Kuvendi i Berishës, duhet t'i zbatojnë të gjithë.
-
VIDEO
Fatbardh Kadilli, zëri i vetëm kundër në Kuvend: Vetëm nëse përjashtojmë Sali Berishën nga gara nisim një rrugë të re! S'kemi nevojë për lider të fortë por brez të ri
I vetmi zë i fortë kundër në Kuvendin e PD-së të thirru nga Sali Berisha është Fatbardh Kadilli. Në fjalën e tij në Kuvend Kadilli tha se vetëm nëse përjashtohet edhe Berisha nga gara ky Kuvend do të jetë rruga e re e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Shkarkimi i Bashës, voton Sali Berisha
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka votuar pak minuta më parë në stadiumin 'Air Albania' për shkarkim ose jo të Lulzim Bashës. Votimi është i fshehtë.
4935 delegatët e pranishëm sipas grupit organizator të Kuvendit janë thirrur për të votuar për shkarkim të kryetarit, ndërkohë që ratifikimi i shkarkimit do të bëhet me 'një anëtar, një votë' me referendum në ccdo degë të partisë.
-
VIDEO
Bujar Nishani: Pas 25 prillit, fati i PD s'ishte në dorën e anëtarëve, por xhepat e argatëve! Sot nis një rrugë e rëndësishme
Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e thirrur prej Berishës, tha se sot nis një rrugë e rëndësishme për PD-në. Sipas Nishanit, pas zgjedhjeve të 25 prillit, fati i PD-së nuk ishte më në duart e anëtarëve, por në xhepat e argatëve. Për ish-Presidentin, Kuvendi i Berishës a zgjuar PD-në e po ashtu edhe vëmendjen e shqiptarëve.
-
VIDEO
E FUNDIT/ Frikë për trazira?! Policia rrethon selinë e PD-së
Në Selinë e Partisë Demokratike sicc duket i druhen trazirave. Raportohet se forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë Selinë e PD.
Shtatë furgona policie janë vendosur në hapësirën e sallës së seancave plenare, që është ngjitur me godinën e PD. Ndërkohë që furgonë të tjerë ka edhe ngjitur me Xhaminë e Namazgjasës.
-
VIDEO
Gjikondi në Report Tv: Kuvendi i Berishës demonstim kinez, s'ka pyetur kurrë për njerëz e statute! Babaramo: Po përçahet PD-ja
Juristja Brisida Gjikondi deklaro ise Kuvendi i Berishës ishte një demonstrim kinez ndërsa shtoi se ish-kryeministri s'ka pyetur kurrë për statute dhe njerëz. Ndërsa gazetari i Report Tv, Ilir Babaramo deklaroi se dy Kuvendet po e përçajnë Partinë Demokratike.
-
VIDEO
Momenti kur demokratët presin në radhë për të votuar shkarkimin e Lulzim Bashës
Kuvendi ka filluar votimin e fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës, votim i cili do të ratifikohet me referendum në 18 dhjetor. Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihen demokratët që presin në radhë të votojnë për shkarkimin e kryedemokratit Basha. Organizatorët pohuan për Report Tv se nëse miratohet shkarkimi, do te ngrihet një komision që do të marrë drejtimin e partisë.
-
VIDEO
Samiti i radhës për 'Open Balkan' në Tiranë në fund të dhjetorit, Berisha paralajmëron Vuçiç: Mos guxo të vish, rrugët do i kesh plotë me shqiptarë kundër teje
Teksa në fund të dhjetorit prite të mbahet në Tiranë samiti i radhës për nismën 'Open Balkan', Sali Berisha paralajmëroi sot Vuçic që të mos guxojë të vijë në kryeqytetin shqiptar. Nga 'Air Albania', Berisha u shpreh se 'Open Balkan' po krijon hegjemoninë serbe dhe se Vuçiç do t'i ketë rrugët plot me shqiptarë kundër tij, në rast se 'guxon' të shkelë në Tiranë për këtë nismë.
-
VIDEO
Berisha: Basha u përkul para regjimit të Ramës, s'lëvizi një gjethe për t'i vënë kufi! E ktheu PD në një dru të thatë që s'gjelbëronte as në verë e asnjëherë
Në fjalën e tij në Kuvend, Sali Berisha nuk la pa sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas Berishës, Basha u përkul para regjimit të Edi Ramës dhe se nuk ndërmori asnjë veprim për t'i treguar atij kufirin. Berisha përmendi edhe protestat e opozitës të organizuara nga Basha, për të cilat tha se i nisi, por nuk i sosi kurrë me sukses.
-
VIDEO
Edhe Armina pjesë e historisë, suporton vjehrrin në Kuvend: Stadiumi sot
Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin e tij në stadiumin “Air Albania”. Ai duket se ka marrë mbështetjen e të gjithë familjarëve të tij në këtë betejë që ka nisur kundër Shteteve të Bashkuara, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Pranë tij ka shkuar për ta suportuar e dashura e djalit të tij, Shkëlzenit, Armina Mevlani.