-
VIDEO
Dosja Balluku/ Vëllai i Igli Tares pyetet për 30 minuta në SPAK si person në dijeni
Agron Tare dha shpjegime në SPAK në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
-
VIDEO
Armëmbajtje pa leje dhe baste ilegale, policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar! Sekuetrohen 2 automatikë dhe 900 mijë lekë (EMRAT)
Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.
Të arrestuarit janë identifikuar si Lavdim Bregu, Brahim Çura, Alken Kokiçi, Feim Ismaili, Indrit Loka, Albert Dedej dhe Klodian Mustafa.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 6 celularë dhe 900 000 lekë të përfituara nga lojërat e fatit.
-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës/ Ankimoi vendimin për fajësinë, Alqi Bllako paraqitet në Apelin e GJKKO
I shoqëruar nga avokati, ish-deputeti socialist Alqi Bllako është paraqitur sot në Apelin e GJKKO për çështjen e inceneratorit të Tiranës për të mësuar vendimin lidhur me ankimimin e tij për fajësinë.
-
VIDEO
Djegia e tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, reagon Korreshi: Të zbulohen shkaqet e zjarrit, dëmshpërblim për tregtarët
Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar për djegien e tregut të fruta-perimeve në Lushnjë duke bërë thirrje zbulimin e shkaqeve të zjarrit dhe dëmshpërblimin e tregtarëve. Sipas tij, për këtë treg ka pasur protesta që në fillim për shkak të materialeve të përdorura dhe ndërtimit të tij.
-
VIDEO
Punonjësit e nënkontraktuar nga Pacolli: S'na lejojnë të hymë në terminal, kemi veglat e punës brenda
Një prej punonjësve të firmës ‘Alb-SabInvestmet’ të nënkontraktuar nga ‘Mabco’ e Behgjet Pacollit, që ka përsipër disa punime në terminal shprehet se po pengohen të përfundojnë punimet e tyre dhe të marrin mjetet e punës.
Sipas tij, për mbylljen e punimeve nevojiten edhe rreth 10 ditë punë, por aktualisht hyrja në kantier u është bllokuar. Ata ankohen se po pengohen të vijojnë normalisht aktivitetin, ndërsa kërkojnë të lejohen të përfundojnë detyrimet e tyre dhe të tërheqin pajisjet e punës nga kantieri.
-
VIDEO
Digjet tregu i ri i fruta–perimeve në Lushnjë, shkaqet të paqarta! Dëme të mëdha për tregtarët
Janë rreth 25 tregtarë ambulantë të cilëve nuk u ka ngelur asgjë nga produktet që kishin në tezga, të cilat janë të stacionuara brenda tregut, pasi tregu ruhet me roje fizikë dhe survejohet me kamera sigurie.
-
VIDEO
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e Behgjet Pacollit përplasen me policinë dhe sigurinë private të Valon Ademit! S’lejohen të hyjnë në kantier
Situata është tensionuar në hyrje të Aeroportit të Vlorës, ku protestues dhe përfaqësues të nënkontraktorëve të thirrur nga Behgjet Pacolli për kryerjen e punimeve në aeroport, kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e kantierit. Policia dhe sigurimi privat i ‘2A Group’ nuk i lejon të kalojnë, moment ku ka pasur dhe shtyrje mes palëve.
-
VIDEO
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ e Ademit nuk lejon hyrjen në kantier të punonjësve të Pacollit! Policia i kërkon 'Mabco' vërtetim gjykate
Dje, punonjësit e kompanisë së Valon Ademit nuk kanë lejuar hyrjen brenda në aeroport të 22 nënkontraktorëve të thirrur nga Behgjet Pacolli, për të kryer punime brenda aeroportit, nuk u lejuan të hyjnë në kantier. Ndërkohë këto të fundit bllokuan derën kryesore duke mos lejuar daljen e automjeteve të ‘2A Group’.
-
VIDEO
Shkodër/ Gazetari Ervin Dushi kallëzim në polici: U dhunova nga pronari i një marketi dhe 2 të tjerë, shkak denoncimi për kërcënimin e një qytetari
Gazetari Ervin Dushi ka rënë pre e dhunës në Shkodër. Me shenja në fytyrë, ai ka deklaruar se autorë të dhunës ishin 3 persona, njëri prej të cilëve Prelë Gjoni, pronar i një rrjeti marketesh në Shkodër. Shkak i dhunës, sipas gazetarit ka qenë një denoncim që ai kishte bërë më herët për kërcënimin e një qytetari nga Prelë Gjoni.
-
VIDEO
Baki Goxhaj u arrestua nga izraelitët duke çuar ndihma në Gaza, gruaja e tij flet për Report Tv: Nuk dimë asgjë për të, s’kam kontakt që prej orës 10:00 të paradites
Bashkëshortja e Baki Goxhajt, në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Report Tv Armand Xhelili, është shprehur se që prej orës 10:00 të mëngjesit, ka humbur kontaktet me të dhe se nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e tij.
-
VIDEO
Kuçovë/ Po e shoqëronin për në komisariat, 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos! Autori i arrestuar më parë për drogë (EMRAT)
Një polic është plagosur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Kutalli, pasi personi që po shoqërohej drejt Komisariatit të Kuçovës i mori armën dhe e qëlloi. I dyshuari është i njohur për precedentë në fushën e narkotikëve. Polici i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori u neutralizua dhe u arrestua.
-
VIDEO
Po dërgonte ndihma në Gaza, aktivisti shqiptar arrestohet nga izraelitët në bordin e flotiljes 'Sumud'! Ministria e Jashtme për Report Tv: Po merremi me rastin
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” drejt Gazës, është arrestuar nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare. Ministria e Jashtme ka konfirmuar se po e ndjek rastin përmes kanaleve diplomatike për të siguruar informacion dhe respektimin e të drejtave të tij.