-
VIDEO
Telefonatat e qytetarëve parandalojnë tri aksidente rrugore! Arrestohet 33-vjeçari në Yzberisht, nuk iu bind policisë dhe përplasi një makinë! Vihen në pranga 14 drejtues mjetesh
Kontrolle intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë
-
VIDEO
Po shkonte për kontroll rutinë në një parcelë me dru, kamioni del nga rruga, ndërron jetë Drejtori i Pyjores
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushar në Maliq. Kamioni ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka ndërruar jetë Drejtori i Pyjores së Maliqit, Marsel Nazifi 38 vjeç.
-
VIDEO
Diskutime rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimit gjyqësor dhe rrugës së eurointegrimit, Gjonaj në takim me homologun e Maqedonisë së Veriut
Gjatë ditës së sotme, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bojan Marichikj.
Të dy ministrat biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin gjyqësor si dhe marrëveshjet aktuale të zbatueshme.
-
VIDEO
Nesër nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit! Udhëtimi i parë tregtar Zyrih-Kukës dhe Kukës-Zyrih
Nesër në orën 15:45 do të ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit. Fluturimi i parë bëhet nga Zvicra.
-
VIDEO
Sezoni turistik 2021, policia publikon masat e marra: Janë angazhuar 1607 punonjës policie, patrulla me biçikleta në plazhe, lokalet të respektojnë masat anti-COVID
Policia e Shtetit ka publikuar edhe masat e marra gjatë sezonit turistik të vitit 2021. Policia bën me dije se si rrjedhojë e masave të marra dhe e statusit të vendit tonë “si një vend i hapur dhe i sigurt” edhe përsa i përket pandemisë së COVID-19, për shkak të pritshmërisë së ardhjes së pushuesve vendas dhe të huaj janë angazhuar 1607 punonjës të Policisë
-
VIDEO
Zjarr në Vermosh të Malësisë së Madhe, flakët dalin jashtë kontrollit, rrezikohet kurora e gjelbër e zonës
Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në Vermosh të Malësisë së Madhe vijojnë të shkrumbojë hapësira të tëra me pyje, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarri ka rënë në kufirin me Malin e Zi, ndërsa rrezikohen qindra hektarë pyje, që është edhe kurora e gjelbër e zonës.
-
VIDEO
Paralajmërimi i Ramës për përplasjen me armë në ‘Bar Orange’, shkarkohet shefi i komisariatit të Sarandës! Veliu 'vë në rresht' zv.drejtorët e shefat e komisariateve
Pas paralajmërimit që kryeministri Edi Rama i bëri Policisë së Shtetit një ditë më parë, kryepolici Ardi Veliu ka thirrur në mbledhje zv.drejtorët dhe shefat e komisariateve dhe ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës Syrja Bello dhe në vend të tij është emëruar Klodian Kondi
-
VIDEO
Rama: Fatos Tushe do përjashtohet nga PS! Kryebashkiakët të mos përzihen me prokurimet ose ju çoj në SPAK! S'ka fonde për bashkitë që nuk kanë performancë të mirë
TIRANË- Pasi kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe u la në burg për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar nga Partia Socialiste, 2 ditë pasi vendosi ta shkarkojë nga detyra. Këtë Rama e ka bërë në sy të kryebashkiakëve të tjerë duke i paralajmëruar se partia nuk do të jetë një zyrë avokatie për askënd dhe se kushdo që abuzon me detyrën do të përballet i vetëm para drejtësisë.
Shkarkimi dhe përjashtimi i Tushes, Rama tha se janë masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit dhe nëse rezulton i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.
-
VIDEO
Arrestimi i kolegëve për ryshfet, mjekët në ditën e dytë të protestës! Stroni: Drejtësia në presion e merr vendime abuzive, distancohemi nga aktet korruptive
Mjekët e Spitalit të Traumës vijojnë ditën e dytë të protestës për për arrestimin e 2 mjekëve Serdi Meminit, 34 vjeç, dhe Ervin Sulajt, 45 vjeç, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës
-
VIDEO
Retë e zeza të tymit/ Kompanitë dhe njerëzit që fshihen prej 5 vitesh pas plehrave të Kavajës që digjen në Spille, pagesa miliona USD për pastrimin, mbeturinat nëpër fusha
KAVAJË - Zhvendosja e mbeturinave në vendgrumbullime të paligjshme, duke u vënë më pas flakën, siç ka ndodhur ditët e fundit ‘nën hundën’ e policisë dhe prokurorisë në Peqin, Spille dhe Gjirin e Lalzit, duke krijuar re të zeza tymi, ka përgjegjës konkretë.
Rrethi i përgjegjësve për këtë krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin qytetarëve, mjedisin, turizmin dhe imazhin e vendit, nis që nga kompanitë e kontraktuara nga njësitë vendore për pastrimin e qyteteve dhe njësive administrative përkatëse. Vijon me administratat e bashkive, të cilat duhet të monitorojnë kompanitë që paguhen me paratë publike për pastrimin, agjencitë e shumta për mbrojtjen e mjedisit, dhe policia, e cila ka detyrimin që të procedojë penalisht dhe referojë në prokurori shkelësit e ligjit.
-
VIDEO
Pickimet nga merimangat, mjeku: Më të rrezikshme se gjarpërinjtë! 15 raste gjithsej në spitalin e Fierit
FIER- Pickimet nga merimangat dhe gjarpërinjtë po kthehen në një fenomen shqetësues në këto temperatura të larta. Mjeku intoksikolog, Lulëzim Banushaj foli për ‘Report Tv’ duke shpjeguar se në spitalin e Fierit janë paraqitur 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarprit dhe nëpërkës. Mjeku u shpreh se pacientët janë paraqitur në spital në gjendje shoku, pa puls, pa tension e me dhimbje të forta trupi.
Fatmirësisht, deri më tani mjeku tha se nuk ka pasur asnjë humbje jete, por vetëm raste shumë të rënda, të cilat kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore nga bluzat e bardha të spitalit të Fierit. Ndërsa theksoi se spitali i Fierit e ka në dispozicion të gjithë kurën e nevojshme që përdoret në këto raste.
-
VIDEO
Dyshohet se rrëmbeu 12-vjeçarin ,del përpara gjykatës së Sarandës për masën e sigurisë
Bukuroshe Muharremi, ka dalë ditën e sotme para gjykatës së Sarandës ku pritet të njihet me masën e sigurisë. Report Tv VIDEO.
Del përpara gjykatës së Sarandës për masën e sigurisë Bukuroshe Muharremi, e arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i të miturve”. Sipas policisë ajo është konstatuar duke shfrytëzuar 12-vjeçarin nga Bathorja për të lypu