-
VIDEO
Çuçi: Policia në këtë dekadë do jetë model, do i japim fund kaosit me sistemin e adresave
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka premtuar se në këtë dekadë policia do të jetë model, teksa tha se do i jepet fund kaosit me sistemin e adresave.
‘’Aleati ynë mbeten njerëzit e zakonshëm. Policia këtë dekadë do jetë model, për sjelljen me ju, reagimin, polici komunitare ku njerëzit do të jenë të përfshirë në sigurinë e përbashkët.
Sot jemi ulur karshi partnerëve e agjencive europiane, nesër marrim drejtimet e operacioneve të përbashkëta për trafiqe e aktivitete kriminale. Kemi afruar 3 mijë të rinj e të reja në Polici. Do të ruajmë këtë trend të ri pozitiv, duke arritur në mesataren e BE. Vizioni ynë do të marrë jetë me infrastrukturë e logjistikë si asnjëherë më parë.
Do e bëjmë territorin ,rrugët e jetët tona më të sigurta. Do sofistikojmë më tej shërbimet dhe kufirin. Pikat kufitare janë fytyra e parë e miliona turistëve në vendin tonë. Pas 3 dekadave kaosi me sistemin e adresave, do të dijë kush jeton ku, për të rinovuar marrëdhënien me qytetarin, çdo qytetar do të ketë një adresë brenda vitit të parë të mandatit të tretë.’’- tha Çuçi.
-
VIDEO
Kongresi i PS/ Ruçi: I dashur Nano jemi krenar për ty! Me fat që kemi një lider si Edi Rama...nuk harron Metën
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, si një ndër emrat më të vjetër në PS, dhe nër themeluesit e kësaj partie, është treguar nostalgjik në fjalimin e tij, ku ka falënderuar figurat e parë që i janë bashkuar kësaj partie, mes tyre edhe Ilir Metën. Ai nuk ka lënë pa përmendur as Fatos Nanon dhe Edi Rama.
“Bijtë e mi unë nuk jam person që emocionohem kollaj dhe me fjalën e Megit mund t’ju them që jam shumë i emocionuar. Nuk jam për të mbajtur fjalim apo për historikun 30 vjecar të PS, por për të marrë fjalën dhe për të dhënë ashtu si kurse kolegët e mi, përshkruan emocionet e tyre në dokumentar. DO e ndaja në 2 periudha të ndara në 2005. Nuk po e them se si u themelua, u programua dhe se si u miratua familja jone politik. Ne u anatemuam si vetë PP, por nuk mjaftonte kaq. Të ishe socialist nuk ishte e modës. Flitej për shtet ligjor por vetëm Maliq kishte për socialist, flitej për ekonomi trego, por nuk kishte, flitej për shtet të së drejtës por të drejta për socialistët nuk kishte, kishte dhunë, arrestime që përfundoi me burgosjen e Nanos, kanë qenë vite të vështira, prandaj unë meqë jam ende këtu aktiv në jetën politike, do të përshëndes Kryesin 15 anëtarët e parë të PS, do të përshëndetja 3 nënkryetarët e parë. Do të përshëndesja, shumë figura të spikatura që janë marrë me programin e PS. Përshëndes 4 të parët që mbërritën në PS, mes tyre Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, përshëndet 28 deputetët e grupit të parë të PS me në krye Namik Doklen, kanë qenë 36, por 8 prej tyre nuk jetojnë më, ky ka qenë grupi më i mirë parlamentar që ne kemi pasur në 8 mandate parlamentare dhe së fundmi, do përshëndesja Fatos Nanon. I dashur Fatos, ne jemi krenar për ty për shumë gjëra pasi askush nga ne apo kundërshtarët nuk thonë dot që nuk je politikan, ne jemi krenar që të kemi pasur kryetar se je intelektual, i dashur Fatos. Shumë socialist nga 91-97 u persekutuan, por 4 vite burg i bëre ti se ishte kryetar i jonë. I dashur Edi, të kujtohet 2003 kur u shprehe dëshirën për të qenë kryetar shumë delegatë nuk të mbështetën e megjithatë ti qëndrove stoik, pasi ti e dije mirë që të bëhesh lider nuk mjafton ambicia dhe dëshira, por duhet edhe dëshira dhe dashuria e atyre për të cilat ti pate ambicien për t’u bërë kryetar i tyre dhe ajo erdhi natyrshëm në 2005 dhe ja ku jemi sot, kaq krenar si asnjë parti e majtë në Europën lindore me 3 mandate rresh fitimtare. Jemi me fat që kemi me fat një lider këmbëngulës, me ambicie, të vendosur e përkushtuar dhe të maturuar ”, tha Ruçi.
-
VIDEO
Përplasen dy kamionë me njëri-tjetrin, plagosen dy shoferët, njëri në gjendje të rëndë
Dy kamionë janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Krahës-Mallakastër dhe për pasojë njëri nga shoferët ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Shoferi është transmetuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së fshatit Krahës, gati 15 km në veri të Memaliajt Kamioni me targa 'TR 6451 G' po shkonte ne drejtimin verior të rrugës ndërsa është përplasur me maunen që vinte nga Tirana në drejtim të Kakavijës. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
Rama: Do krijojmë Këshillimin Kombëtar, qytetarët do pyeten për çështje madhore çdo 1 vit! Metamorfozë në administratë, fushatë 1 vjeçare për anëtarësime në PS
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në fjalën e tij në Kongres, disa nga pikat kryesore të mandatit të tretë qeverisës. Ai tha se do të krijohet Këshillimi Kombëtar, ku qytetarët do të pyeten për çështje madhore çdo 1 vit dhe takimi i parë do të bëhet në vjeshtë. Nga ana tjetër, ai ka bërë me dije se do të pësohet një metamorfozë në administratë, ku tha se do u jepet fund me emërimet politike, e ndërsa tha se do të hapet një fushatë 1-vjeçare për anëtarësime të reja në PS me më të studentët më të mirë që kanë studiuar brenda dhe jashtë vendit.
“Nuk nis në mandatin e tretë, por do e çojmë përpara duke filluar nga komunikimi publik, marrëdhënie me rivalët, por duke mos e harruar për asnjë çast marrëdhënien me publikun, me punë e përdistshme, dua që mandati i tretë të shënoj një hapje të re të Këshillit kombëtar, dua që populli të mos dëgjohet 1 herë në 4 vjet, por të dëgjohet të paktën një herë në vit, për çështjet me interes kombëtar ne do i ndajmë me popullin dhe do këshillohemi me të gjithë që do duhan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar, që do të jetë një institucion ndërveprimi me shkrim me të gjithë qytetarët e këtij vendi. Do përgatitemi që këtë vjeshtë të kemi Këshillimin e parë, platforma e bashkëqeverisjes të ngihet në një nivel të ri dhe ndërveprimi të marrë firmë dhe për çdo qytetarë që nuk merr përgjigje të ketë forcën ligjore që të mbajnë përgjegjësi. Nuk kam asnjë motiv më të madh për të dhënë nga vetja, dua që të bindem gjatë rrugës se kjo për ju nuk është diçka e bukur për t’u thënë, por vijë ndarëse mes të qenit socialist dhe tradhtarë i PD, ha[at që kemi hedhur në këtë drejtim janë domethënës, krahasuar me nga jemi nisur, por të pamjaftueshme për t’u ngjitur në maj. Do shtyjmë më fort përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e sektorit publik nga parazit dhe arrogancë të veshura me mbulime politike, që e bëjnë flamurin e PS të duket si leckat e gabit, dua që PS të hapet. Fushatë 1 vjeçare anëtarësime të reja, duke kërkuar më të mirë, duhet të hapim dyert e qeverisë, që nga kabineti i ministrave, të bordeve, departamenteve për vajza dhe djem të shkolluara jashtë shtetit dhe për vajzat dhe djemtë të shkolluar brenda shteti, që përballë injorantëve kërkojnë vetëm një shteg për të ikur nga Shqipëria. Nuk është nevoja që të kthehen në Shqipëri do të jetë i mirëpritur, por pandemia na ka provuar se për të punuar nuk ka nevojë që të jemi fizikisht, do të kryejmë një metamorfozë të administratës në një administratë hibride që prania fizike të mos jetë e domosdoshme, por edhe online", tha Rama.
-
VIDEO
Rama-Ruçit: Të ishin të gjithë 'konservator' si ti, politika e vjetër do ishte lënë pas me kohë
Në fjalën e tij në Kongres, Kreu i PS Rama vlerësoi maksimalisht rolin e Gramoz Ruçit për modernizimin dhe forcimin e socialistëve.
