-
VIDEO
100 operatorët turistik në plazhin e Zvërneci rrisin çmimet
-
VIDEO
Si do të jetë moti në ditët në vijim flet meteorologu
-
VIDEO
Plehrat e Kavajës digjen në Spille, deri tani asnjë përgjegjës! Prokuroria Kavajë ende s’ka identifikuar autorët
4 ditë pasi Report Tv transmetoi me pamje krimin mjedisor në landfille të paligjshme pranë Kavajës, asnjë person nuk është vënë përballë ligjit madje as nuk janë identifikuar, për djegien e mbetjeve urbane të qytetit pranë Spillesë.
Prokuroria e Kavajës thotë për Report Tv se kanë nisur hetimet për ndotje të mjedisit dhe shpërdorim detyre, pas referimit të materialeve procedurale nga komisariati i Kavajës, por megjithatë asnjë person nuk është proceduar. Po ashtu, nuk janë identifikuar as mjetet që mund të kenë bërë shkarkimin e mbetjeve pranë Spillesë duke rrezikuar shëndetin e banorëve e duke goditur njëkohësisht edhe turizmin.
Me mungesën e Oficerëve gjyqësorë, Prokuroria e ka të pamundur të thellojë hetimet, dhe burime nga organi i akuzës thanë se çështja është ridërguar për hetime të mëtejshme në komisariatin e policisë së Kavajës.
Për Report Tv është thënë se bëhet fjalë për nisje të 2 procedimeve penale 'ndotje e ajrit' dhe shpërdorimit të detyrës. Deri tani nuk ka asnjë person që të jetë i ndaluar apo edhe thjesht i dyshuar pavarësisht se hetimet në ditët dhe javët në vijim shpresohet që të bëjnë të mundur zbardhjen e përgjegjësve të kësaj.
Plazhi i Spillesë është i mbushur me plehra në mes të sezonit turistik, duke i “mikpritur” në një formë aspak të këndshme pushuesit. Një krim i rëndë mjedisor është duke u kosnumuar pasi janë hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme ndërsa më pas u ka vënë flakën. Kjo katastrofë mjedisore po ndodh në Plazhin e Spillesë dhe në atë të Gjeneralit. Në tokë, të derdhura shfaqen birra kanaçe, e mbetje të tjera të riciklueshme. Tymi i djegies së mbetjeve, duket që nga larg fshatit, ndërsa më shqetësuese është edhe era e fortë për turistët dhe banorët e zonës.
Ligji parashikon se të gjitha mbetjet duhet të seleksionohen, në mënyrë që të ndahen në të riciklueshme dhe trajtim të posaçëm, dhe në këtë rast Policia duhet të ndërhyjë, duke ndëshkuar me procedime penale ata që e shkelin ligjin apo nuk e zbatojnë atë. Hedhja e mbetjeve në këto vendgrumbullime të paligjshme, jo vetëm që largon turistët, apo shkakton dëme në florën dhe faunën e Kavajës, por vendos në rrezik edhe jetën e banorëve.
-
VIDEO
Maliq, del nga rruga kamioni i ngarkuar me dru, ndërron jetë Drejtori i Pyjores
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushar në Maliq.
Një kamion i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë Drejtorin e Pyjores së Maliqi i cili ka ndërruar jetë. Ai është Marsel Nazifi 38 vjeç.
-
VIDEO
Gjoni nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me PS: Për hir të vendit! Ky Kuvend vërtetoi idiokracinë e listave të kryetarëve! E dua Shqipërinë më shumë se ambasadorët
TIRANË- Ralf Gjoni nuk e ka përjashtuar mundësinë për bashkëpunim me PS-në, pasi t'i përfundojë mandati i deputetit në shtator, megjithatë nuk ka zgjedhur që të thotë diçka konkrete, mjafton që të jetë për të mirën e vendit, ka theksuar ai. Në studion e Report Tv, në emisioin "Sot Live në Shqipëri", Gjoni i ka qëndruar deklaratës së tij të mëhershme, se ky parlament është më i miri në këto 30 vite.
Deputetët nuk kanë nevojë që të jenë të gjithë intelektualë, se vërtetoi idiokracinë e listave të kryetarëve. Nuk është se iku niveli intelektual dhe u zëvendësuan vendet. Koperata ka bërë një gabim në të folur, por nuk ka vjedhur dhe nënshkruar tendera. Media ka përgjegjësi, mbaroi parlamenti, nuk do i cajmë më kokën shqiptarëve apo mediat që janë munduar që të na etiketojë me 4-5 persona. Ky parlament ka qenë shumë i mirë se prodhoi ndryshime kushtetuese për hapjen e lista të që PD e LSI nuk i bëri dot për 10 vjet, jemi përshëndetur nga SHBA dhe BE, futja në parlament ka pasur mbështetje amerikane dhe europian. Do të mbahet mend edhe idiokracinë që u fut në parlament që kuptohet se ajo listave. Nuk e di ku do jem në shtator, por do jem në shërbim të betejës për demokracinë. Kam bashkëpunuar më te gjithë faktorët politik për hir të vendit, kam bashkëpunuar edhe në të kaluar, nuk janë armiq, preferenca ime do ishte të mos isha më në mëshirë të shtetit, por t'i shërbeja vendin në kapacitet të tjera, por që do t specifikohen pas shtatorit, pasi të mbyllet legjislatura", tha Gjoni.
-
VIDEO
Ibrahimaj: Deri tani 33 mijë biznese kanë marrë certifikatën elektronike për fiskalizim, deri në shtator përfundon për 34 mijë bizneset
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Ibrahimaj tha sot në Report Tv se se procesi aktualisht po ecën normalisht pasi nga 34 mijë bizbese që e kishin detyrim nisjen e zbatimit të fiskalizimit në 1 korrik 2021janë rreth 33 mijë biznese që kanë marrë certifikatën elektronike pranë AKSHI-t për fiskalizimin.
Madje ibrahimaj u shpreh e bindur se brenda muajit shtator e gjithë kategoria e dy që konsiston në faturat pa para në dorë biznes - biznes do të jetë fiskalizuar. Dejtoresha theksoi se bizneset do të jenë të detyruar që të fiskalizohen pasi bankat shumë shpejt nuk do të pranojnë fatura të pafiskalizuara.
"Sot që flasin janë 33 mijë biznese që kanë marrë certifikatën elektronike për fiskalizimin dhe janë gati për të nisur procesin, dhe të gjithë ata që nuk e kanë nisur edhe pse kanë certifikatën do kontaktohen për ti sqaruar për çdo paqartësi. Ne do të jemi në suport të çdo biznesi në mënyrë që deri në 1 janar 2022 të fiskaliziohen. Unë mendoj që pjesa më e madhe e kategorisë biznes-biznes do të fiskalizohen. Pasi shumë shpejt edhe bankat nuk do të pranojnë më fatura jo elektronike", u shpreh ajo.
-
VIDEO
Kërkoi t'i kundërpërgjigjet, Rama- kryebashkiakut: Ulu se s'të dhashë fjalën ty
Një nga kryebashkiakët e thirrur në kryeministri, kërkoi që pas "dushit të ftohtë" të merrte fjalën, por Rama iu përgjigj ashpër. Nuk dihet se cili ishte ky kryebashkiak, pasi në këto momente nuk u fokusua nga kamerat.
"Të lutem ulu se s'të dhashë fjalën ty", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: S'ka fonde për Bashkitë që nuk kanë performancë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë fonde për Bashkisë, nëse nuk do të kenë një përformancë të mirë për punën e tyre.
"Nuk do ketë më fonde pa performancë, kush do performojnë do marrinë. Keni bërë jo pak gjëra të mira, por gjërat që duhet të ndryshojnë janë shumë më tepër se ato që janë bërë. Njerëzit jetojnë me çfarë do bëhet. Mbështetjen e qeverisë e keni pasur, por përgjegjësitë do të jenë shumë të ndara dhe vija ndarëse me PS dhe raportet personale mes meje dhe jush nga njëra anë, dhe taksat e toka e njerëzve do jenë e kuqe zjarr", tha Rama.
-
VIDEO
Regjistrimi i tokave bujqësore, Rama: Vonesa e patolerueshme, vetëm 9 Bashki kanë dorëzuar dokumentacionin! Kush bën tendera abuziv, përfundon në burg
Një tjetër arsye e takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët ishte dhe regjistrimi i tokave bujqësore. Rama tha urdhër që të përfundojë brenda mandatit të tretë ndërsa kritikoi se disa bashki nuk e kanë kryer këtë detyrë.
“Asyeja tjetër është domosdoshmëria e një ndryshimi imediat i ndryshimit tuaj qeverisës lidhur me regjistrimin e tokës bujqësore. PS nuk do marrë asnjë kosto për zvarrjen e këtij procesi. Regjistrimi të përfundojë brenda mandatit. Del dhe tepron ajo që keni pasur deri më sot. Vonesa është e patolerueshme, janë bërë të gjitha ato që mund të bëhëshin që ky proces të përfundojë brenda mandatit të tretë. Regjistrimi i tokave bujqësore është një sfidë historike. Tani duhet bërë! Ligji i ri që është pjesë e këtyre përpjekjeve e ka përmbledhur të gjithë arkivat, në një vend në Kadastër.
Po ky proces nuk mund të kryhet nëse nuk dorëzohen të gjitha në Kadastër. Pranë këtyre institucioneve është dorëzuar për 30 vjet ky dokumentacion. Akoma sot nuk po mblidhet dot në Kadastër. Kadastra i është drejtuar dy herë. Agjensia iu është drejtuar 2 herë, në 2020 dhe në 2021. Tani cfarë ka prodhuar ky drejtim 2 herë me shkresë. 18% e bashkive e kanë kryer përgjithesisht dhe pjesërisht këtë detyre, vetëm 9 bashki e kanë dorëzuar dokumentacion, ndërsa 52 nuk kanë dhënë asnjë shenjë që po merren me këtë punë.
Me ndarjen e re administrative në vitin 2016 bashkitë morën detyrimin që të kryenin mbledhjen e arkivave të ish komunave. Nuk e kanë bërë akoma deri më sot. O bëhet kjo o nuk bëhet dot regjistrimi për një dynja njerëz që dalin nga shpia pa u gdhirë për të punuar tokën. Argumentet që nxirrni ju janë sa të çuditshëm aq edhe të papranueshëm. Jo po nuk disponojmë dokumentacionin, jo po formularët janë të amortizuar, nuk kemi njerëz. Na duhen mjete. Dëgjoni këtu. Kemi bërë reformë administrative dhe një pjesë e madhe e bashkive edhe pse duhet të kishin më pak, kanë më shumë njerëz sesa kur kishim 300 e ca komuna. Janë kthyer bashkitë në hapësira për indulgjenca si gjithmonë për fat të keq është bërë siç qeveria jo ka ndaluar së bëri, por ka bërë të kundërtën duke i përdorur fondet për pensione në moshë të re. Që do të thotë fut në punë, jep një rrogë dhe u krye. Pa asnjë llogari dhe pa asnjë sens financiar. Njerëzit i keni aty, mjetet i keni, por ku ke mjetet që ti sjell qeveria për të pastruar kanalet dhe bën tendera patjetër që nuk dalin lekët dhe nuk funksionon dhe përfundon në burg”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Nga dënimet me gjobë te denoncime në SPAK për çdo tender të dyshimtë! Puna e kryebashkiakëve do matet me procedurat e tenderimit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ndryshimet në procedurat për shpalljen e tenderave. Ai tha se procedurat e tenderave me negocim pa shpallje do i çohet SPAK kur ka përdorim qartazi abuzim nga tani e tutje me paketën e re.
"Nga dënimet me gjobë në denoncime në SPAK në çdo rast kur shkeljet përbëjnë dyshim të arsyeshëm për tender abuziv. Le të jetë kushdo prej jush.Të shmanget procedimi me negociim pa shpallje paraprake, një kancer që vijon të ha lekë. Me negocimi pa procedurë, çdo përdorim qartazi abuziv i kësaj teknike do të konsiderohet i paligjshëm dhe i dërgohet SPAK , do shmanget hartimi i kritereve në kundërshtim me legjislacionin e fushës. Bashkitë duhet të reagojnë ndaj rekomandimeve të APP, mos reagimi fare sikur ky ekip që punon për të rritur standardet shkruan letra të mbyllur në shishe që hidhen në det dhe nuk merr përgjigje. Autoritetet kontraktore të rrisin përgjegjshmërinë në zbatimin e kontratave, se po u zbatua keq bëhet e pa vlerë puna. Me paketën e re ligjore, titullarët e Bashkive janë përgjegjës direkt për mirëmenaxhimin apo keqmenaxhimin përmes procedurave për tender, puna juaj do të matet me procedurat e tenderimit që janë numri i pjesëmarrjeve, vlera e kursyer në paratë e bashkisë, realizimi i kontratavedhe kufizimi i tenderave me negocim pa shpallje do i çohet SPAK", tha Rama.
-
VIDEO
Arrestimi i Fatos Tushes/ Rama-kryebashkiakëve: Vini gishtin kokës! Mandati i 3-të kërkon përkushtim
Pas shkarkimit të kryebashkiakut Fatos Tushe, kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh kryebashkiakëve. Ai tha se kjo duhet të shërbejë një mësim duke theksuar se mandati i tretë kërkon 3-fish investim. "Nuk nisemi nëse ai është fajtor, por i marrim këto masa për të dhënë një mesazh shumë të qartë për ata që paguhen. Arsyeja pse ju thirra është se pa përjashtim, ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë, seriozitet të trefishtë, një vetëdijesim të trefishtë për trefishimin e nivelit të performancës. Disa ishin shprehur se isha kujtuar vonë për ndryshimet në Polici dhe korrupsionit në polici që e shoqëron në çdo hap si hije dhe luftën e kërkesës për ryshfet rrugëve që shfaqen me avazin e vjetër të abuzimit të neveritshëm, nuk jam kujtuar vonë", tha Rama.
-
VIDEO
Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, 67 pasagjerë vijnë nga Zvicra! Rama: Hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë
Ditën e sotme nisin zyrtarisht fluturimet nga aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të bëjë kryhet nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë bëj jetën 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut bëj jetën 69 franga zviceriane