-
VIDEO
Azerbajxhan/ Koçiu në Forumin Botëror Urban 2026: Të projektojmë qytetet e së ardhmes
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026, (World Urban Forum 2026), në Baku, Azerbajxhan, ku mesazhi kryesor që ndau ishte vizioni dhe përvoja e Shqipërisë mbi ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta, si përgjigje ndaj sfidave globale në rritje të urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike.
-
VIDEO
Izraelitët e arrestuan teksa po çonte ndihma në Gaza, postimi i fundit i Baki Goxhajt në bordin e anijes! Kritika Ramës për marrëdhëniet me Netanyahun
Shqiptari Baki Goxhaj, është arrestuar nga pala izraelite në ujërat ndërkombëtare teksa ndodhej në bordin e anijes humanitare ‘Sumud’ për të dërguar ndihma në Gaza.
-
VIDEO
Shkëputet një pjesë e fasadës së një pallati në Durrës, bie mbi një automjet! Rrezikohen kalimtarët
Një pjesë e suvasë është shkëputur nga fasada e një pallati në Durrës, duke rrezikuar edhe jetët e kalimtarëve që qarkullojnë në rrugë. Pjesa e shkëputur nga fasada ra mbi një automjet të parkuar aty pranë dhe fatmirësisht nuk shkaktoi probleme në njerëz.
-
VIDEO
Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Ja si u vodhën në pak sekonda 7 mln euro bizhuteri, autorët thyejnë banakun e çekiç e kallash
Autorët janë larguar me 7 mijë euro bizhuteri të vjedhura ndërsa në video shihet sesi autorët thyejë xhamat me çekiç e kallash.
-
VIDEO
Atentat të riut që theu arrestin shtëpiak në Shkozë, plagoset gabimisht polici! Dy autorët në kërkim, shkak i sherrit një borxh! Efektivi pezullohet nga detyra
Fqinji i efektivit, Kledi Spaja, kishte thyer arrestin në shtëpi. Policia ka shpallur në kërkim Aldo dhe Ali Likën, me të cilët dyshohet të ketë pasur konfliktin. Agjenti Anxhelo Kumaraku është pezulluar nga detyra dhe është nën hetim disiplinor.
-
VIDEO
Raporti/ Në 2025-ës u zbardhën 7 skema pastrimi parash, dominojnë në pasuri të paluajtshme dhe mallrat e luksit! Rasti i 18-vjeçares që bleu vilë 1.5 mln euro
Agjencia e Inteligjencës Financiare thotë se ka identifikuar 7 skema të pastrimit të parave të përdorura vitin e kaluar. Paratë sipas raportit pastrohen kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme, ku trojet blihen lirë dhe brenda pak ditësh shiten shumë herë më shtrenjtë. Tjetër skemë e përdorur vjet kishte në fokus investimin në vepra arti apo blerje mallrash luksoze
-
VIDEO
Sherri mes ortakëve në aeroportin e Vlorës, Pacolli përmes përfaqësuesve: Situatë e papranueshme! Kemi kontaktuar institucionet, kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme
Ekipi ligjor i Behgjet Pacollit ka reaguar për përplasjen në kantier të punonjësve mes kompanisë “Mabco” dhe asaj “2A Group” të Valon Ademit. Bllokimi i punimeve, thuhet në deklaratën zyrtare, ka krijuar një situatë “të papranueshme” dhe “të paligjshme.” Përfaqësuesit thonë se po pengohet hyrja në kantier e 200 punonjësve.
-
VIDEO
Dosja ‘Balluku’/ Gjyli dhe Elezi kërkojnë zëvendësim të masës së sigurisë: Përfundon afati 6 mujor i hetimeve! SPAK kundër
Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ish-drejtuesi i KESH, Erald Elezi kanë kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë. Të dy ndodhen në arrest shtëpie të akuzuar për shkeljet me tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe kërkojnë masë më të lehtë sigurie me argumentin se dy të pandehurve pasnesër u përfundon afati 6 mujor i hetimeve, ndërsa prokuroria kërkon zgjatjen e afatit hetimor me 3 muaj të tjerë.
-
VIDEO
Berisha lë pezull protestën e PD, ‘ia vjedh’ vëmendjen gara pa kandidatë për kryetar: Kërkon përgatitje teknike! Rikthehemi në qershor
Ndërsa fliste me gazetarët para SPAK në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje, Berisha tha se deri më 30 maj, axhenda e PD parashikon zgjedhjet për kryetar dhe Kuvendin Kombëtar. Megjithatë, premtoi se protesta e radhës do të mbahet në fillim të qershorit, pa specifikuar një datë.
-
VIDEO
Policia favorizoi ndërtimin pa leje të beach barit të lidhur me krimin, IKMT e Sarandës vijon me shembjen
Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit ka vijuar sot me prishjen e beach-barit Copacabana në Sarandë. Ky ndërtim dyshohet se u ngrit pa leje i financuar nga grupet kriminale duke korruptuar kupolën e policisë së Sarandës.
Avokati i pronarëve të subjektit pretendon se stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës është ndërtuar me leje nga KKRRT-ja.
Pronarja në letra, Arjola Dhrami Bajo rezulton ende në kërkim për ndërtimin pa leje.
-
VIDEO
Vidhet biznesi në Pogradec, hajdutët marrin 200 mijë lekë! Policia nis hetimet
Një dyqan i bulmetit është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit.
Sipas informacioneve paraprake persona të pa identifikuar kanë hyrë në brendësi të objektit dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh, së bashku me DVR e biznesit (videoregjistrues dixhital).
Burime bëjnë me dije se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes.
-
VIDEO
Përplasje në aeroportin e Vlorës/ Pasi iu pranua padia, Valon Ademi ndalon punonjësit e Behgjet Pacollit në kantier! ‘Mabco’ kundërpërgjigjet me pengimin e mjeteve
“2A Group” nuk lejon hyrjen e punonjësve të “Mabco”, kompanisë së Pacollit në kantier. Këta të fundit pengojnë mjetet, ndërsa kërkojnë që të vijojnë punën sipas afatit të përcaktuar. Ngjarja vjen pas përplasjes në gjykatë mes Pacollit e Ademit dhe fitores në Apel të këtij të fundit për administrimin.