-
VIDEO
Nis votimi/ 75 mijë anëtarë zgjedhin sot kreun e ri të PD, Basha në garë përballë Harxhit, Shehajt dhe Kadillit
Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do të votojnë ditën e sotme duke nisur nga ora 08:00 deri në orën 19:00 për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Agron Shehajn, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, për kryetarin e partisë që do ti udhëheqë në betejat e 4 viteve të ardhshme, deri pas zgjedhjeve parlamentare të 2025
-
VIDEO
Kremtohet Festa e Shna Ndout! Trafik i rënduar, besimtarët: S'bëhet fjalë të kthehemi pas
LAÇ- Kulmon sot në mbrëmje dhe mëngjesin e ditës së nesërme pelegrinazhi i 13 javëve në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Gjatë gjithë ditës së sotme mijëra pelegrinë i janë drejtuar vendit të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati. Shumë prej tyre e kalojnë natën pranë ambjenteve të kishës.
-
VIDEO
Kongresi i PS/ Fjalimi i plotë i Gramoz Ruçit
-
VIDEO
Kongresi i PS/ Vajza e Bashkim Finos realizon dëshirën e babait, bëhet pjesë e socialistëve, Ruçi tërhiqet nga politika! Rama: Pa Gramozin shumë beteja do i kishim humbur
TIRANË- Gramoz Ruçi tërhiqet përfundimisht nga politika pas 30 viteve në PS, teksa socialistëve i bashkohet vajza e të ndjerit Bashkim Fino, Megi. Më ketë mesazh, të ndryshimit të brezave, largimit të një gjenerate që dha çdo kontribut dhe të një brezi të ri me pritshmëri të mëdha, nisi Kongresi i PS-së i cili zgjati plot 180 minuta.
Në këtë ditë të rëndësishme, që festohet dhe 30-vjetori i kësaj force politike, nuk mungoi Fatos Nano, një nga figurat simbol të socialistëve i cili ishte i bindur se me Edin dhe bekimin e Zotit, socialistët do arrinin shumë, siç ishte dhe mandati i tretë radhazhi, teksa pati edhe një urim për ta “Qëllofshi gjithmonë në shenjë”.
-
VIDEO
Edi Rama: Shqipëria 2030 është misioni ynë, mandati i tretë drejt një kapërcimi historik për ta bërë këtë vend një shtet të denjë evropian
*Fjalimi i plotë i Kryemininistrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste në 30 vjetorin e saj
Gëzuar 30 vjetorin Partisë Socialiste të Shqipërisë! Kjo është një ditëlindje e bukur. Ҫdo ditëlindje është një ditë e bukur në kalendarin e vitit, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e veçantë të fitores së sapoarritur të zgjedhjeve të treta radhazi për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste shqiptare. Faleminderit edhe një herë të gjithë atyre që punuan fort për të këtë arritje dhe shkruan një faqe kaq të veçantë në historinë e familjes sonë të madhe politike.
-
VIDEO
Manastirliu në Kongresin e PS: Programi për ngritjen në një tjetër nivel të shëndetësisë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë me dije objektivat madhor të programit të mandatit të tretë për ngritjen në një tjetër nivel të sektorit shëndetësor.
"Ka ardhur momenti ta ngremë në një nivel të ri shërbimin ndaj pacientit me zbatimin e autonomise spitalore. Fillojmë me Spitalin Memorial të Fier dhe më pas e eksportojmë këtë model kudo në Shqipëri. Brenda 2025, do të krijojmë katër Polet Spitalore që do të bëhen Qendra të referencës diagnostikuese dhe trajtuese në katër rajonet e vendit. Do të ngremë 10 qendra model të mjekësisë familjare, me shërbime të integruara socio-shëndetësore, me fokus problemet e shëndetit mendor, shërbimet për fëmijët dhe të rinjtë, dhe kujdesin paliativ brenda vitit 2024. Do të konsolidojmë Platformën e Integruar të Shëndetësisë Digjitale, që zgjeron sistemet e shëndetësisë elektronike, sistemet e përgjigjes ndaj epidemive, sistemet e menaxhimit të shërbimit farmaceutik dhe rrjetin e Telemjekësisë dhe konsultave ambulatore në çdo nivel shërbimi. Do të ndërtojmë Programin Kombëtar të mjekësisë së specializuar të lëvizshme, me qëllim që, qytetarët dhe në zonat më të thella të vendit të kenë akses periodik në shërbimin shëndetësor", deklaroi Manastirliu.
