• VIDEO

    'Tushe'/ Çoçoli: Rasti tipik si abuzohet me tenderat vendorë

    I ftuar në Report TV eksperti ekonomisë Fatos Çoçoli.

  • VIDEO

    Ilir Yzeiri: Në polici kemi punonjës që komandohen nga shkelësit e ligjit

    I ftuar në Report TV analisti Ilir Yzeiri.

  • VIDEO

    Përfshihet nga flakët Pylli i Sodës në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    6 vatra zjarri janë regjistruar ditën e sotme në "Pyllin e Sodës'' në Vlorë. 2 automjete dhe 8 efektivë të forcave zjarrfikëse në terren kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

  • VIDEO

    Abuzimi me tenderin 24 mln lekë për kanalin ujitës, GJKKO lë në burg Fatos Tushen edhe 6 zyrtarë të tjerë, juristja qan pas vendimit! Arrest shtëpie për 4 të tjerët

    GJKKO ka lënë sot në burg ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushen. E njëjta masë sigurie është komunikuar edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, ndërsa 4 prej tyre janë lënë në 'arrest shtëpie'. Vendimi u mor pas një seance maratonë në GjKKO që nisi sot në orën 10:00, ku më pas u konfirmuan të njëjtat masa sigurie të dhëna në mungesë.

  • VIDEO

    Pamjet ekskluzive/ Makinat me shpejtësi i 'futen' në shtëpi, pronari fortifikon muret! Banorët në Bulqizë: Policia të marrë masa, shoferët ecin me 200 km/ orë

    Një aksident i 7 majit të këtij viti, që fatmirësisht nuk shënoi viktima shkatërroi barrierat anësore të rrugës në Bulqizë, ndërsa i zoti i shtëpisë pranë u detyrua të fortifkojë muret që mos të rrezikojë familjarët nga ndonjë ngjarje tragjike. Dy muaj pas këtij aksidenti me pamje të frishme që Report Tv i siguron, institucionet shtetërore nuk kanë marrë asnjë masë për të riparuar barrierën në Rrugën e Arbrit, ndërsa banorët e fshatit Vajkal flasin të shqetësuar nga rreziku i automjeteve që lëvizin me shpejtësi deri në 200 km/h

  • VIDEO

    Me 174 km/h, arrestohen 11 ‘shoferë të çmendur’, një drejtues u kap i dehur dhe me celular duke i dhënë frugonit

    Edhe pse paralajmërimet nga Policia e Shtetit kanë qenë të shumta që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në të kundërt nuk do të ketë tolerime, duket se për një pjesë të shoferëve këto këshilla bien në vesh të shurdhët. Fatmirësisht për ndalimin e  ‘shoferëve të çmendur në timon’ që shpesh marrin jetë me mjetet e tyre kanë ndërgjegjësuar qytetarët të cilët i kanë denoncuar ata në polici.

  • VIDEO

    Alimehmeti: Delta ngatërrohet me gripin, 40% transmetueshmëri më të lartë se COVID, më të ulët vdekshmërinë! Shenjat, dhimbje koke, rrufë e grykë

    Shenjat me të cilat mund të dalloni se keni variantin Delta, Alimehmeti tha se janë dhimbje koke, rrufë dhe grykë.

    “Dhimbje koke, gryke dhe rrufë janë shenjat e deltë. Edhe sekrecione, temperatura janë shenja”, tha Alimehmeti.

     Ndërsa tha se Delta është i ngatërrueshëm me gripin e zakonshëm, theksoi se të vaksinuarit vetëm me një dozë dhe ata që e kanë kaluar natyrshëm COVID janë më të rrezikuar për t’u prekur.

