-
VIDEO
Operacioni i SPAK, reagon PD: U dekonspirua, Ministria e Brendshme u njoftua tre ditë më parë! Të përfshirëve iu dha mundësia për të fshehur provat
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me aksionin anti-korrupsion të SPAK në Ministrinë e Brendshme, në lidhje me abuzimin me tenderin për uniformat e Policisë. Me një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj, akuzon se ky operacion i SPAK u dekonspirua dhe se Ministria e Brendshme u njoftua 3 ditë më parë, duke i dhënë kohë personave të përfshirë në këtë aferë, që të kenë mundësi të fshijnë provat.
Alibeaj shtoi se goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket tek dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.
"Sot, edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik.
Dy vite më parë, nga kjo foltore, ne kemi denoncuar aferën korruptive që fshihej pas tenderit të Ministrisë së Brendshëm për unifromat e policisë.
Atë kohë Sandër Lleshaj tha se ne po shpifnim dhe se nuk njihnim ligjin në fuqi.
Madje, ministri i Ramës, që ka shpenzuar 350 euro nga taksat e shqiptarëve për një kapele, shkoi deri aty sa të padisë Partinë Demokratike për shpifje, duke kërkuar përgënjeshtrim të deklaratës dhe shpërblim me shumën 1 milionë lekë nga Partia Demokratike.
Paradoksalisht, teksa e vërteta po shpaloset përpara shqiptarëve, gjyqi i ngritur nga ata që vodhën miliona euro me një tender, vazhdon.
Sjellja në kujtesë e momentit të parë të denoncimit të kësaj afere, është një ilustrim i domosdoshëm për të kuptuar jo vetëm pafytyrësinë e atyre që teksa vjedhin kërkojnë të mbyllin gojën e opozitës me gjyqe propagandistike, por edhe shënjestrën e vërtetë që duhet të ketë ky aksion.
Sigurisht cdo person që shkel ligjin duhet të dalë përpara drejtësisë një orë e më parë, por është e qartë për të gjithë shqiptarët se një aferë e këtyre përmasave nuk mund të kryehet nga zyrtarë të dorës së dytë.
Partia Demokratike është dijeni për faktin që Ministria e Brendshme është njoftuar për këtë operacion tre ditë më parë, duke u dhënë të përfshirëve në këtë aferë të gjitha mundësitë për të fshehur provat.
Ndërsa Edlira Naqellari, drejtoresha e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, e njohur si një person pranë Ramës dhe e emëruar në këtë post prej tij, u largua nga ky pozicion vetëm 8 ditë më parë.
Të gjitha këto përbëjnë këmbana të forta alarmi për dekonsiprimin e operacionit, nëpërmjet të cilit përgjegjësia për milionat e vjedhura të mos mbërrijë në nivelet më të larta të qeverisë.
Kjo është e pafalshme!
Sepse nuk ka shqiptar që të mos dijë se një operacion korruptiv të këtyre përmasave, nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Edi Ramës.
Goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket te dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.
Kthimi i Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni, sikurse dëshmojnë raportet e shumta ndërkombëtare, ka vetëm një përgjegjës. Shqiptarët që varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm është Edi Rama.
Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka!", tha Alibeaj.
-
VIDEO
Digjitalizimi i tokave, përfundon projekti pilot në Përmet, Ekonomi: Informacioni në dobi të fermerit
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural Milva Ekonomi mori pjesë në takimin e organizuar në Përmet në kuadër të përfundimit të projektit “Menaxhimi efektiv i burimeve natyrore mbështetëse të ekonomisë së gjelbër për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri”. Në aktivitetin e organizuar nga FAO ishin të pranishëm dhe Koordinatorja e Përhershme për Shqipërinë, Fiona McCluney dhe Përfaqësuesi i FAO për Shqipërinë Arben Kipi.
Në fjalën e saj ministrja Ekonomi falenderoi qeverinë norvegjeze që përmes FAO dhe UN mbështeti projektin për hartën digjitale të tokës. Sipas saj, “duhet të shikojmë që çdo burim informacioni që kemi në lidhje me bujqësinë ta adresojmë për nevoja bazë që i shërbejnë gjithë komunitetit.
-
VIDEO
Dita nis me diell, por pasditja pritet të sjellë vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do të jenë në formë rrebeshi shoqëruar me stuhi lokale breshëri.
-
VIDEO
Ndërtuan pa leje në zonën bregdetare të Gjirit të Lalëzit, arrestohen 2 pronarët e objekteve! Procedohen edhe 2 punëtorët
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës, pasi u kapën duke ndërtuar dy objekte pa leje në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit.
Mësohet se në pranga kanë rënë Resild Meta 29 vjeç, banues në Shijak dhe Mafmut Beja 57 vjeç, banues në Shkafanë, pronarë të objekteve që po ndërtoheshin. Po ashtu janë proceduar edhe dy punëtorët, Besard Doci dhe Urim Dama, të akuzuar për veprën penale "dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm".