Duke folur për investimet në shëndetësi, Manastirliu tha:
“Kantieri i shëndetësisë nuk do të ndalet dhe do të finalizojmë gjatë këtij mandati projektet e mëdha të ndërtimit të Spitalit të ri Sëmundjeve të brendshme në QSUT, Spitalit pediatrik ne Tiranë, Spitalit Infektiv, Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, Spitalit pediatrik në Elbasan dhe Spitalit Rajonal të Kukësit. Viti 2025 do ta gjejë tërësisht të rehabilituar infrastrukturën e të gjitha qendrave shëndetësore dhe ambulancave, në çdo cep të Shqipërisë”.
Manastirliu tha se vaksinimi antiCOVID do të vijojë, derisa qytetari i fundit të vaksinohet.
“Sot, kur ne i afrohemi shifrës së 1 milion vaksinimeve, nuk kemi thjesht 1 milion qytetarë më të mbrojtur. Sot ne kemi garanci të shtuara për biznesin, për turizmin, për ekonominë tonë. Prandaj do të vazhdojmë pa u ndalur, sipas një plani të mirëmenduar, deri kur të kemi vaksinuar edhe qytetarin e fundit, për t’i dhënë goditjen finale virusit, dhe për t’iu rikthyer plotësisht normalitetit”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.
-
VIDEO
4 orë në trafik, besimtarët: S’bëhet fjalë të kthehemi, do shkojmë te Kisha e Laçit
Qytetarët shprehen të bindur që të shkojnë te Kisha e Laçit, përtej trafikut të rënduar. Një qytetare ka 4 orë që pret në trafik., por kjo nuk do e kthejë pas, thotë ajo për mikrofonin e Report Tv.
“Erdhëm nga Kisha po shkojmë në shtëpi, ka shumë trafik, kemi 20 minuta që po presim këtu, dita e Shna Ndou na ndihmoftë”, tha një qytetar.
“Kemi 4 orë, vijmë nga Berati, është vend i mirë, ndonëse ka trafik do shkojmë”, tha një tjetër qytetare.
Kam 4 orë, do shkoj në Kishë, vij nga Burreli, trafiku fillonte që nga Tirana, s’bëhet fjalë të kthehemi”, shprehet një tjetër.
-
VIDEO
Ahmetaj prezanton 5 shtyllat kryesore të programit ekonomik: Në qendër familja! 150 mijë vende të reja pune dhe dyfishim të ardhurash
Në prezantimin e shtyllave kryesore të ekonomisë, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se në qendër të këtij programi të mandatit të tretë është familja.
“Vizioni ynë përtej mandatit të tretë, të “Shqipërisë 2030” mbështetet në pesë shtylla që janë; Rimëkëmbja e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia të cilën e mundëm. Mirëqenie për të gjithë, rritje ekonomike me ritme të shpejta dhe të qëndrueshme; Modernizimi për zhvillim, turizmi, teknologjia dhe shërbimet; Investimi te familja, fëmijët, themeli ku qëndron e ardhmja Shqipëri e fortë me një shoqëri të drejtë” tha ai. Punësimi nëpërmjet investimeve të vendit dhe të huaja. Mbështetjes në inovacion, teknologji, sipërmarrjes së vogël do të bëjë të mundur që në 4 vitet që vijnë të kemi 150 mijë vende të reja pune, të paguara më mirë’ tha ai.
-
VIDEO
'Në zgjedhjet lokale do përmirësojmë rezultatin e 25 prillit', Balla-Kryebashkiakëve socialisë: Nuk ka kohë për pushime verore
Sekretari i përgjithshëm i Partië Socialistë, Taulant Balla tha se do i bëhët një analizë zgjedhjeve të 25 prillit me qëllim që të përmirësoht rezultati dhe të marrin përsëri një fitore në zgjedhjet lokale. Balla kishte një thirrje për kryetarët e bashkive që duhet të punojnë për të përmirësuar rezultatin dhe se nuk do të ketë pushime verore për ta.
"Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023 dhe ato parlamentare në vitin 2025. Në të gjitha qarqet ne duhet të përmirësojmë dhe ri-organizojmë përbërjen dhe strukturën tonë organizative. Do të jetë Komisioni i Posacëm i Ri-organizimit, i cili me shumë objektivitet do të prodhojë raportet analitike të rezultateve ndër vite dhe në marrëdhënie më objektivin elektoral, por është evidente që kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në cdo cep të territorit. Ky Kongres është një moment i rëndësishëm në një hapje të re, që PS të jetë e mirë për të gjithë të tjerët, me fokus në thellimin e barazisë gjinore, në përthithjen e sa më shumë të rinjve, në vendosjen e piketave tona organizative për zgjedhjet vendore pas dy viteve, për të cilat kryetarët e bashkive dhe anëtarët tanë të këshillave bashkiake duhet ta kuptojnë se kohë për pushime verore nuk ka", u shpreh Balla.
Ndërkaq Balla shprehu mirënjohjen e për punën e Gramoz Ruçit i cili vendosi të tërhiqet nga politika. Sipas tij, Ruçi është i vetmi politikan që iku si fitues.
"Mirënjohje shumë të thellë shoku Gramoz për kontributin e pandërprerë nga 12 qershori i 1991. E si gjithmonë siç di ta bësh ti edhe sot vendose një standard, do jesh i vetmi politikan që unë njoh që ikën si fitues. E meqë ty të pëlqen Milani u përpoqa të gjej një krahasim me Arrigo Sacchi, po për mua je José Mourinho", tha Balla.
-
VIDEO
Pelegrinazhi tek Kisha e Shna Ndout, krijon trafik prej 3 orësh në Laç
Pelegrinazhi tek Kisha e Shna Ndout krijon trafikun në Laç. Prej 3 orësh vijon radha e automjeteve nga autostrada deri në qytet. Shkak për këtë situatë është bërë dhe procesi i rindërtimit nga tërmeti në këtë qytet.
-
VIDEO
Pas ritualit të 13 të martave mijëra besimtarë do të kalojnë sonte natën në kishën e Laçit! Kremtohet Festa e Shna Ndout
Kulmon sot në mbrëmje dhe mëngjesin e ditës së nesërme pelegrinazhi i 13 javëve në Kishën e Shna Ndout në Laç. Gjatë gjithë ditës së sotme mijëra pelegrinë i janë drejtuar vendit të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati. Shumë prej tyre e kalojnë natën pranë ambjenteve të kishës. Report Tv sjell pamje nga Kisha e Shna Ndout ku qindra makina në radhë i drejtohen kishës. Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfarojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë. Ndryshe nga një vit më parë ku besimtarët e kanë mbajtur pelegrinazhin nën masat anti-COVID, këtë vit ata janë më të lirë pasi lejohen grumbullimet. Rituali i 13 të martave: Peleginazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti. Për 13-të të marta, besimtarë të shumtë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe me lutje të veçanta sfidojnë fatin e tyre, duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout. Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar. Të gjithë besimtarët përshkojnë këto pjesë të shenjta të pelegrinazhit me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit në vendin për të cilin mendohet se ka kaluar Shna Ndou.
-
VIDEO
Balluku jep lajmin e mirë: Linjë e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se do të ndërtohet një linjë e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi.
"Përveç linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë Tiranë-Rinas-Durrës, e cila ka marrë rrugë tashmë, do të vijë edhe linja e re Pogradec-Korçë-Greqi, e cila do të bëjë shumë më të leverdishme dhe të shpejtë lëvizjen e mallrave dhe pasagjereve në drejtim të Greqisë, Bullgarisë, Turqisë, por dhe Maqedonisë së Veriut përmes degëzimit në Lin, duke jetësuar kështu Korridorin e VIII-të.
Ndërsa lidhja me Malin e Zi do të realizohet nëpërmjet rehabilitimit të hekurudhës Vorë – Han i Hotit. Të gjithë këto projekte përforcojnë njëri-tjetrin dhe ndërthurren duke krijuar organikisht nyje në pika kyçe të territorit shqiptar", tha Balluku.