-
VIDEO
Xhama të thyer te menza, shpërthen bombola e gazit te universiteti 'Epoka' në Tiranë
Shpërthen bombola e gazit te universiteti 'Epoka' në Tiranë
-
VIDEO
Bllokimi i aksit Vlorë-Orikum nga rrëshqitja e dherave, Prefekti: Brenda disa orësh zhbllokohet rruga, shkak shirat e rrëmbyeshëm
Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, deklaroi për Report Tv se shirat e rrëmbyeshëm bënë që të ketë rrëshqitje të një masivi të madh dheu. Ai deklaroi se janë angazhuar me forca dhe mejte për të bërë zhbllokimin e rrugës Vlorë-Orikum dhe për të siguruar në vazhdimësi grykën e rrjedhjes së këtij volumi të madh dherash.
-
VIDEO
12 orë të bllokuar në det, pasagjerët e tragetit Brindisi -Vlorë: Ishte e lodhshme, paguam vetë çdo ushqim, 15 euro një pjatë makarona
12 orë pas pezullimit të lundrimit të tragetit në Vlorë për shkak të motit të keq qytetarët kanë treguar se janë të lodhur nga ky udhëtim, pasi janë nisur që në orën 06:00 nga Brindisi i Italisë. Ata tregojnë se kanë paguar vetë për ushqimin në traget.
-
VIDEO
Nënën s'e njohu,babai e fali te e motra/E paralizuar u shërben prindërve birësues
Nëna i dha fund jetës dy javë pasi e solli në jetë. Fëmija i katërt në familjen Shaholli përfundoi në jetimoren e Korçës, pasi babai nuk kishte mundësi të kujdesej për foshnjen. Për afro gjashtë muaj, qëndroi në institucion, deri ditën kur halla Hurma dhe bashkëshorti i saj Riza Bashllari të cilët nuk u bënë kurrë prindër vendosën të birësonin vajzën me emrin Mirjeta Bashllari. 38-vjecarja rrëfen historinë e jetës dhe sakrificat me të cilat përballet sot në përkujdesje të dy njerëzve të cilët e rritën plot dashuri. Në moshën 14-vjecare ajo mësoi për të vërtetën e jetës, por nuk u largua nga ajo banesë ku ishte rritur me ngrohtësi nga halla e saj.
-
VIDEO
Shembja e godinës së ATSH në Tiranë, Veliaj: Shumë nostalgji, por do bëhet më e bukur dhe më e fortë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me shembjen e ish-godinës së ATSH, 7 katëshi i parë në kryeqytet i ideuar nga arkitekti Maks Velo në 1976. Veliaj tha se ajo nuk i rezistoi tërmetit të 26 nëntor, duke theksuar do të bëhet me e bukur si godinë.
"Kemi shumë nostalgji për shumë objekte por duhen rindërtuar më të bukura dhe më të forta. Llaçi dhe tulla në një tjetër shekull, të tjera standarde do të duhet të prishet dhe të ndërtohet më e madhe, më e bukur dhe më e fortë. Dhe kjo vlen për të gjitha ndërtesat", tha Veliaj.
-
VIDEO
Trafik i çmendur në Tiranë! Në akset kryesore të qytetit, radha e makinave me kilometra
Trafik i çmendur në Tiranë! Në akset kryesore të qytetit, radha e makinave me kilometra.
-
VIDEO
Bllokohet aksi Vlorë-Radhimë, pas rrëshqitjes së dherave rruga bëhet e pakalueshme
Report Tv ka siguruar edhe pamje ku shihet se rruga është bllokuar dhe mjetet nuk mund të kalojnë.
-
VIDEO
Shembet ura, rreth 100 banorë të izoluar në Ersekë: Po rrezikojmë jetën e fëmijëve në lumë! Infermierja: Nuk u shkojmë dot në ndihmë të sëmurëve
Janë rreth 100 banorë të 5 fshatrave në njësinë administrative Mollas në Ersekë, të cilët mbeten të izoluar gjatë dimrit për shkak se ura është shembur. Ata shprehen se kanë vështirësi për të kaluar lumin në këmbë, pasi gjatë dimrit, Osumi është i rrëmbyeshëm. Po kështu infermierja tregon se është në rrezik dhe jeta e personave të sëmurë.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut, rrugët e Vlorës nën pushtetin e ujit! Vështirësi në qarkullim
Reshjet e dendura të shiu kanë shkaktuar problematika në disa lagje të Vlorës. Disa akse rrugore të qytetit bregdetar janë përmbytur, ndërsa janë të kalueshme, por me vështirësi. Report Tv ka siguruar pamje nga rruga Kosova, Romina dhe rruga pranë bibliotekës publike, Shefqet Musaraj. Punonjësit e ujësjellës kanalizimeve përgjatë ditës kanë qenë në terren për të minimizuar sadopak situatën. Siç shihet në pamjet e siguruara, rrugët janë nën pushtetin e ujit.
-
VIDEO
75-vjetori i zjarrfikëses, sheshi kthehet në skenë demonstrimi! Muçaj me 31 vite karrierë: Ngjarja më e rëndë, humbja e Salajt
75-vjetori i krijimit të Shërbimit Zjarrfikës në Shqipëri është përkujtuar përmes një demonstrimi simbolik në Sheshin Nënë Tereza, ndërsa zjarrfikësi Kujdesi Muçaj rrëfen për Report Tv vështirësitë përgjatë 31 vite pune.
-
VIDEO
Bulqizë/ Vdes punëtori në fabrikën e pasurimit të kromit
Një 65-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë në rrethana ende të paqarta. Ai është Mustafa Kamishi 65 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30, në fabrikën e Pasurimit të Kromit, në Bulqizë. Paraprakisht raportohet se punëtori i ferrokromit mund të ketë pësuar atak kardiak, por gjithsesi do të jenë hetimet ato që do zbulojnë shkakun e vërtetë të vdekjes.
-
VIDEO
Prej më shumë se 8 orësh, 118 pasagjerët në tragetin në Vlorë ende në det! Stuhia bën të pamundur ankorimin
Prej më shumë se 8 orësh, 118 pasagjerët në tragetin që erdhi mëngjesin e sotëm nga Brindisi i Italisë, janë në det të hapur në Vlorë. Trageti do të duhej të ishte ankoruar në Portin e Vlorës që prej orës 6 të mëngjesit, por ka qenë e pamundur për shkak të erës së fortë dhe stuhisë. Bëhet me dije se trageti do të tentohet të ankorohet pas orës 16:00, por situata mbetet ende e vështirë.