-
VIDEO
16 aktivistë kërkojnë firmat për 2 referendume: Të shfuqizohet barazia gjinore. 7 pyetje shqiptarëve për edukimin seksual e adoptimin
16 aktiviste kanë nisur procedurat për të zhvilluar dy referendume: së pari të shfuqizojnë ligjin për barazinë gjinore të miratuar së fundmi me debate, së dyti, që shqiptarët të pyeten për martesat e së njëjtës gjini, për adoptimet, edukimin seksual në shkolla, dhe pornografinë.
-
VIDEO
Shqipëria ligj për lobimin! Fund takimeve të ‘fshehta’ në zyrat e shtetit. ‘Barrierë’ ministrave e deputetëve 2 vite nga largimi
Për herë të parë, Shqipëria synon të rregullojë me ligj një nga fushat më "gri" të ushtrimit të ndikimit në vendimmarrjen shtetërore: lobimin. Një projektligj i ri, i propozuar nga Këshilli i Ministrave, premton të nxjerrë nga zyrat e mbyllura, takimet me interes privat dhe t'i bëjë ato publike përmes një regjistri të detyrueshëm publik, kërkesë kjo e integrimit ne BE.
-
VIDEO
Në 'betejë' për qeveri teknike dhe në 'sfidë' të brendshme! 2026-a vit zgjedhor në PD. Degët pa kryetarë, Berishës i mbaron mandati
Brenda 31 janarit, selia blu duhet të zgjedhë kryetarët e rinj në 23 degë pa kryetar. Por proceset elektorale brenda PD-së nuk mbyllen me janarin, pasi mandati i kryetarit përfundon më 22 maj, ndaj partia duhet të hapë garën e brendshme po këtë vit.
-
VIDEO
Çështja Balluku, PD kallëzon Peleshin: Pengon mbledhjen e Këshillit të Mandateve! Zgjedhjen e Shabanit si Avokat Populli e çon në Kushtetuese
Partia Demokratike paditi në SPAK kreun e Kuvendit Niko Peleshi, i cili nuk po mbledh ende Këshillin për imunitetin e zv/kryeministres në hetim, Belinda Balluku. Po sot, demokratët dorëzuan një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e Endri Shabanit avokati të Popullit edhe pse opozita u tërhoq nga firmat
-
VIDEO
KLSH:Në 3 dekada vendi ka humbur 2.5 mld $ nga përmbytjet, 15 mijë banesa të shkatërruara në 30 vite
Pa llogaritur reshjet e ditëve të fundit, Shqipërisë në 30 vite i janë shkaktuar 2.5 miliardë dollarë dëme prej përmbytjeve. Kontrolli i Lartë i shtetit thotë se përmbytjet po shtohen për shkak të bllokimit të kanaleve, uljes së kapacitetit të hidrovorëve dhe prej mbi 3 mijë ndërtimeve pa leje në infrastrukturën e kanalizimeve dhe ujitjes.
-
VIDEO
Hetimi pasuror për Berishën, Belind Këlliçi përfundon në SPAK, pyetet për financimin e Kuvendit të Rithemelimit të 11 dhjetorit
Deputeti Belind Këlliçi qëndroi rreth 1 orë në SPAK. Report Tv mëson se ai është pyetur lidhur me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit, 11 dhjetor 2021, ku deputeti ka qenë një nga organizatorët bashkë me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet me dron nga Oboti i Shkodrës
Report Tv sjell pamjet me dron nga Oboti i Shkodrës, një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet masive.
Rreth 50 banesa janë të përmbytura ashtu si dhe qindra hektarë tokë ndërsa banorët nëpër zona kanë mbetur të izoluar. Kalimi prej ditësh është i mundur vetëm me mjetet e larta të ushtrisë ndërsa niveli i ujit ka arritur 1 metër. Kjo rritje vjen si pasojë dhe e shkarkimeve të hidrocentraleve.
-
VIDEO
Oboti i Shkodrës nën ujë, qindra hektarë tokë të përmbytura e banorë të izoluar
Report Tv sjell pamjet me dron nga Oboti i Shkodrës, një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet masive.
Rreth 50 banesa janë të përmbytura ashtu si dhe qindra hektarë tokë ndërsa banorët nëpër zona kanë mbetur të izoluar. Kalimi prej ditësh është i mundur vetëm me mjetet e larta të ushtrisë ndërsa niveli i ujit ka arritur 1 metër. Kjo rritje vjen si pasojë dhe e shkarkimeve të hidrocentraleve.
-
VIDEO
Mbahet seanca paraprake për dosjen ‘Meta’ në GJKKO, vendoset nëse çështja do kalojë ose jo për gjykim! Kryemadhi përshëndet me 2 gishta gazetarët
Ditën e sotme në GJKKO mbahet seanca paraprake për dosjen në ngarkim të ish-Presidentit Ilir Meta, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim.
-
VIDEO
Fshati Mesmal në Maliq i izoluar pas çarjes së argjinaturës së një kanali, banori: Jemi të detyruar të ecim një orë në këmbë për të shkuar në qytet
Fshati Mesmal, në Bashkinë e Maliqit, prej ditës së djeshme vijon të jetë plotësisht i izoluar, pas çarjes së argjinaturës së një kanali që shërben për shkarkimin e ujërave të një heci në këtë zonë.
Situata ka sjellë bllokimin e dhjetëra familjeve dhe mbi 20 ferma, duke e bërë të pamundur lëvizjen në aksin kryesor të fshatit.
-
VIDEO
Pasojat e përmbytjeve në Kashisht, fermerët me sytë nga shteti: Dëmet janë shumë të mëdha, pse nuk vijnë të bëjnë verifikimet?
Pasojat e përmbytjeve të lumit Vjosë në fshatin Kashisht pas tërheqjes së ujërave janë tepër të mëdha. Më të prekurit janë kultivuesit e luleshtrydheve të cilët përllogarisin dëme në miliona lekë. Kreshnik Kapaj, dhe Genti Halilaj, përkatësisht me 4 dhe 7 dynymë sera të kultivuara me luleshtrydhe , janë në fazën e larjes së tyre , të cilat janë të mbuluara nga balta.
-
VIDEO
Zbresin temperaturat, ngrica në rrugë! Të gjithë akset nacionale të kalueshme! Verifikohen dëmet e përmbytjeve
Pas reshjeve intensive të shiut, vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat në zonat malore zbresin deri në -10 gradë celsius. Bora ka shkaktuar ngrica në akset rrugore, por sipas ARRSH qarkullimi vijon normalisht. Ndërkohë, po vijohet me verifikimin e dëmeve nga përmbytjet në disa qarqe të vendit, Durrës, Fier, Lezhë, Gjirokastër etj.