• VIDEO

    Dita nis me kthjellime, por pasditja sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

    Ditën e sotme priten alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare që do të dominojnë në zonat malore, por me kthjellime mbetet bregdeti. Pasditja sjellë sërish zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, por mbrëmja sjellë përmirësim të motit dhe dominim të kthjellimeve.

  • VIDEO

    ‘Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’, Veliaj me të rinjtë: Ta kthejmë në kartolinë të bukur për Shqipërinë! Soreca: BE e gatshme të mbështesë iniciativat rinore

    Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca zhvilluan një takim me një grup të rinjsh, pjesë e kalendarit të aktiviteteve “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj, ashtu sikurse dhe Soreca u bënë thirrje të rinjve të aktivizohen për këtë ngjarje të rëndësishme që zgjat 365 ditët e vitit të ardhshëm dhe do ta kthejë metropolin shqiptar në epiqendrën e të rinjve të Europës.

     
  • VIDEO

    Maturantët në Tiranë protestë pas provimit të Matematikës: Teza shumë e vështirë, pyetjet ishin marrë nga interneti! Të ulet pragu i pikëve

    Maturantët në Tiranë janë ngritur në protestë ditën e sotme, pas provimit të Matematikës, të cilin e konsiderojnë shumë të vështirë. Ata shprehen se pyetjet ishin marrë nga interneti ndërsa kërkojnë uljen e pragut të pikëve dhe rivlerësim.

    "Pyetjet ishin kopjuar nga interneti, nuk ishin bërë tamam, ishin të një niveli shumë të lartë provimi. Dëshirojmë që të ulet pragu i pikëve", tha një maturante.

    Një tjetër maturante akuzoi Ministrinë e Arsimit se i gënjyen dhe nuk e mbajtën fjalën se provimi do të ishte i thjeshtë dhe nuk do të përfshiheshin pyetje nga njohuritë e marra online.

    "Para dy muajsh kemi bërë mbledhje me ministren Evis Kushi dhe ajo na premtoi që nuk do futet në provim njohurit që kemi marrë online. Ky ka qenë një nga provimet më të vështirë në 5 vite, pse ne? Nuk ka të bëjë me notën, por faktin që na gënjyen e nuk i mbajtën premtimet, ministri e turpit. Do protestojmë deri sa të marrim drejtësi, kërkojmë përgjigje për një rivlerësim të provimit", u shpreh ajo.

  • VIDEO

    'Kemi mangësi në këtë fushë’, Rama bisedon me pilotin shqiptar dhe i ofron menjëherë punë: Je i dëshiruar të vish

    Mes aplikantëve të "Gati për Shqipërinë', ishte edhe një pilot, i cili për momentin punon në Arabinë Saudite si kapiten.

    Rama menjëherë i ofroi një vend pune pasi sipas tij, vendi ynë ka shumë mangësi në fushën e aviacionit.

    Biseda e Ramës dhe pilotit:

    Piloti: Punoj në Arabinë Saudite si kapiten, kam mbaruar studimet për pilot, jam i gatshëm të ndihmojë në fushën e aviacionit.

    Rama: Je shumë i dëshiruar të vish sepse është një fushë dhe një profil që kemi kemi mangësi. Sapo të gjejmë një aeroplan, ti si fillim do përfshihesh në punët e aviacionit.

  • VIDEO

    'Teza e matematikës ishte e vështirë’, maturantët në Tiranë, Durrës e Shkodër në protestë: Na thanë se nuk do bëhen në provim njohurit që kemi marrë online

    Maturantët në Tiranë, Durrës e Shkodër kanë dalë për të protestuar për vështirësinë  e provimit të matematikës duke thënë se teza ishte e formuluar gabim dhe me tendencë dhe se një notë e keqe do të penalizojë të ardhmen e tyre për degën që duan.

    Në Tiranë maturantët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit , të cilët janë ulur në rrugë dhe me pankarta nëpër duar protestojnë në rrugë.

  • VIDEO

    Rama befasohet nga CV e aplikantes, e fton në kryeministri, por nuk i kursen batutat: Prit me entuziazmin se mos zhgënjehesh

    Etleva Gjonçaj, aplikante në platformën "Gati për Shqipërinë', ka befasuar jo pak kryeministrin Edi Rama me CV e saj dhe dëshirën për të dhënë sa më shpejt kontributin e saj për Shqipërinë.

    Rama e ftoi që sot në kryeministri, për të shpalosur më tej idenë e saj, e ndërsa Gjonçaj tregoi entuziazmin e saj, Rama nuk kurseu batutën ku i tha të qetësohej pasi edhe mund të zhgënjehej.

    Dialogu:

    Aplikantja: Unë quhem Etleva Gjonçaj. Kam mbaruar dhe kam titull akademik nga tri universitete në BE. Dua të jap kontributin tim por edhe entuziazmin dhe pasionin, sidomos për projektet për Integrimin. Jam e gatshme të bashkëpunoj që nesër.

    Edi Rama: Që sot jo që nesër.

    Aplikantja: Ok që sot.

    Edi Rama: Sot në 17:00 në kryeministri.

    Aplikantja: Me shumë dëshirë faleminderit, është një moment shumë i veçantë...

    Edi Rama: Jo prit, se mos zhgënjehesh prit njëherë

  • VIDEO

    Maturantët u ankuan për vështirësinë e testit të matematikës, ‘Arsimi’: Teza e nivelit mesatar, s’kishte asgjë jashtë programit

    Qendra e Shërbimeve Arsimore tha se teza e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor, ishte e nivelit mesatar dhe se nxënësit e mirë nuk kanë pasur asnjë vështirësi. Pas përfundimit të testit të Matematikës, maturantët u shprehën se hasën vështirësi në zgjidhjen e tezës dhe shumë gjëra nuk i kishin bërë duke marrë parasysh që viti shkollor ka funksionuar më së shumti online për shkak të pandemisë.

  • VIDEO

    'Gati për Shqipërinë', aplikanti francez që tërhoqi vëmendjen e Ramës me shqipen tij absolute: Me shqiptare je martuar? E flet gjuhën si frëngjishten

    Gjatë bashkëbisedimit të Ramës me disa prej aplikantëve të nismës “Gati për Shqipërinë”, zhvilloi një bisedë shumë interesante me një francez i cili kërkon të kontribuoi në Shqipëri në fushën e logjistikës.

    Shqipja absolute e francezit tërhoqi vëmendjen e Ramës i cili e pyeti menjëherë se ku e ka mësuar gjuhën, duke shkëmbyer disa batuta me të riun.

    Biseda e Ramës me francezin:

    Francezi: Unë jam francez në fakt. Jam kualifikuar me një master në fushën e logjistikës në Francë. Mbas kësaj kam punuar disa vite në Shqipëri. Fakti që kam një eksperiencë logjistike me lidh shume me fushën transporti kështu që me zhvillimin e territorit, politikat e transportit, transportit publik.

    Rama: Po këto shqipen nga e ke

    Francezi: E kam mësuar në Shqipëri

    Rama: Në punë e ke mësuar këtë?

    Francezi: Në punë

    Rama: Me shqiptare je martuar

    Francezi: Po me shqiptare

    Rama: Aaa, e flet shqipen si frëngjishten.

  • VIDEO

    'Gati për Shqipërinë', Rama bashkëbisedim me aplikantët: Do hapim një segment të administratës për nëpunës publik dixhital

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po diskutohet për një reformë për ata që do të duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, por nuk duan të kthehen në Shqipëri, duke hapur një segment të administratës për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia.

  • VIDEO

    Pas 10 ditëve, ndërtohet ura e Darzezë, gati për kalimin e banorëve

    Pas 10 ditësh të izoluar, banorët e fshatit Darzezë në Fier, tashmë mund të lëvizin lirshëm. Forcat xheniere të ushtrisë kanë përfunduar sot ndërtuar tashmë urën metalike “Bailey”.

  • VIDEO

    Rrufeja vret 250 krerë bagëti, dele e dhi, në Mirditë, shpëton çobani

    250 krerë bagëtish të imta, dele, dhi, keca e shqerra kanë ngordhur pasi rrufeja ka goditur tufën e tyre në fshatin Zaj të Mirditës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ku vendi u përfshi nga një stuhi shiu, bubullima e rrufe. Fatmirësisht ka shpëtuar çobani Prena Buruku, i cili nuk ka mbetur i lënduar.

    Dëmi ekonomik është i madh, ndërsa bagëtitë e ngordhura janë ende në mal, pasi autoritetet përkatëse nuk kanë shkuar për t’i groposur.

  • VIDEO

    Gjonaj takim me prokurorë e gjyqtarë në Shkodër: Paanësia e vendimeve tuaja, thelbi i drejtësisë! Qytetarët dhe partnerët tanë presin rezultate

    Ministrja Gjonaj dhe partnerët ndërkombëtarë zhvilluan një takim me gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave dhe prokurorive të Rrethit dhe Apelit Shkodër. Gjonaj theksoi rolin e gjyqtarëve në procesin e ndihmës ligjore falas. Ministrja theksoi se ky takim u shërben përpjekjeve dhe angazhimit në përparimin e arritjeve, përparësive dhe objektivave të vendosura për reformën në Drejtësi, por edhe për të bashkërenduar proceset e ndërsjella të punës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv