-
VIDEO
Deklarata e fortë e Ngjelës në Report Tv: Rama ka frikë nga Basha sot, ja pse
Zhvillimet në PD, për avokatin Spartak Ngjela do të ndikojë edhe në PS e më konkretisht dhe te Edi Rama.
"Edi Rama ka frikë nga Basha se po merr përkrahje amerikane, ka shenja që do fitojë partinë dhe është hera e parë që politika amerikane do të bashkohet me PD, kjo e tremb Ramën, ai kishte Saliun e mbante si gogol, që s'kishte përkrahjen e Amerikanëve, nëse BASHA DEL, nuk është në favor të Ramës se shikon dekadencë, do ikë Rama si kryetar brenda këtij mandati dhe po pa që forcohet shumë PD, do të tërhiqet, kjo ndodh në politike, dhe kështu do të ndodh, kjo është psikologjia, ai me Bashën, nuk mund të rezistojë dot, për faktin se Basha suportohet nga SHBA, që thanë se do e ngremë PD me Bashën deri sa të pranohet në SHBA", tha Ngjela.
-
VIDEO
Berisha 'Non Grata', Ngjela në Report Tv: Provat janë marrë nga FBI e CIA, ka gënjyer për gjykatën në Paris! Që ai ka bërë korrupsion e dinë dhe macet e lagjes sime
Si një njohës i mirë i ligjit, Avokat Spartak Ngjela është shprehur se Sali Berisha nuk ka asnjë mënyrë për të hequr 'Non Grata-n' nga SHBA-ja, kjo pasi provat e marra akuzën e korrupsionin janë marrë nga FBI e CIA, edhe pse shprehet i sigurt se nuk është vetëm kjo akuzë.
"Janë gënjeshtra, cili është gjyqtari, shpallet gjykata po ku është? Provat i kanë marrë nga FBI dhe CIA, FBI-në do mund Saliu? Si do e mundësh ajo mban Amerikën, ajo ka sjellë provat, por që ka pasur korrupsion Saliu, nuk diskutohet,e dinë dhe macet, si operojë SHBA lidhur me korrupsionin, mund të ketë edhe arsye të tjera, do e shikojmë nesër", tha Ngjela në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.
-
VIDEO
’Pa Gjurmë’ gjen adoleshentin e zhdukur Saimir Pashaj, kamerat e sigurisë e kapin ‘mat’ në Sarandë
Një foto ekskluzive që mbërriti në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zbuloi vendndodhjen e të riut Saimir Pashaj në qytetin e Sarandës. Imazhi i shfaqur në ekran u konfirmua edhe nga babai i 17-vjeçarit.
-
VIDEO
Fluks në Pediatrinë e Vlorës, mjekët: 60 fëmijë në ditë, prezencë e lartë virozash! Prindërit të kujdesen për ushqimin e fëmijëve
Pediatria e Vlorës po përballet prej ditësh me shtim të vizitave të fëmijëve. Mjekët kanë vërejtur prezencë të lartë të virozave mes fëmijëve teksa u vijnë 50-60 raste në ditë. Ata kërkojnë më shumë kujdes nga prindërit kryesisht me ushqimin
-
VIDEO
Ujësjellës-kanalizimet, Balluku me kryebashkiakët në Korçë: Aforfetë qesharake, Erseka bashkia shembull
KORÇË- Korça dhe Erseka janë bashkitë "shembull" sa i përket performancës së ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, e ndërsa të fundit janë në Maliq, Pustec dhe Devoll. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë një takimi me kryebashkiakët e qarkut Korçë, ku vuri theksin te problematika e afrofeve, sipas së cilës faturime afrofe që me sy të lirë duken qesharake.
"Janë disa pjesë të këtij sektori që duhet të digjitalizohen për të pasur indikatorë pozitivë sa më shpejt. Dua ta them që çdo shifër që unë lexoj dhe çdo shifër që kemi analizuar janë shifrat që ju keni deklaruar. 81.1% mbulimi i furnizimit me ujë. Korça:2.7 punonjës për 1000 kontrata. Erseka: 3.4 punonjës, mbi 1000 kontrata. Eficencë më e lartë se indikatori. Dhe po marr anën tjetër për t’u faktuar dhe treguar arsyen e këtij agregimi. Pusteci si rrjedhojë ndërmarrja e Pustecit: Ka 13.4 punonjës për 1000 kontrata. Që nuk i ka 1000 kontrata praktikisht",
-
VIDEO
Ekspozita në muze, zbulohen arkivat e Hasan Prishtinës! 100 vjet nga emërimi i kryeministrit, simbol i bashkimit të shqiptarëve
Hasan Prishtina një prej figurave më të shquara të Pavarësisë dhe Bashkimit Kombëtar është përkujtuar në 100-vjetorin e marrjes së detyrës si kryeministër i Shqipërisë përmes një ekspozite të çelur në bashkëpunim me Arkivin e Shtetit në Muzeun Kombëtar.
