• VIDEO

    Ulet për herë të parë avioni nga Zyrihu në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit 'Zayed-Flatrat e Veriut'

    • Me avionin e parë nga Zyhriu në Aeroportin 'Zayed-Flatrat e Veriut' erdhën 67 pasagjerë
    • Aeroporti i Kukësit u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra
    • Ulet për herë të parë avioni nga Zyrihu në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit 'Zayed-Flatrat e Veriut'
  • VIDEO

    Fiskalizimi/ Kasat fiskale 'monopol'? Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj jep lajmin në Report Tv: Sot e zgjidhim keqkuptimin me formularin! Kemi zgjeruar tregun

    Procesi i fiskalizimit po ecën me shpejtësi, kur nga 34 mijë biznese deri tashmë e kanë kryer 33 mijë. Por ka një problematikë për të cilën shumë biznese kanë shprehur shqetësim, e cila lidhet me kasës fiskale. Parashikohet që në shumë raste të ndryshohet kasa pasi ajo aktualja nuk e përballon fiskalizimin. Për ta hapur më shumë tregun qeveria ka vendosur që të drejtën e tregtimit të kasave fiskale ta keni 28 kompani nga 4 që ishin. Por në fakt bizneset po hasin në një paradoks. Procedura e kalimit të kasës nga njëra prej këtyre 4 kompaniuve që ishin në një tjetër kompani është shumë e komplikuar dhe me shumë 'kleçka'. Kompania në të cilën një biznes aktualisht e ka kasën e sorollat tatimpaguesin, duke mos i dhënë informacion apo duke i nxjerrë 1000 arsye të tjera.  Gjithashtu edhe formulari i kalimit nuk e ka parashikuar faktin që një biznes mund të zgjedhë të kalojë në një kompani tjetër me kasë fiskalë për arsye të një çmimi më të ulët apo shërbimi më të mirë. Janë vetëm disa arsye që lidhen me prishjen e kasës apo edhe me falimentimin.

  • VIDEO

    Arrestimet në Bashkinë Lushnje/ Kompania që fitoi tenderin për kanalin ujitës s'kishte paguar taksat në shtet, mungesë të mjeteve të punës

    TIRANË- Kompania e cila ka fituar tenderin sipas hetimeve të SPAK në mënyrë abuzive, "EURO ALB" ka fituar tender padrejtësisht.

    Sipas dosjes, mjetet e punës që ajo përdorte s'kanë paguar taksat në shtet, ishin të pasiguruar e mjete pa certifikatë pronësie. Që një firme të fitojë tendera duhet së pari të ketë mjete të rregullta pune, të mos ketë gjoba e taksat në shtet, por t'i ketë të gjitha të paguara.

  • VIDEO

    'Fati' i Metës vendoset në shtator, Gjykata Kushtetuese mbyll sesionin! Shtyhet edhe vendimi për zgjedhjet lokale

    Gjykata Kushtetuese ka mbyllur sesionin për këtë vit pune dhe do të rikthehet në shtator. Kjo do të thotë se dosjet e nxehta si shkarkimi i Presidenti Ilir Meta dhe vendimi për zgjedhjet lokale do të merren në javën e dytë të shtatorit.

  • VIDEO

    Pas arrestimit të Fatos Tushes, Rama mbledh kryebashkiakët në kryeministri

    Pas kritikave të forta drejtuar një ditë më parë krerëve të policisë, kryeministri Rama mbledh sot në orën 12.00 kryebashkiakët nisur edhe nga arrestimi i fundit I SPAK i kreut të bashkiosë së Lushnjes Fatos Tushe për korrupsion.

  • VIDEO

    Punonjësit janë gati, bëhen prova e fundit me pajisjet...çfarë po ndodh në aeroportin e Kukësit pak para se të mbërrijë avioni i parë nga Zvicra

    Aeroporti i Kukësit është gati të presë avionin e parë. Punonjësit janë gati, po bëhet prova e fundit me pajiset. Report TV sjell pamjet e asaj se çfarë po ndodh në aeroportin e Kukësit, pak para se të mbërrijë avioni i parë tregtar nga Zvicra.  

    •  
  • VIDEO

    Këndoi një këngë popullore në shenjë ‘revolte’, deputetja e opozitës ‘lë pa fjalë’ parlamentin turk

    Një moment të veçantë ka dhuruar me zërin e saj të ngrohtë një deputete e parlamentit turk, gjatë seancës teksa në sallë po “vlonte” diskutimi mbi problematikat në industrinë muzikore në vend.

    Në një shenjë “revolte” për qeverisjen, deputetja e opozitës Nurhayat Kayısoglu, me këngën popullore “Firmani është i sulltanit, malet janë tonat” la një parlament të tërë me “gojë hapur”.

  • VIDEO

    Kritikat e Ramës për përplasjen me armë në ‘Bar Orange’, shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës

    Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës Syrja Bello. Në vend të tij emërohet Klodian Kondi.

    Një ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama me një gjuhë të ashpër, duke sjellë rastin e sulmit me armë në bar 'Orange', tha se ka pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh ndërsa ka kërkuar që të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë.

  • VIDEO

    Ministri Çuçi pret homologen britanike: Nënshkruhet marrëveshja e ripranimit të emigrantëve të paligjshëm

    Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi priti në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel. Dy homologët kanë firmosur Marrëveshjen e Ripranimit, propozuar nga qeveria britanike pas daljes së saj nga Bashkimi Europian. Qëllimi, janë procedurat e ripranimit dhe tranzitit në rastet e dëbimit të personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i paligjshëm në territoret e shteteve të tyre.

  • VIDEO

    Hapet thirrja për praktikat e punës, ministrja Kushi: 2 mijë vende praktike për të rinjtë e diplomuar

    Ministrja Kushi iu ka bërë thirrje të rinjve të diplomuar të aplikojnë për praktikat e punës që janë hapur nga MASR në bashkëpunimin me institucionet shtetërore apo të pavarura. Kushi bëri me dije se aplikimet do të jenë të hapura deri më 31 korrik dhe do të përfitojnë 2 mijë të rinj. Kjo thirrje vlen për të gjithë të diplomuarit nga mes moshës 21-26 vjeç.

  • VIDEO

    Tentoi të korruptojë punonjësit e policisë, kapet mat 21 vjeçari në Tiranë

    21 vjeçari Afrim Sena është arrestuar në flagrancë në Tiranë teksa ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë.

    Njoftimi i policisë:

    Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të mitëdhënies. Vihet në pranga një 21-vjeçar, pasi tentojë të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.  Gjatë këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 10 raste të mitëdhënies.  

    Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativës për mitëdhënie dhe si rezultat i kontrolleve permanente parandaluese për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën “Imer Ndregjoni”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

    Gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.  

    Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO

    “Shpërthen” pogradecari: Mjekësia është 99.9% e korruptuar, mjerë kush ka hall,janë hajdutë

    Duke marrë shkak nga një protestë e mjekëve telefonuesit në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u ndalën pak tek sistemi shëndetësor. Një zotëri nga Pogradeci nuk u përmbajt dhe tha se mjekësia është 99.9% e korruptuar ,se mjekët janë hajdutë dhe mjerë kush ka hall e mbylli qytetari komunikimin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv