-
VIDEO
Përmbytjet, deputetja Brunilda Haxhiu në Hasturkas të Fierit: Situata është keqmenaxhuar nga qeveria, janë vjedhur dhe fonde
Deputetja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, teksa ka monitoruar nga afër situatën e përmbytjeve në fshatin Hasturkas të Fierit, ka akuzuar qeverinë dhe pushtetin vendor, duke i konsideruar si një të vetëm, për mungesë investimesh, vjedhje fondesh dhe keqmenaxhim të situatës.
-
VIDEO
Aktivitet në Fier për 113-Vjetorin e Policisë, bëhen bashkë drejtues të ‘Bluve’, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë
Ditën e sotme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier është zhvilluar festa e 113-vjetorit të Policisë së Shtetit Shqiptar.
Kjo ngjarje e veçantë mblodhi së bashku drejtues të Policisë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë, duke përkujtuar historinë dhe kontributin e kësaj force në shërbim të sigurisë publike.
Ceremonia nisi me ngritjen e flamurit me hymnin Kombëtar. Fjalën përshëndetëse e mbajti drejtuesi i Policisë Vendore Fier, Skënder Hitaj, i cili foli për punën e palodhur të efektivëve të Policisë. Në këtë ceremoni është përcjell edhe mesazhi përshëndetës i Drejtorit të Policisë Ilir Proda, duke vënë theksin tek rëndësia e përkushtimit dhe bashkëpunimit në rritjen e sigurisë publike.
Në këtë festë ka folur edhe kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, i cili ka nxjerrë në pah lidhjen që ka institucioni i Bashkisë me Policinë
-
VIDEO
Situata drejt përmirësimit në Obot, por qytetarët përdorin ende varkat për të shkuar në shtëpi! 800 hektarë tokë nën ujë, rritet niveli i Bunës
Edhe pse në raportin e emergjencave civile sot ka një rënie të nivelit të ujit, banorët e Obotit sërish janë të detyruar të përdorin varkat e ushtrisë për të shkuar në banesat e tyre. Kjo është dita e dytë që rrufa është tërësisht e bllokuar dhe niveli i ujit arrin në 1 metër.
-
VIDEO
Vlorë/ Rrëshqitje masive e dherave në fshatin Vajzë, në rrezik tre banesa! Janë të pabanuara
Në fshatin Vajzë, në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si Beun, është konstatuar një rrëshqitje masive e tokës, e cila po avancon drejt tre banesave aktualisht të pabanueshme.
-
VIDEO
E TRISHTË/ Shtëpitë në Dimal kthehen të pabanueshmë, shkatërrohet çdo gjë! Banorët:Rrimë me frikë
Edhe pse uji po tërhiqet gradualisht nga banesave zonave të përmbytura në bashkinë Dimal, kudo shihet baltë, orendi shtëpiake të shkatërruara, prodhime bujqësore të dëmtuara etj. Kjo është panorama që të ofrojnë sot fshatrat: Çiflik, Arrëz dhe lagja "Dafinat" në bashkinë Dimal. Pas tërheqjes së ujit, ajo që ka mbetur brenda banesave është balta e lluca, të gjitha mobiliet e veshmbathjet të mykura si dhe çdo pajisje elektroshtëpiake e djegur.
-
VIDEO
Aktivitet në Komisariatin e Vlorës për 113-vjetorin e Policisë së Shtetit, e pranishme edhe prefektja e qarkut
113-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është përkujtuar edhe në Vlorë.
Në një aktivitet të zhvilluar, si çdo vit, në ambientet e Komisariatit të Policisë së Qarkut Vlorë, kanë marrë pjesë efektivë dhe punonjës të policisë në detyrë, por edhe ata të dalë në pension.
Prezente në këtë ceremoni, krahas drejtuesve më të lartë të Policisë së Qarkut, ishte edhe prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi.
Në fjalën e tij, drejtuesi i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Çela, tha se kjo është një ditë e rëndësishme për të përkujtuar, vlerësuar dhe respektuar 113 vite histori, suksesesh, sakrifice dhe përkushtimi.
-
VIDEO
Lushnjë/ 64-vjeçari humbi kontrollin, zetori përfundon i përmbysur në rrugë
Lushnjë - Një aksident fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën është shënuar në fshatin Kolonjë të Lushnjës.
Egzon Begaj, 64 vjeç ka mbetur i lënduar pasi humbi kontrollin e zetorit, i cili përfundoi i përmbysur në rrugë.
64-vjeçari u dërgua për mjekim të specializuar drejt spitalit të Lushnjës.
-
VIDEO
Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë, nën ‘pushtetin’ e ngricave, drejtuesit të ecin me kujdes
Për shkak të rënieve të ndjeshme të temperaturave, aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë është nën ‘pushetin’ e ngricave.
Si pasojë e kësaj situate drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes dhe të të përdorin goma dimërore ose zinxhirë.
-
VIDEO
“Pas çdo polici ka një nënë që lutet dhe një fëmijë që pret”- Zv.ministri i Brendshëm në 113 vjetorin e Policisë së Shtetit: Mirënjohje për çdo efektiv!
Zv.Ministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për 113 vjetorin e Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
113 vjetori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda: Nuk jemi ajo që flitet, por ajo që bëjmë! Nderim për 231 dëshmorët! Struktura jonë gur themeli për rendin dhe ligjin
Kryepolici nderoi 231 efektivët që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Proda u shpreh 231 dëshmorët janë motiv për misionin dhe krenari për policinë e shoqërinë.
-
VIDEO
Dëborë e ngrica në akset e Shkodrës, rrugët janë të kalueshme, apel shoferëve për të përdorur zinxhirë
Ne akset Koplik-Bogë, Dedaj- Razëm dhe kryesisht ne Bogë- Theth ka qenë mot i kthjellët por me temperatura nën zero nga - 3° në Koplik deri në -18° ne Qaf Thorë.
Rrugët janë të kalueshme por duhet të zbatohen me rigorozitet rregullat e qarkullimit, sinjalistika dhe përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve.
Ne Qafe Thorë nuk ka pasur aktivizim te rrezikshëm te ortekëve. Po punohet për pastrim e dëborës që ka sjelle era dhe në kriposje.
Gjithashtu kriposja po bëhet dhe në aksin e Bërdicës për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.
-
VIDEO
Bie niveli i ujit në lumin Seman, përmirësohet situata e përmbytjeve! Pritet të realizohet vlerësimi i plotë i dëmeve
Niveli i lumit Seman ka shënuar rënie gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e Mbrostarit, në Fier, duke sjellë një përmirësim të situatës pas përmbytjeve të një dite më parë.
Burime për Report TV bëjnë me dije se megjithatë, gjurmët e daljes së ujit nga shtrati janë ende të dukshme, si në tokat bujqësore ashtu edhe në zonat pranë banesave.
Fermerët e prekur nga kjo përmbytje kanë nisur pastrimin e stallave të bagëtive të tyre, duke u përballur me pasojat që la pas vërshimi i lumit. Baltë, mbetje dhe dëmtime në kultura bujqësore mbeten problematika kryesore të evidentuara në terren.
Autoritetet vendore vijojnë monitorimin e situatës dhe pritet të realizohet vlerësimi i plotë i dëmeve, në mënyrë që të përcaktohen masat e nevojshme për mbështetjen e fermerëve të prekur. Situata paraqitet më e qetë krahasuar me ditën e djeshme, por mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm