-
VIDEO
Avokatët kundër planit të KLGJ për të shkrirë gjykatat! Avokatët në Tiranë e Lezhë: Një Gjykatë Apeli, jo eficient! Duhet të presësh deri në 5 vite një dosje
Projekti i Këshillit të Lartë gjyqësor për shkrirjen e gjykatave dhe krijimin e një apeli në vend është kundërshtuar edhe nga avokatët në Tiranë e Lezhë. Sipas avokatit e juristit Ilir Murati, shembulli se një apel nuk funksionon është në gjykatat administrative ku për 1 çështje të duhet të presësh deri në 5 vite.
-
VIDEO
'Maturantët kanë zë', vijon edhe ditën e sotme protesta për vështirësitë e provimit të matematikës
Me megafonë në dorë dhe me thirrjet 'Maturantët kanë zë' e 'Duam drejtësi' ka vijuar edhe ditën e sotme protesta për vështirësitë e provimit të matematikës. Fillimisht maturantët janë vendosur në rrugën e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu dhe qarkullimin e automjetve në atë zonë.
-
VIDEO
Në garë për kreun e PD, Agron Shehaj hedh votën e tij
Kandidati për kreun e ri të PD-së, Agron Shehaj ka hedhur votën e tij. Më parë ai ka bërë denoncime se zgjedhjet po kompromentohen.
-
VIDEO
'Në Durrës u shtua listë e re', Xhaferraj për akuzat e Shehaj: Një listë vjen nga Tirana me anëtarët dhe lista e dytë me emrat që votojnë me kartë anëtarësie
Kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj i është përgjigjur akuzave të kandidatit Agron Shehaj se në Durrës ka dy lista votuesish, Xhaferraj shprehet se ka dy lista, një që ka ardhur nga Tirana me 2900 anëtarët e PD dhe lista tjetër është ajo e emrave që mund të votojnë me kartën e anëtarësisë, të cilët lejohen të votojnë me kartë. Xhaferraj ka bërë që këto demokratë që votojnë me kartën e anëtarësisë janë në një listë të veçantë. Xhaferraj tha se atyre u fotokopjohet karta dhe se procesi është zhvilluar i rregullt deri tani.
-
VIDEO
Voton Sali Berisha
Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së, Sali Berisha ka votuar për drejtuesin e ri të PD.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD, voton Sali Berisha: I qëndroj deklaratës për t’u rikthyer në krye të partisë
Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar për kandidatin që do të drejtojë partinë në 4 vitet e ardhshme.
Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në procesin e votimit, ndërsa është pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Berisha tha se “është konsistent në deklaratat e tij”.
"Besoj se kjo nuk do të nxjerrë të ndarë, do ta nxjerrë të bashkuar, kandidatët i kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Që është krejtësisht normale, janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin. Të shohim se çfarë po bëjmë vetë për të organizuar shqiptarët, inkurajuar për ti mbledhur dhe për t’iu kthyer shpresën, besimin, se Shqipëria e bukura e dheut nuk meriton të largohemi, por meriton të punojmë me guxim të madh", tha më tej.
-
VIDEO
Gjendet një person i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë
Një person është gjetur i mbytur ditën e sotme në rezervuarin e Gjançit. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës dhe nuk dihen rrethanat e ngjatjes.
-
VIDEO
Mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout! Fluksi kaos në trafik, besimtarët: Ky vend bën mrekulli
12 dhe 13 qershori mblodhi në kishën e Shna Ndout në Laç mijëra besimtarë, të cilët kremtuan festën e këtij shenjti.
-
VIDEO
Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Ishmit: Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të Ishmit, në Durrës, e cila po ndërtohet nga e para, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 Nëntorit.
-
VIDEO
Aksident në superstraden Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Piraj të Lezhës
Aksident ne superstraden Lezhe-Shkoder, prane fshatit Piraj te Lezhes. Nje autoveture perplaset me nje mjet bujqesor (zetor). Nga aksidenti jane plagosur dy persona qe udhetonin ne makine.
-
VIDEO
Aksident rrugor në Fushë-Krujë, përplasen dy makina, mbesin 4 të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Fushë-Krujë, ku mjeti tip 'Benz' është përplasur me mjetin tip 'Opel'. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
-
VIDEO
Po ndërtonin pa leje lokal në plazhin e Pish Poros, arrestohet administratori i lokalit dhe 3 punonjësit e tij
4 persona janë arrestuar pasi po ndërtonin pa leje një lokal dhe po derdhin beton në bregdetin e plazhit Pish Poros në Darëzezë duke zaptuar hapësirën publike.