"Shumë e mendojnë Gramozin si një konservator, i cili rri aty në majë të Parlamenti si sfinks, pa gjuhë të huaja, pa Facebook, pa instagram dhe me të cilin më mirë të mos ngatërrohesh se të gjen belaja. Askush nuk e ka ditur e jo më ta gjejë Gramozin për 30 vjet me 2 kryetarë njëri nga më 'allasoj' se tjetri, njëri me anti parti se tjetri. Sikur Fatos Nano të mos kishte Gramozin që mbante rreshti dhe sikur të mos ishte Gramozi që më mbante mua PS do të ishte lëshuar me kohë e me vakt si 'shallvaret' e mia. Ishte edhe ai që të dyve ne, Fatosin më parë dhe mua më pas na ka dhënë sigurinë dhe mbështetjen që të hapnin shtigjet e reformave pa na ardhur stuhia e kundërshtive që përplasen te dera e shokut Gramoz dhe na jepnin neve mundësinë që të vijonim. Sikur të ishin të tërë konservator si Gramozi historia e politikës të së shkuarës do ishte lënë me kohë pas. O sa mirë do të ishte sikur shembulli i tij të ishte rregulli dhe jo përjashtimi në këtë familje. Të falënderoj nga thellësia e zemrës i dashur Gramoz, shumë i respektuari shoku Gramoz, dhe shumë i nderuari zoti Gramoz për gjithçka je. Unë të uroj labçe 'të na rrosh sa malet shoku Gramoz'", tha Rama.
-
VIDEO
Rama tregon si e mori vesh lajmin: Të mësojmë nga veprimi i Ruçit, të largohesh nga politika është art, inshAllah e kam dhe unë
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar si e ka marrë vesh për largimin nga politika të Gramoz Ruçit.
“S’kam bërë sa kam dashur, por asnjëherë nuk jam kursyer për të bërë çfarë kam mundur dhe çdo ditë që kalon ndihem më mirënjohës përpara kësaj familje, më i përulur para popullit të shqiptarisë, kam mbledhur këtu fjalët që janë krejt të pamjaftueshme, një falënderim të fundit për shokun e vjetër të armëve që në këto vite më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i kësaj familje në gëzime e hidhërime dhe në të tëra vite të kësaj rruge ka qenë ditë e përditë në krahun tim, Gramoz Rucin. Nuk dua t’ua fsheh se në takimet e fundit të takimeve të panumërta, Gramozi më tregoi vendimin e tij për t’u tërhequr, duke e njohur besoj që ishte një vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi dhe nga ai çast akoma nuk e gjej dot si do të mbushet boshllëku u largimit të tij. Pa këshillën e Gramozit do e kishim humbur për fajin tim disa prej ndeshjeve, e di që ai do mbetet këshilltari im më i besuat për strategjitë. Merakun e kam te boshllëku i madh të një eksperience të pashoqë.
Askush nuk është i pazëvendësueshëm e di, por e di që jo gjithkush është është lehtësisht i zëvendësueshëm. Të mësojmë të gjithë nga ky veprimi i tij, të dish të dalësh nga politika është art më vete, do Zoti ka kem dhe unë këtë art. Janë shumë vitet e punës që kemi ndarë mes nesh, që nga dita e zgjedhjes sime, nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar me ty dhe të jam mirënjohës”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama i falënderon të gjithë në këtë 30 -vjetor të PS-së, në veçanti Fatos Nanon: 'E vrava' por e gjeta prapë të rilindur
Në fillim të fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Kryeministri Rama gjeti rastin t'i falënderonte të gjithë për kontributin në PS. Ai e pati një falënderim të veçantë për Fatos Nanon.
"Kjo është ditëlindje e bukur. Kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30 por edhe shijen e veçantë të fitores së arritur për të tretën herë radhazi për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar. Faleminderit të gjithë atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe tiparet e mëdha të ndryshimit. Patjetër faleminderit liderit të parë të saj,. babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e 'vrava' dhe pastaj e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Faleminderit atyre që në emër të PS-së i shërbyen vendit në këto 30 vite. Mbi të gjitha faleminderit të gjithë anëtarëve të kësaj familjeve dhe kontribuuan gjatë kësaj periudhe 30-vjeçare shpresash, ndryshimesh të mëdha, ku jemi rrëzuar, jemi ngritur dhe kemi vazhduar të ringrihemi së bashku. Faleminderit Megi edhe për fjalët e tua dhe unë e besoj se nga atje lart Bashkimi po na ndjek i buzëqeshur dhe është si asnjëherë më parë krenar për ty. Faleminderit të gjithë atyre që na dhanë mbi 5 milionë e mbi 944 mijë vota në këto 30 vite", tha Rama.