-
VIDEO
Vidhnin naftë me autobote në zonën naftëmbajtëse, arrestohen 4 punonjës të kompanisë Albpetrol
4 punonjës të kompanisë Albpetrol janë arrestuar nga policia e Fierit pasi janë të përfshirë në një skemë të vjedhjes së naftës në zonën e Visokës. Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës.
-
VIDEO
Qyteti i Elbasanit nën pushtetin e plehrave! Kompanisë së pastrimit i mbaroi kontrata! Banorët: Të ndërhyhet, taksat i paguajmë rregullisht
Prej më shumë se dy javësh qyteti i Elbasanit është pushtuar nga mbeturinat, për shkak se firma kontraktuese për pastrimin e qytetit i ka përfunduar kontrata. Në këtë situatë qytetarët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve për t’i dhënë zgjidhje situatës
-
VIDEO
Dita e Rinisë, Veliaj: Zemra e Tiranës e hapur për të rinjtë! Jemi pak për t’u përçarë, s'shkon të jemi kamikazë të partive politike në vitin 2021
Tirana përkujtoi dhe festoi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana është gati të marrë stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë për vitin 2022, ku nuk do të mungojë edhe mbështetja për projektet rinore.
“Tirana do të jetë jo vetëm një hapësirë për çunat dhe gocat e Tiranës, por një hapësirë për të gjithë çunat dhe gocat e rajonit, për t’ju thënë se Ballkani i hapur dhe një shtëpi e hapur është zemra që ofron Tirana për secilin prej jush. Tirana është në Ballkan, e di që mezi tolerohet diçka e bukur e asnjë nuk ta fal suksesin kaq kollaj, sidomos në politikë, por e vërteta është se ne ia dolëm e, pavarësisht stërkëmbëshave, jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë. Sot jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që na janë bashkuar nga qeveria e Shqipërisë, një qeveri e cila ka bërë shumë këto 8 vite, por më vjen mirë që jemi bërë të gjithë bashkë, qeveria lokale, qeveria qendrore, për t’u siguruar që do t’i kushtojmë një vit të tërë komunikimit, inkurajimit, financimit dhe dedikimit të projekteve rinore si kurrë më parë në këto 31 vjet”, nënvizoi Veliaj.
-
VIDEO
Dyshohet se po vidhnin naftë me dy autobote në Visokë-Qafë Kash, policia shoqëron disa persona
Disa persona janë shoqëruar për verifikim në Policinë e Fierit pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbajtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol.
Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik që kryehet në shtresat e nëntokës. Dyshimet janë se në vend të pompimit të ujit, autobotët kanë marrë naftë bruto.
-
VIDEO
Kriza në PD, 3 ditë nga Kuvendi i Sali Berishës
Emisioni Repolitix trajtoi krizën në PD dhe Kuvendin e Sali Berishës që do të mblidhet në 11 dhjetor. Çfarë do të ndodhë dhe a do të ketë ndikim vizita e zyrtarit të lartë amerikan Eskobar për fatin e Kuvendit të Sali Berishës. Të ftuar Gent Malko, Arben Meçaj, Indrit Hoxha dhe Ylli Pata.
-
VIDEO
Lëvizja Studentore, debati në Report Tv! Mësuesja dhe sociologia: Të rinjtë e sotëm, pa ideale! Daci: Studentët e dhjetorit heronj, por roli i tyre përfundoi
Pas 31 vitesh nga ngjarja e 8 dhjetorit të 1990 që tronditi regjimin komunist, në cilën fazë gjendet rinia e sotme? A ngjasojnë me të rinjtë e viteve 90’? Si ka qenë forma e demokracisë 31 vitet e fundit? Dhe a i është përmbushur ëndrra studentëve të Dhjetorit?
Për përgjigjen dhe diskutimet e të gjitha pyetjeve të mësipërmes, në studion e Report Tv, në emisionin 'Sot, live në Shqipëri' të gazetarit Andi Kapxhiu, ka qenë e pranishme Irma Marku, mësuese në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, e cila tha se të rinjtë e dhjetorit nuk dinin se çfarë ishte liria, ndërsa të rinjtë e sotëm i bën kaotik. Ajo shtoi se demokracia e vendit tonë ka mbetur në të njëjtën pikë dhe se të rinjtë e sotëm nuk kanë ideale.