    “Varianti delta i ngatërrueshëm me gripin e zakonshëm. Është me i lehtë se covid. Ka vdekshmëri më të ulët. Situatën kyçe e kemi më shumë te rastet e rënda se rastet e lehta skanë nevojë për asgjë. Të vaksinuarit me një dozë vaksine të rrezikuar nga Delta. Edhe ata që e kanë kaluar natyrshëm covid. Ata që e kanë kaluar në mënyrë natyrore kanë të njëjtin rrezik infektimi si varianti tjetër, sikur të mos e kishin kaluar. Te të vaksinuarit, ajo që ndryshon është se vaksina duhet e plotë me Deltën, të dyja dozat. Por po shkuan te terapia intesive situata e Deltas është e njëjtë me COVID”.

    Sipas Alimehmetit tashmë virusi duket se nuk ka më hapësirë për të krijuar variante të tjera superngjitëse.

    “Ne sot nuk jemi më në mars 2020, sot nuk janë të gjitha shtetet  njësoj disa shtete kanë nivele më të larta mbrojtjeje se disa të tjera. Gjithë pesha është sipër vaksinave. Te ne ka dhe një terren që është imuniteti natyror, plus vaksinat që i shtohen këtij terreni. Ne paguam një faturë me infektime të larta. Virusi nuk duket se ka hapësirë akoma për të krijuar variante të tjera superngjitëse. Mutacionte janë të njëjtat që ndodhin në të gjitha shtetet e botës, nuk duket se ka shumë hapësirë për të shtyrë më tej për transmetueshmërinë”.

    Duke nënvizuar se imuniteti natyror në Shqipëri është shumë i larta, Alimehmeti tha se duhet të presim një rritje rastesh në vjeshtë dhe dimër por që s’do të jetë një valë si ajo e vjeshtës e dimrit të kaluar.

    “Imuniteti natyror në Shqipëri është i lartë ndryshe nga Anglia ku bëjnë këto lloj studimesh. Ne do presim një rritje rastesh në vjeshtë dhe dimër por që shumë zor pritet që kjo të jetë një valë si ajo  e vjeshtës dhe dimrit tjetër”.

    Ndërkaq foli edhe për protestën e mjekëve që u zhvillua sot në shenjë revolte për arrestimin e 2 mjekëve të QSUT Serdi Memini, 34 vjeç, dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës.

    “Terreni është Shqipëria dhe shqiptarët dhe këto fenomene ndodhin në realitetin tonë në fusha të ndryshme. Unë jam mbrojtës i shteitt të së drjetës, e drejta duhet të imple,mentohet nga A te ZH, edhe për atë që e thyen edhe për atë që dënon atë që e thyen. Rregullon dhe ndëshkuesin. E vetmja gjë që kam pikëpyetje është pse masa e arrestit me burg, pastaj dënimi pezullimi,. Kur spërbën rrezikshmëri hetohesh në shtëpi, kurse arrest me burg kur sdo vrasësh njeri më duket e pashpjegueshme. Arrest me burg me duket e pashpjegueshme. Do hetohen dhe ndëshkohen nëse ka arsye. Ndëshkimi sduhet të jetë mbi atë që parashikon e drjeta penale. Ekziston korrupsioni pasiv dhe aktiv. Sipas shkakut është dhe pasoja, por ndëshkimi smund të jetë 10-fish më i lartë”, nënvizoi epidemiologu.

  • VIDEO

    Ndërkombëtarët 'luftë' Besim Hajdarmatajt në KPA, përfaqësuesi i ONM Theo Jacobs 'rezerva' për pasurinë dhe aftësitë profesional: Nuk keni hetuar, ky është turp

    TIRANË-Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, u tregua i ashpër me ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili sot u përballë me apelin e vettingut. Jacobs, në parashtrimet e tij, i kërkoi llogari Hajdarmatajt në lidhje me deklarimet e pasurisë, kur rroga i rritej vit pas viti, por deklarimet kishin qenë të njëjta, madje pas 2016-ës sipas Jacobs, kanë qenë pothuajse zero. Jacobs u tregua i ashpër edhe për aftësitë profesionale dhe pushimit të çështjeve që sipas tij Hajdarmataj kishte bërë.