-
VIDEO
Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika: S'ka moment më të mirë se në 30 vjetorin e PS
Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika.
“Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratone ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot kemi fituar këtë mandat të drejtë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falënderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Të falenderoj të gjithë”, tha Ruçi.
-
VIDEO
Përloten socialistët, video emocionuese në kujtim të Bashkim Finos! Vajza e tij i bashkohet partisë: Babai na la porosinë se 'askush tjetër veç PS-së nuk e bën Shqipërinë'
Një video e transmetuar e momenteve më të bukura të Bashkim Finos emocionoi dhe përloti të gjithë të pranishmit në Kongresin e Partisë Socialiste. Plot emocione doli dhe mbajti një fjalë edhe vajza e tij, Megi Fino, e cila njoftoi se do t'i bashkohet PS-së.
"Të dashur shokë dhe shoqe të babait tim të shtrenjtë. Siç e të gjithë ju e keni njohur ai jetonte me një familje të dytë, që ishte familja e madhe socialiste. Im atë ishte vetëm 30-vjeç kur u zgjodh qytetar i parë i Gjirokastrës. Një prej atyre plot gjërave që s'do ia harroj kurrë ishte se ne u rritëm për të qenë të mirë në shkollë dhe të sjellshëm në shoqëri. Unë isha vetëm 4-vjeç kur im atë u zgjodh në krye të qeverisë sepse vendi e thirri për kontributin e tij por e kujtoj shumë mirë se si ai e mbajti mbi supe barrën e frikshme të asaj periudhe të trazuar.
Pavarësisht detyrave të rëndësishme që pati në vijim ai i kujdes gjithmonë që ne të mos e harronim asnjëherë vlerën e punës dhe kontributin në shoqëri. Sot është dita t'ju rrëfej një sekret, me babain kemi pasur gjithnjë diskutime se e donte me patjetër që ai të bëhesha pjesë e juaja. Por ne na dukej e paimagjinueshme sa të shtonim në familjen tonë numrin e të angazhuarve brenda partisë.
Ai më solli këtu mes jush për të mos ikur më. Shpresoj që të jesh krenar me mua sot e përgjithmonë. Do të angazhohem me mish e me shpirt në këtë familje të madhe që paska qenë gjithmonë pjeë e familjes tonë të vogël.
Mbase nuk do ta mbush dot boshllëkun që ai la por ju garantoj se do të bëj gjithçka që të jap kontributin tim për Shqipërinë tonë. Siç e thoshte im atë: Po nuk e bëri PD kush tjetër mund ta bëjë këtë vend dhe përgjigja mbetet e njëjtë 'askush tjetër'", tha ndër të tjera Meg i Fino.
-
VIDEO
Live nga 'Air Albania' Kongresi i PS-së në 30 vjetorin e krijimit të partisë
-
VIDEO
Kongresi i PS, Nano: Kam besim se me Ramën në krye dhe me ndihmën e Zotit do të arrini shumë
Fjalimi i parë në Kongresin e PS-së, nisi me një njeri historik të kësaj partie, Fatos Nano.
“Bashkëmoshatarë, kështu ju quaja vitet e para, në vitet kur e bëmë PS forcë të parë Europiane, progresiste, sot jemi 30 vjeçar me apo pa thinja, në 3 dekada kemi mundur të ruajmë traditat më të mira, të përtërijmë vetveten dhe të ndryshojmë Shqipërinë, prandaj jemi e vetmja forcë politike që mendon globalisht dhe vepron lokalisht, formuam lidershipe të reja, pwrshwndetje EdI ta kalojmë stafetën nga etërit të bijtë, natyrshëm jemi infektuar nga sëmundje politike , mandati i tretë frymëmarrje e re ripërtëritëse, jam gëzuar për të arritje të jashtëzakonshme, le të vazhdojmë reformat për ta ngritur vendin në standardet e BE. Ky është misioni ynë historik dhe sfida jonë me kohën dhe vetëveten, askush tjetër nuk e arrin këtë mision. Rrofshi dhe qëllofshi në shenjë”, tha Nano.
-
VIDEO
Nuk i ndaloi postbllokut të policisë, makina pëson aksident në Vlorë, përplas një tjetër mjet dhe përmbyset në rrugë! 2 të plagosur
VLORË- Një situatë e pazakontë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës, ku një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili mëson se makina ka përplasur gjatë tentativës për t’u larguar dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.
Të plagosur kanë mbetur 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim.