-
VIDEO
Sapo u rizgjodh por telefonuesi e thotë me bindje: Basha dorëhiqet në shtator e PD-në e merr Berisha
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së. Një telefonues habiti jo pak kur parashikoi se Basha në shtator dorëhiqet nga drejtimi i partisë dhe PD-në e merr sërish Berisha.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 14 qershor 2021, Rizgjedhja e Bashës në krye të PD-së.
Telefonuesit komentojnë mandatin e tretë të Lulzim Bashës në krye të PD-së dhe thonë se sa të drejtojë ai opozitën PS mbetet në pushtet.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 14 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga me 81% te votave Basha rizgjidhet ne krye te PD te grotesku dhe media e deri tek Holanda te ben me zemer, Anglia merr hak.
-
VIDEO
Promovimi i turizmit, policia e Ballkanit Perëndimor zbarkon në Shkodër
Promovimi i turizmit në rajon, ka bërë bashkë efektivë të policisë të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Mali të Zi. Me motoçikleta nën logon e policisë, më shumë se 100 efektivë policie kanë mbërritur në Shkodër në kuadër të promovimit të resurseve të turizmit në rajon. Kryetarja e “IPA SKODRINON”, në Shkodër, Edra Beci, u shpreh se ky aktivitet vjen në kuadër të bashkëpunimit që ekziston mes vendeve. Për Kryetarin e IPA Maqedoni, Stefan Dimovski, këto aktivitete u penguan për shkak të pandemisë, por falë shifrave në ulje, tashmë janë gati një sërë bashkëpunimesh mes dy vendeve. IPA është një organizatë policore me mbi 80 shtete, ndërkohë që edhe Shqipëria është bërë pjesë e saj.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD/ Del rezultati paraprak, Lulzim Basha fiton me 81% të votave në të gjithë vendin! I dyti renditet Shehaj! Kundërshtarët: Maskaradë elektorale
Demokratët tashmë e kanë vendosur. Përballjen e radhës kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës do ta bëjnë sërish me Lulzim Bashën, edhe pse vijnë nga 4 humbje radhazi. Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ashtu si rivali i tij politik ka arritur të marrë një mandat të tretë, pasi është konfirmuar bindshëm në krye të partisë së tij për herë të tretë radhazi me 81% të votave. Pas tij më i votuari ndër kandidatët është renditur Agron Shehaj me 14.8%. Ndërkohë që Fatbardh Kadilli ka fituar 1.8% të votave dhe Edit Harxhi ka marrë 2.4 %.
-
VIDEO
Magjia e Karnavaleve çel sezonin turistik në Korçë
Festivali ndërkombëtar i Karnavaleve prej vitit 2008 çel sezonin turistik veror në qytetin e Korçës. Tradita e hershme e kësaj feste pagane është ruajtur me fanatizëm nga vetë korçarët duke e kthyer kështu në festën simbol të qytetit. Karnavalet gjithmonë i sjellin Korçës feste, ngjyra, argëtim, humor por përmes tyre dinë të përcjellin edhe mesazhe të veçanta. 25 grupe dhe 400 persona me kostume dhe tematika te larmishme ne mënyrë te organizuar kane performuar në çdo kënd të qytetit, ndërsa nuk mund të mungonin të ftuarit special si trupa e Shkupit, Durrësit dhe Tiranës. “Është ndoshta një nga festat më të mëdha të Korçës. Ne kemi pasur 500 persona të veshur Karnaval”, u shpreh një pjesëmarrës. “Atmosfera është e jashtëzakonshme. Po thoja sikur jam në një ëndërr dhe nuk po zgjohem dot”, tha një pjesëmarrës në karnavale. “Nuk është nevoja thjesht të jem një “Karnaval”, por dua të përcjell diçka përmes veshjes time”, tha një tjetër. Në ketë magji karnavalesh interesi i qytetareve ka qenë i jashtëzakonshëm. Jo vetëm fëmijë e të rinj, por dhe zonja e zotërinj kane rrëmbyer maskën për të shkrepur një kujtim në "Karnaval". “Do jemi vit për vit në Korçë ne Kolonjarët”, tha një kolonjar. “Për mua është një kënaqësi shumë e madhe që të kthehet Karnavali në Korçë”, u shpreh një pjesëmarrës në karnaval.
-
VIDEO
Takim me Sekretarin e Shtetit në Bruksel! Nënshkruhet marrëveshja, koordinim SHBA-Shqipëri për teknologjinë 5G! Blinken-Ramës: Ju po vendosni një shembull të mirë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi i rëndësishëm ka filluar rreth orës 17:30 në Bruksel. Në përfundim të takimit është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.
Ky është takimi i parë që Sekretari Blinken zhvillon me drejtues të shtetit shqiptar pas vendimit ekstrem që firmosi për të shpallur 'non grata' ish-Kryeministrin Sali Berisha.
-
VIDEO
Lezhë, banorët e lagjes ‘Spitali’ jetesë mes ujërave të zeza! Vërshojnë në rrugë, problematika prej 1 viti
Prej më shumë se një viti banorët e lagjes ‘Spitali’ në Lezhë jetojnë mes ujërave të zeza që kanë vërshuar në rrugë. Sipas tyre problematika është shfaqur me nisjen e punimeve të rindërtimit të maternitetit të qytetit. Ndërsa pavarësisht ankesave ende nuk ka marrë zgjidhje kjo situatë.
Jetesa në lagjen e ‘Spitalit’ në qytetin e Lezhës është bërë mjaft e vështirë dhe e rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe vërshuar në rrugët dhe rrugicat e kësaj lagje.
Kjo situatë vijon prej gati një viti, duke shkaktuar erë të rëndë dhe ndotje në këtë zonë. Banoret thonë se problematika është shfaqur me nisjen e punimeve për ndërtimin e maternitetit të qytetit. Pavarësisht ankesave në institucionet shtetërore, problemi sipas banorëve ende nuk ka marrë zgjidhje.
-
VIDEO
Degradon rruga në Fushë-Milot të Kurbinit, aksi rrugor është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve
Lëvizja në rrugën e fshatit Fushë-Milot të Kurbinit është kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve. Segmenti rrugor me gjatësi 3 km ka pësuar dëmtime në të gjithë gjatësinë, ku asfalti u ka lënë vend gropave. Banoret thonë se kjo situatë vijon prej kohësh, ndërsa fajësojnë bashkinë e Laçit për mungesë mirëmbajtje. Kjo rrugë ka vite që është në gjendje shumë të keqe. Premtojnë sa herë vijnë të marrin votat, ikin dhe rruga mbetet në këtë gjendje, edhe ferrat e kanë zënë, askush nuk vë dorë.’- tha një qytetar. ‘Premtimet janë bërë por të shohim tani. Bari pa prerë anash rrugës. Është e keqe fort.’- tha një tjetër. Problem mbetet dhe bimësia e zhvilluar në dy anët e rrugës e cila ka bllokuar pamjen, duke u kthyer në burim aksidentesh. Ky segment rrugor u shërben fshatrave Shullaz dhe Fushë-Milot.
-
VIDEO
Thyen arrestin shtëpiak dhe gjendet i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë! Identifikohet 25 vjeçari, dyshohet se është goditur me një mjet të fortë
KORÇË- Thyen arrestin shtëpiak dhe gjendet në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë. Bëhet fjalë për Fridman Xhaferraj, 25 vjeç i cili në datën 21 maj është liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës. Xhaferraj ishte i akuzuar për zjarrvënie të pronës së tjetrit, përfshirë 3 makina pranë një qendre tregtare. Burime të sigurta thanë se në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja të shumta dhune në trup dhe kokë, ç'ka tregon se 25-vjeçari para se të hidhej në ujërat e Rezervuarit të Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër. Policia shprehet se po punohet për sqarimin e gjithë dinamikës së ngjarjes.
"Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes", shkruhet në njoftimin e Policisë.
-
VIDEO
Turizmi nis 2021 me rënie! INSTAT: janar-mars turistët shpenzuan 240 mln € në Shqipëri, 106 mln euro më pak se në 2020
Industria e turizmit e ka nisur vitin 2021 me humbje krahasuar me vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se në tremujorin e parë të këtij viti turistët kanë harxhuar në Shqipëri 240 milionë euro, me një rënie prej 106 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.
Pasojat e pandemisë COVID-19, duket se do të duhet kohë për ti kapërcyer industria e turizmit. Edhe viti 2021 ka nisur me humbje, pasi turistët kanë shpenzuar në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit 240 milionë euro me një rënie prej 106 milionë eurosh, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë të 2020 shpenzimet nga turistët ishin 346 milionë euro.
-
VIDEO
Humbi jetën në det, pushuesit protestë në Velipojë: Ambulanca erdhi me vonesë, mungojnë rojet
Pushuesit në Velipojë janë ngritur në protestë pas vdekjes së një 50-vjeçari pasditen e së shtunës për shkak të një ataku kardiak teksa lahej në det. Ata thonë se shkak i ngjarjes së rëndë u bë vonesa e autoambulancës, por edhe mungesa e rojeve bregdetare. Ata akuzojnë shërbimet mjekësore se kanë ardhur një orë me vonesë në vendin e ngjarjes, duke humbur të gjitha shpresat që 50-vjeçari të mbijetonte.