     
  • VIDEO

    Rama, ultimatum policisë: 100 ditë kohë për të rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal! S'mund të ketë komisarë që luajnë me 2 porta, të zhduken dhe të nxirren para drejtësisë

    100 ditë kohë dhe asnjë më shumë për të gjithë strukturën e policisë së shtetit që të rikthehet në angazhim total, nga i pari te i fundit. Ultimatumi vjen nga Kryeministri Rama, i cili ua tha në sy sot drejtuesve kryesorë të kupolës së policisë dhe ministrit Çuçi të gjitha 'plagët' që kanë sot uniformat blu. Për Kryeministrin asnjë ditë më shumë nuk do të pritet që qytetarët të marrin frymë më të lehtësuar dhe që të çohen para drejtësisë të gjithë ata që sipas tij 'luajnë me 2 porta në policinë e shtetit' dhe që prishin imazhin e pjesë më të madhe të strukturës që është e ndershme.

  • VIDEO

    Emërimi i kreut të ri të AMA-s, PD: Kuvendi shpërfilli BE-në dhe zgjodhi Armela Krasniqin, SPAK të mos zvarrisë hetimet për të

    Partia Demokratike ka reaguar pas emërimit Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive.

    Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat, theksoi se vendimi për emërimin e kreut të re të AMA-s, ra ndesh, me kërkesat e OSBE dhe BE. Ajo theksoi më tej, se drejtimi në këtë linjë nga ana e kryeministrit Edi Rama, shkon në drejtim të kundërt me vullnetin e shqiptarëve.

  • VIDEO

    Arrestimet në Bashkinë Lushnje/ Report Tv zbardh dosjen, korrupsion dhe nepotizëm në tendera! Fitoi kompania me ofertën më të lartë, punimet i bëri një tjetër! Miq të kryebashkiakut Tushe

    TIRANË- Report Tv ka zbardhur dosjen e plotë të hetimeve që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë. Në dokument faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishtheëm dhe Bitaj.

    Nga sa mësohet për të kryer këto punime, në garë janë paraqitur 3 kompani BOE Avduli shpk dhe Bahas shpk, Hastiçi shpk dhe EuroAlb shpk. Në përfundim të afatit të paraqitjes së ofertave, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Margarita Gjermeni, ekonomiste, Gazmend Çela nëndrejtori dhe Xhemal Hasko përgjegjës i sektorit të ujitje të kullimit, kanë shpallur fituese kompaninë EuroAlb shpk që kishte paraqitur ofertën më të lartë 22.645.35. lekë pa TVSH me administrator Bujar Muratin. Këtu "hyn në lojë", kryebashkiaku Tushe dhe drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike Flamur Peqini. Nga hetimet rezultoi se edhe pse firma EuroAlb shpk kishte fituar tenderin, punimet dhe përfitimin real të të ardhurave, i kishte realizuar dhe përfituar paratë biznesmeni Ibrahim Lami. Ky i findit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Murati.

  • VIDEO

    Rama: Ka rishfaqje të korrupsionit tek Policia Rrugore! Forcat 'Shqiponja' po tejkalojnë rolin, arroganca e patolerushme

    Në takimin me përfaqësues të policisë, Kryeministri Edi Rama ka ngritur kritikuar ashpër disa sektorë në polici. Rama tha se është rikthyer korrupsioni te policia rrugore dhe i bëri thirrje SHÇBA që të reagojë.

    “Dua të falënderoj SHÇBA dhe ti përgëzoj për punën e tyre. K një rishfaqje të korrupsionit tek policia rrugore. SHÇBA duhet të reagojë. Nuk duhet të ketë presion mbi drejtuesit e automjeteve për marrjen e ryshfetit dhe është e patolerueshme që me gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, qytetarët të mos ndjejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën dhe qarkullimin rrugor, ky është fakt.”-tha Rama.

    Ai gjithashtu paralajmëroi lëvizje në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, duke nënvizuar se Forcat “Shqiponja” në jo pak raste kanë kapërcyer rolin e tyre duke i akuzuar për arrogancë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv