-
VIDEO
Çarja e argjinaturës së Semanit/Banorët me lot sy flasin për dëmet nga përmbytja! Kemi humbur kontaktet me 2 persona
Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas, në njësinë administrative Libofshë, duke vënë nën ujë qindra hektarë tokë bujqësore dhe rreth 20 banesa.
Banorët tregojnë se përmbytja ka ardhur papritur, duke mos u lënë kohë të shpëtojnë orenditë shtëpiake apo bagëtitë.
“Kam sallën me bagëti me 200 kokë dele. Nuk i nxorëm dot na erdhi uji me forcë”, tha një banore me lot në sy.
“Është hera e parë që të ketë përmbytje në këtë zonë. Gjithë natën kam qëndruar në gatishmëri”, tha një banor tjetër.
Disa të tjerë shprehen të shqetësuar për fatin e njerëzve të tyre me të cilët kanë humbur kontaktet për shkak të izolimit të zonës nga uji.
“Erdhi ushtria për ndihmë, për të nxjerrë bagëtitë. Niveli i ujit pritet të rritet në vijim, nuk ka tendecë për t’u ulur. Ka shumë prurje”, tha një banor tjetër.
"Tani nuk po shikojmë më për bagëtitë, tani duam të shpëtojmë njerëzit. Kemi pranë bregdetit dy njerëz që kemi humbur kontaktet. Kanë tre ditë atje", u shpreh një tjetër
-
VIDEO
PAMJE ME DRON/ Fshati Hasturkas në Fier totalisht nën ujë, banorët evakuuohen nga shtëpitë e tyre
-
VIDEO
Hetimi pasuror i Berishës/ Pas Këlliçit, në SPAK edhe Indrit Hoxha! Pyetet për financimin e Kuvendit të Rithemelimit
Pas deputetit Belind Këlliçi, në dyert e SPAK ka përfunduar edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Indrit Hoxha. Ky i fundit po ashtu do të pyetet për financimin e Kuvendit të Rithemelimit të 11 dhjetorit 2021.
-
VIDEO
Deti shkatërron shëtitoren e Kunës në Shëngjin! Erozioni i krijuar nga stuhitë e fundit detare ka vënë në rrezik zonën e banuar
Situata e krijuar është pasojë e erozionit detar, i cili ka marrë përmasa shqetësuese, duke kërcënuar zonën e banuar të Kunës. Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, thotë se nga viti 2017 e deri më tani, deti ka asgjësuar rreth 6 hektarë tokë ranore, përgjatë një distance prej 6 kilometrash.
-
VIDEO
Fier/ Çarja e argjinaturës së Semanit, përmbyten 20 banesa në fshatin Hasturkas në Libofshë
Çarja e argjinaturës mbrëmjen e djeshme bëri që uji të dalë në tokat bujqësore dhe drejt zonës së banuar. Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë.
-
VIDEO
Aksident i shumëfishtë në Vlorë! Përplasen 6 automjete, nuk ka të lënduar
Një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
-
VIDEO
Brazil/ Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Një video tronditëse ka kapur momentin kur dy të rinj hidhen në ajër pas një shpërthimi të fuqishëm, pasi luanin me një çakmak pranë një fuçie metalik nafte.
-
VIDEO
Kavajë/ Humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe goditi 4 automjete të parkuara, plagoset shoferi
Si pasojë, i riu u dëmtua lehtë dhe u dërgua në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
-
VIDEO
Denoncimi për braktisjen e 3 fëmijëve në Durrës, nëna: Kurth nga ish-vjehrra, punoj dy turne!
Tre fëmijë të mitur, me prindër te divorcuar gjendet prej mbrëmjes së të dielës në spitalin e Durrësit, pasi janë prekur nga sëmundja e zgjebes. Por ky nuk është i vetmi problem. Shërbimi Social pritet të vendosë për fatin e tyre, pasi gjyshja pretendon se nëna i ka braktisur dhe i ka lënë pa shkollë. Kundër këtij pretendimi, e ëma e fëmijëve rrëfen se po i rrit e vetme mes shumë vështirësive ekonomike.
-
VIDEO
Report Tv hyn në Obot me varkë, fshati kthehet në ishull, tërësisht i përmbytur pas shkarkimit të tre Heceve (VIDEO)
Oboti është plotësisht i përmbytur si pasojë e shkarkimeve nga tre hecet në kaskadën e Drinit. Uji, në fshat, e kalon 1 metër dhe transporti I banoreve kryhet vetëm me varka. Report Tv arriti të deportoje në këtë zonën të Nënshkodrës qe sot i ngjan një ishulli.
-
VIDEO
"Do të bëhet përmbytje sonte!" Banorët të shqetësuar për prurjet e Semanit, inxhinieri: Hidrovori në gatishmëri maksimale, do të ndërhyjmë me ekskavator
Lumi Seman ka çarë mesditën e sotme argjinaturën në disa segmente në afërsi të fshatit Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë, si pasojë e prurjeve të shumta. Uji ka vërshuar përtej argjinaturës drejt tokave bujqësore duke alarmuar banorët e zonës. Ata pohojnë se një prurje të tillë nuk e kanë parë kurrë në zonën e tyre, ndërsa i frikësohen tendencës në rritje të ujërave të cilat po i afrohen zonave të banuara.
-
VIDEO
Lezhë/ Merr flakë në ecje mjeti në autostradën Milot–Mamurras, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, automjeti është shkrumbuar plotësisht.