-
VIDEO
Në 6 protesta, militantët e Berishës u liruan! Me strategjinë e re, Policia kap 11 prej tyre me molotovë në duar! Provë në duart e gjykatës
Në menaxhimin e protestës së parë, në drejtimin e Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zbatoi një strategji të re për të frenuar dhunën. Efektivët ndërhynë duke arrestuar militantët e maskuar që hodhën molotovë ndaj kryeministrisë, pa i lënë hapësirë të bëjnë sulme të tjera. U kapën 45 molotovë të paplasur. Klevis Balliu e Aulon Kalaja në hetim.
-
VIDEO
Me arsenal armësh në banesë, pranga 62-vjeçarit në Lezhë! Sekuestrohet 1 kallashnikov, qindra fishekë, 6 granata dhe 5 ndezëse detonatorësh
Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake është zbuluar në një banesë në Lezhë, gjatë një operacioni të befasishëm të Policisë. Në pranga ka rënë një 62-vjeçar, i cili i mbante pa leje, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë zjarri automatike me 3 krehëra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar.
-
VIDEO
Forcat Operacionale të Burgjeve kontrolle të në qelitë e Peqinit, gjenden disa celularë
Forcat Operacionale të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm në Burgun e Peqinit, duke ushtruar kontrolle në disa qeli.
-
VIDEO
Protesta e PD, Lamallari viziton 5 efektivët e lënduar: Dora që ngrihet mbi njerëzit me uniformë, krim që do të marrë përgjigjen e merituar
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vizitoi në Spitalin e Traumës dhe në QSUT, 5 efektivë të Policisë së Shtetit të plagosur në gjatë protestës së opozitës. Ministri shoqërohej nga drejtori i Përgjithshëm e Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
-
VIDEO
Berisha: Policia hodhi mbi protestuesit helm që përdoret kundër arinjve
-
VIDEO
Hedhja e molotovëve drejt kryeministrisë/ Ndërhyn menjëherë policia, shoqërohen militantët e parë! Protesta zhvendoset te Parlamenti
-
VIDEO
Policia u zë pritë me kordon, deputetët dhe militantët e PD përplasje me efektivët pranë Kuvendit
Pas breshërisë me molotovë drejt Kryeministrisë, militantët e PD janë zhvendosur pranë Kuvendit, Por, policia u ka zënë pritë me kordon dhe nuk lejon kalimin e tyre. Kjo ka bërë që deputetët e militantët të përplasen me policët. Përplasjet u udhëhoqën nga Flamur Noka.
-
VIDEO
Klevis Balliu në lot nga gazi (apo nga dështimi i protestës?)
Ky është momenti kur djali i Fahri Balliut, Klevis Balliu largohet nga protesta me lot në sy për shkak të sprajit lotsjellës të përdorur nga policia. Në pamje dallohet momenti kur në ndihmë i vijnë kolegët e tij, teksa e mbajnë për krahu për ta dërguar në spital.
-
VIDEO
Efektivët e policisë mbledhin molotovët e paplasur në shesh
Policia ka ndaluar në protestën e Partisë Demokratike, 4 persona të cilët mbanin një çantë me molotovë.
Po ashtu, efektivë të Policisë janë shpërndarë në terren dhe po mbledhin molotovët e pashpërthyer që kanë lënë pas militantët e Sali Berishës, të cilët u larguan nga Policia.
-
VIDEO
Familja Berisha në protestë/ Shkëlzeni, Argita dhe Jamarbër Malltezi shkojnë te Kuvendi
Shkëlzen Berisha, Argita dhe Jamarbër Malltezi ndodhen gjithashtu në protestë. Ata janë filmuar teksa ndodhen te Ura e Lanës poshtë godinës së Parlamentit. Policia u ka pamundësuar aksesimin drejt Kuvendit duke vendosur kordon policie si dhe autobot me ujë në rast se do të ketë trazira.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Lëndohet Aulon Kalaja nga hedhja e sprajit, dërgohet me urgjencë në spital! Me të dhe deputeti Boçi
Ish-kandidati për deputet i PD Aulon Kalaja është nderë keq gjatë protestës së opozitës pas hedhjes së sprajit, i cili qëndronte i shtrirë në tokë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Kalaja është mbajtur në krahë nga disa persona, të cilët e dërguan drejt ambulancës për të marrë trajtimin e duhur në spital. Në të njëjtën ambulancë me Kalanë është nisur drejt spitalit dhe deputeti Luçiano Boçi, i cili gjithashtu nuk është ndjerë mirë.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Militantët e Berishës me të njëjtin skenar, breshëri molotovësh ndaj Kryeministrisë
Militantët e Sali Berishës lëshuan breshëri molotovësh në drejtim të Kryeministrisë. Sapo Berisha mbaroi me fjalimin, grupi i zjarrit mori sinjalin për të lëshuar molotovët drejt godinës së qeverisë, ndërsa forcat e policisë i shpërndajnë me ujë. Menjëherë ka ardhur ndërhyrja e policisë me hedhjen e ujt.