-
VIDEO
Lufta Anti-Korrupsion/ Ministri i Drejtësisë: Peshku' i vogël s'duhet lejuar të bëhet i madh! Basha: Koha të pastrojmë politikën! BE: Dënoni të korruptuarit
Në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar nëpërmjet një mesazhi, duke bërë thirrje për bashkëpunim kundër kujtdo që tenton të abuzojë. Ambasada e SHBA ka thënë se në këtë luftë SHBA është donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit.
-
VIDEO
Kuvendi/ Mes debateve, Denar Biba zgjidhet me 72 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës! Miratohet edhe borxhi prej 60 mln euro për përballimin e luftës kundër COVID
Pavarësisht debateve dhe pretendimeve të PD për parregullsi në votim, Denar Biba u zgjodh sot me 72 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Po ashtu Kuvendi miratoi edhe marrjen e 60 mln euro borxh për përballimin e luftës kundër COVID.
-
VIDEO
Atentati i parandaluar nga policia e Lezhës, përgjimet zbuluan grupin e vrasësve me pagesë! Mund të jetë financuar dhe porositur nga një person i tretë
Përgjimet dhe ndjekja me metoda speciale, zbuluan grupin që po përgatitin eleminimin fizik të vëllezërve Preng dhe Ndoc Paluca në Tiranë. Sipas burimeve Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, të cilët u shpallen në kërkim nga policia një ditë më parë janë mbajtur në vëzhgim prej disa kohësh dhe kjo çoj dhe në zbulimin e vendit ku ishte fshehur baza e armatimit për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.
-
VIDEO
Ambulancat 'ngecin' në Tiranë, pas apelit në Report Tv policia aksion kundër shoferëve që nuk hapin rrugë! Në vetëm 2 orë 200 gjoba me nga 3 mijë lekë
Një ambulancë në Tiranë e ka mision shumë të vështirë që ta dërgojë të sëmurin sa më shpejt të jetë e mundur në spital apo për të mbërritur për t'i dhënë ndihmën e parë. Situata e rëndë u denoncua pak ditë më parë në Report Tv, dhe vetëm 1 javë më pas policia është vënë në lëvizje.
-
VIDEO
Escobar mbështeti Bashën, Nesturi: Ftesa për në Uashington, konfirmim se SHBA do të punojnë me të! Kongresi i Berishës, thjesht spektakël për të demonstruar forcën
"Simbolizëm i qartë" i konsideroi analisti Plator Nesturi deklaratat e Gabriel Escobar ditën e sotme pas takimit me kryedemokratin, i cili tregoi hapur se për SHBA, pavarësisht përpjekjeve të Berishës, Basha është kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend.
-
VIDEO
'Grushti' i madh amerikan në fytyrën e Berishës, Escobar në Tiranë: Ftojmë Bashën për vizitë në Uashington
SHBA fton Lulzim Bashën në Uashington, teksa Berishën e ka shpallur 'non grata'. Lajmin e i derguarai special i SHBA-ve në Ballkan, Gabrial Escobar.
"Jam shumë i kënaqur që jam në Tiranë. Isha i lumtur që takova opozita, dhe ata shprehën angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe integrimit europian, dhe luftën kundër korrupsion.
Përfshirë edhe përpjekjet tona në luftën kundër korrupsionit, përfshi edhe sanksionet. Kjo do të kërkojë edhe një përkushtim të plotë nga institucionet shqiptare. Mezi pres që ta vazhdoj bashkëpunimin me lidershipin e PD dhe ftoj Bashën që sa më shpejt të vijë në Uashington", tha Escobar.
-
VIDEO
'Bëni paradë mode', ministrja i përgjigjet Dashnor Sulës: Kujdes me steriotipizimin gjinor, gratë mbajnë barrën më të rëndë të kësaj qeverie
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula u përfshi në një debat me Ministren Elisa Spiropali në seancën e sotme plenare, ku i akuzoi ministret se kanë një standard të lartë jetese. Ai tha se ministret 'bëjnë modë' në Paralament dhe se lëvizin me makina luksoze.
"Shquheni për të bërë kilometra. Kryeministri jonë i ka bërë kilometrat me charter. Këto janë të vërteta. Ky është luksi. Ka dhe zonja të nderuara në qeveri dhe jo të korruptuara. Ka dhe deputetë me integritet. Ka dhe deputetë që kanë zonat e tyre të parajsës. Unë fola me shifra. Për të bërë paradë mode unë nuk di ta bëj paradën e modës", tha ai.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ministres Elisa Spiropali,e cila i kërkoi që të bënte kujdes me gjuhën dhe steriotipizimin gjinor.
"Kujdes me steriotipizimin gjinor, se këto gratë që etiketove ti mbajnë barrën më të rëndë të kësaj qeverie, sepse përbëjnë mbi 70 të kabinetit. Pastaj për flokë e për xhelra, dihet se kë keni ju", iu përgjigj Spiropali.
-
VIDEO
3 djem dhe 1 transgjinore 22-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës, plas arma! 26-vjeçari tenton të vrasë shokun e tij, 2 në pranga dhe 2 në kërkim
Mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomës së një hoteli në Durrës, ka mbetur i plagosur një ri. Në dhomën e hotelit kanë qenë të pranishëm 3 djem dhe 1 vajzë transgjinore. Një 26-vjeçar ka tentuar të vrasë shokun e tij 20-vjeç. Autori është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
'Monument kulture', e projektuar nga Maks Velo, nis shembja e godinës 7-katëshe në Tiranë! Ish ambientet e ATSH u dëmtuan nga tërmeti
Një godinë 7-katëshe, kur dikur funksiononte Agjencia Telegrafike Shqiptare ka nisur të shembet. Instituti i Ndërtimit publikoi një raport ku thuhet se godina 7-katëshe është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Godina në fjalë është projektuar nga ish-arkitekti i njohur Maks Velo në vitin 1976. Në vitin 2007, godina mori statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë” për vlerat e mëdha historike dhe arkitektonike. Ajo kishte të ndërtuar fasadën me xham.
-
VIDEO
Shpërthen bombola e gazit, banesa ‘përfshihet’ nga flakët, tymi i zi gjen dalje nga ballkoni
Mëngjesin e sotëm në një kompleks pallati, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë një zjarr në një banesë.
-
VIDEO
I dërguari special i SHBA për Ballkanin, Escobar mbërrin në zyrën e Bashës 2 ditë para Kuvendit të Berishës, pritet nga Bardhi! Axhenda e takimeve
Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
-
VIDEO
Meta kundërshton Kushtetuesen për zgjedhjet vendore? PS: Kjo punë ka marrë fund, morën mësimin e duhur! Fitoi e drejta e shqiptarëve për të votuar
Për Partinë Socialiste kundërshtimi dhe komentet që Presidenti i Republikës po i bën vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se pasi foli Kushtetuesja tashmë mbetet vetëm bindja ndaj vendimit të saj.