-
VIDEO
Detaje të reja nga operacioni në Ministrinë e Brendshme! Si Naqellari abuzoi me tenderin! Bashkëpunëtorët e drejtësisë zbërthyen skemën për SPAK
Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me operacion antikorrupsion të SPAK në Ministrinë e Brendshme, në lidhje me abuzimet në tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin.
Rezulton se ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ka ndyrshuar çmimet, sasinë dhe cilësinë e uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit. Sipas përgjimeve të SPAK, këto veprime të paligjshme, Naqellari i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të arrestuar.
Edlira Naqellari dyshohet të ketë kryer edhe korrupsion, por ende nuk është faktuar, ndërsa është faktuar se shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur barazinë në tendera
-
VIDEO
E pazakontë/ Fatos Tushe që u prangos nga SPAK dha 70 mijë euro para me fajde me 1.5 % në muaj nga kredia që kishte marrë në bankë me interes 5 % në vit
E pazakontë, por zyrtarët e lartë gjejnë gjithmonë forma nga më të çuditshmet për t’u pasuruar. Ish-ryetari i Baskisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre në disa drejtime, jepte para me fajde nga një kredi që kishte marrë në një bankë të nivelit të dytë. Nëse në bankë kredinë e kishte marrë normë interesi 5 % në vit, një pjesë të parave nga kjo kredi i jepte hua me interes 1.5 në muaj. Në shkurt të vitin 2008, Tushe ka marrë një kredi me vlerë 185 mijë euro në NBG BANK, me afat 20 vjet, me 5 % interes në vit dhe me këst mujor 1 229 euro.
Një vit më pas, Tushe jep me fajde 70 mijë euro me burim pikërisht kredinë 185 mijë euro që kishte marrë një vit më parë. Tushe thotë se ka nënshkruar dy kontrata për dhënien hua me interes 1.5 në muaj të shumës 40 mijë euro në dhjetor të vitit 2009 dhe 30 mijë euro në shkurt të vitit 2010. Në vitin 2011 Tushe deklaron 4.2 mijë euro nga interesat e huasë me interes. Në vitin 2012 deklaron 3 150 euro interesa të huasë. Në vitin 2013 befas ndërpriten të ardhurat nga interesat e huasë, ndërkohë që nuk deklarohet kthimi 70 mijë eurove, shumë të cilën pretendon se ka dhënë hua. Gjithsesi, dhënia e parave me fajde nga individë të palicencuar dhe autorizuar është e ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale.
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, kamionçina përplas fëmijën 12 vjeç, dërgohet me urgjencë në spital
Një i mitur, 12 vjeç, ka mbetur i plagosur mëngjesi e sotëm, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua te kthesa e Krastës, ku një kamionçinë përplasi 12-vjeçarin. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
-
VIDEO
Abuzimi me tenderin 27 mln euro të uniformave të policisë, SPAK ‘mësyn’ në Ministrinë e Brendshme! Arrestohet ish-drejtoresha e prokurimeve publike dhe 7 zyrtarë e ish zyrtarë! Një në arrest shtëpie
Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është lënë në 'arrest shtëpie', pasi një operacioni antikorrupsion nga SPAK, në lidhje me abuzimet me prokurimet publike. Më konkretisht, operacioni është ndërmarrë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 27 milionë euro, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila iu shkarkua nga kjo detyrë më 2 korrik, vetëm një javë më parë, si pjesë e ristrukturimit të kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, që Kryeministri Rama dhe Ministri Çuçi e njoftuan më herët.
Urdhër arresti janë lëshuar po ashtu edhe për anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Ndërkohë është lënë në 'arrest shtëpie' Anisa Bogdani, e cila ishte anëtare e njësisë së prokurimit. Po ashtu SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesat e të arrstuarve.Hetimet kanë nisur për disa tendera të dyshimte nga Agjencia e Përqendruar në Ministrinë e Brendshme. Prokurori i SPAK, Dritan Premçi ka kërkuar nga GJKKO arrestimin e 9 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 10 korrik 2021,Dënimi për aksidentet me vdekje?
Telefonuesit komentojnë dënimin me 4 vite burg të shoferit të dehur që “vrau” në aksident dy vajza. Kritikë dhe të irrituar me drejtësinë.
-
VIDEO
“Po na shtypin kokën fëmijët e banditëve e politikanëve” pogradecari: Drejtësia godet rikoshet
I shqetësuar me ato që po ndodhin në këtë vend ishte një qytetar nga Pogradeci që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se po na shtypin kokën fëmijët e banditëve e politikanëve dhe se drejtësia po godet vetëm rikoshet e jo drejtëpërdrejtë.
-
VIDEO
Ku po shkojmë? Beratasi: Po na vriten fëmijët, gjyqtarët abuzues të mos gjejnë vrimë ku të futen
I irrituar ishte një telefonues nga Berati që u bë sot pjesë e “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai pyeti se ku po shkon kështu Shqipëria? Po na vriten fëmijët tha ai dhe gjyqtarët e prokurorët që japin vendime skandaloze të mos gjejnë vrimë ku të futen. Ndiqeni opinionin e tij.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 10 Korrik 2021
Titujt e gazetave per sot, nga Ciljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha ne prag te celebrimit te i nderuar ligjshkeles e deri tek perplasja finale.