-
VIDEO
Mjeku Stroni: 2 kolegët nuk duhet të jenë në burg, drejtësia është në presion dhe merr vendime abuzive! Dënojmë rëndë mitmarrjen dhe korrupsionin
Në ditën e dytë radhazi të protestës, Gentian Stroni ka folur në emër të mjekëve duke nënvizuar dhe një herë sipas tij mënyrën abuzive se si janë lënë në burg dy mjekët pasi dyshohen se kanë marrë ryshfet familjes së Elmidin Dylit, 17-vjeçarit që mbeti i plagosur në maskrën e Velipojës. Stroni është shprehur se asnjë prej kritereve që një i akuzuar të mbetet në burg nuk plotësohet por këto vendime merren sepse drejtësia është në presion. "Në nenin 228 janë 3 pika, e para të ketë rrezikshmëri sociale. Pika e dytë të prishë provat dhe pika e tretë të largohet nga vendi. Këta mjekë asnjërën prej këtyre kritereve për tu mbajtur në burg nuk e plotësojnë. Mbajtja e tyre në 'arrest me burg' është bërë pa prova dhe thjesht në dyshime. Pra, deri sa të marrë vendime Kjo drejtësi është duke shkelur të drejtat e qytetarëve. Ndoshta edhe për shkak të presionit që kanë mbi drejtësinë. Ne dalim vetëm për të qenë solidarë me atë kolegë deri në momentin kur vërteton provat. Sindikata e dënon aktin e mitmarrjes por deri në momentin kur do të ndodhë kjo gjë nuk mund dhe nuk duhet që këta persona të qëndrojnë në burg. Për momentin po qëndrojnë pa shkak në burg", tha mjeku Stroni teksa nënvizoi se vendimi është marrë vetëm mbështetur tek një prove të takimit të familjarit me mjekun. Sa i përket një deklaratë të mbajtur dje nga mjeku Myftar Torba që justifikoi 'bakshishet', Stroni distancohet në emër të të gjithë mjekëve. "Ne dje kemi lexuar një deklaratë të sindikatës që kemi qenë të gjithë dakord. Pas kësaj dhënia e mendimeve individuale të secilit prej nesh, apo fantazitë e ndryshme, kjo nuk është pjesë e mendimit të të gjithëve. Ju ftoj ta ripostoni këtë lloj deklarate me qëllim që të mos ketë keqinformim të publikut", tha ai.
-
VIDEO
Jo vetëm në Bashki, lushnjarja denoncon korrupsionin tek mjekët: S’të falin, kryehajdutër
Një zonjë nga Lushnja telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ajo tha se korrupsion në këtë qytet ka jo vetëm në Bashki por edhe tek mjekët. Zonja e irrituar denoncoi me emra korrupsionin tek mjekët e Lushnjes të cilët i quajti kryehajdut.
-
VIDEO
Protesta/ Mjeku jep ‘recetën’ që zgjidh korrupsionin: Lekët të mos jepen më nëpër xhepa, por te recepsioni
jatë protestës së zhvilluar nga mjekët e spitalit të ‘Traumës’ lidhje me arrestimin e dy kolegëve të tyre disa ditë më pare për ryshfet kirurgu Myftar Torba tha se zgjidhja është autonomia spitalore. Sipas tij lekët që jepen nën dorë të dorëzohen te recepsioni dhe më pas spitali të vetëadministrojë fondet. Sipas tij kjo është mënyra që zgjidh korrupsionin. “Çështja e korrupsionit është lehtësisht e zgjidhshme, brenda ditës. Mjafton që paratë të cilat përfliten në telefona nga familjarët dhe nga mjekët që kushton kaq ky operacion, nesër në mëngjes këto para të paguhen tek recepsioni. Doktorët të paguhen ekzakt kaq lekë sa marrim sot, por duke paguar taksa dhe tatime. Zero pagesë nga qeveria, zero fonde nga qeveria, këto lekë që sot jepen duke ulur dinjitetin e doktorit nëpër shkallë, nëpër xhepa mbas peme te dorëzohen te recepsioni dhe të shkojnë më pas prapë te xhepi i doktorit. Ja u zgjidh korrupsioni”, tha mjeku Myftar Torba.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 9 korrik 2021, Euro 2020 dhe ryshfeti në shëndetësi.
Telefonuesit nuk përmbahen ndaj mjekëve dhe flasin për korrupsion në shëndetësi. Mendojnë se Italia do fitojë Europianin.
-
VIDEO
Fiskalizimi, Biznesi i vogël:Duhet por nuk jemi gati! Agolli: Pagesat online ulin informalitetin
Biznesi i vogël në vend kërkon nga qeveria që të shqyrtoj edhe një herë mundësinë e shtyrjes së përkohshme të fazës së tretë të fiskalizimit që pritet të nisë në 1 shtator për transaksionet me para në dorë biznes-konsumator. Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël Shpëtim Agolli tha në konferencë për mediat se bizneset e vogla nuk kanë njohuritë e mjaftueshme për të implementuar këtë proces.“Meqenëse se ekonomia, por sidomos biznesi i vogël kaloi një krizë të madhe si pasojë e pandemisë, ne kemi kërkuar shtyrjen e kësaj reforme fiskale. Ne nuk jemi kundër inovacionit por sa është e mundur që ky proces të eci sipas parashikimeve? Kemi kërkuar shtyrjen e afatit për shkak se nuk kishim njohuri të këtij sistemi. Mos harroni që biznesi i vogël ka edhe mangësi, ka biznese që drejtohen nga njerëz jo me aftësi të madhe intelektuale”, u shpreh Agolli. Por Agolli thotë se fiskalizimi është i nevojshme pasi ul informalitetin në ekonomi. “Në treg kanë hyrë disa kompani kjo është gjë e mirë sepse e rrit konkurrencën. Ne mendojmë që çdo teknologji e re është më e mirë por problemi është sa të përgatitur jemi. Fiskalizimi pritet të ulë evazionin fiskal se shumica e pagesave do të bëhet online”, tha kreu i shoqatës së Biznesit të Vogël. Faza e parë e fiskalizimit nisi në 1 janar të këtij viti për transaksionet biznes-shtet dhe faza e dytë nisi në 1 korrik për transaksionet pa para në dorë biznes-biznes. Ndërkohë për të mbështetur bizneset dhe për të mos i ndëshkuar ato në që nisje të kësaj reforme, nëpërmjet një akti normativ qeveria vendosi të mos aplikojë gjoba deri në fund të këtij viti.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 9 Korrik 2021
Titujt e gazetave per sot, nga Mitro Cela rrefen mesazhet e fundit me artistin Koco Devole te pas 8 vitesh Rama kujtohet per policine e deri tek Partizani "gris" moldavet e arbitri masakron Vllaznine.
-
VIDEO
Kamioni përmbyset në rrugë, shpëton mrekullisht shoferi në Lezhë
Në orët e para të mëngjesit një kamion ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, pranë ishullit të Shëngjinit.
Kamioni me targa të potgoricës po lëvvizte në drejtim Lezhës dhe fatmirësisht shoferi është në gjendje të mirë shëndetësore.
-
VIDEO
Një monument kulture, në vendstrehim bagëtish! Shpella e Trenit në Devoll drejt degradimit, projekti për restaurimin ‘fle’ në letër
Mbart mbi supe historinë, por sot Shpella e Trenit në parkun Kombëtar të Prespës, është drejt degradimit prej mungesës në vite të investimeve. Shpella karstike pranë Parkut Kombëtar të Prespës, një vlerë e rrallë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, dita ditës po dëshmon degradimin.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/Sherr mes dy të rinjve, njëri merr thikën t’i gjuaj por ndalohet nga personat në rrugë
Sherri ka nisur brenda ambienteve të një lokali mes kamarierit dhe një klienti, ndërsa më pas është zhvendosur në rrugë, ku kalimtarë të rastit ulërinë të tmerruar. Report TV ka siguruar videon e momentit të sherrit, ku kamarieri me thikë në dorë ka shkuar me vrap drejt personit që u zu për ta gjuajtur, por ai është ndaluar nga personat e tjerë në rrugë.
-
VIDEO
Shkatërrohet banda e rrezikshme e grabitësve në Sarandë, 'koka' e grupit pronar i një hoteli në Ksamil
Në pranga të policisë ka rënë Nderim Ndreca dhe Hile Memehaj, të dy nga Gjakova, si dhe është shpallur në kërkim Getoar Mulliqi, të tre nga Kosova. Sakaq policia ka arrestuar edhe pronarin e një hoteli në Ksamil, Vangjel Pella i cili dyshohet se ishte në në cilësinë e kreut të grupit që kryente grabitje
-
VIDEO
Ministrja Balluku inspekton punimet në Bypass-in e Vlorës: Punimet përfundojnë pas 1 jave, me 16 korrik hapet për qarkullimin e automjeteve
Duke filluar nga 16 korriku, qytetarët që kanë zgjedhur jugun e vendit për kaluar pushimet, do të mund të kalojnë tashmë nga Bypassi i Vlorës. Ministrja e Transporteve, Belinda Balluku, inspektoi mbrëmjen e sotme punimet në Bypass, ndërsa tha se do të jetë i kalueshëm për automjetet më 16 korrik.
-
VIDEO
Fund ndotjes, rehabilitohen 3 landifille në Berat, kreu i Bashkisë: I jep zgjidhje një problemi që e kemi përjetuar prej dekadash
Berati, Kuçova dhe Dimali kanë tashmë tre landiflle të rehabilituara, ç'ka i jep zgjidhje problemit të mbetjeve urbane në këto qytete.
Me një fond prej 1 milionë frangash zvicerane, donacion i qeverisë zvicerane, janë rehabilituar landfillet ekzistuese në Bashkitë Berat, Kuçovë dhe Dimal. Punimet janë kryer brenda 9 muajsh, ndërsa ambasadori i Zvicrës, Andre Maitre tha se tashmë është detyrë e bashkive të menaxhojnë landfillet dhe të mos mbajnë punëtorë informal.