-
VIDEO
Çahet rruga në aksin Përmet–Çarçovë, Prefektura e Gjirokastrës apelon: Shmangni lëvizjen në këtë zonë
Prefektura e Qarkut Gjirokastër njofton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës si pasojë e çarjes së karrexhatës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim.
-
VIDEO
Uji i Vjosës përmbyt një segment të autostradës Vlorë-Levan, qarkullimi i automjeteve i vështirë
Uji i Lumit Vjosa që ka dal nga shtrati ka hyrë edhe në autostradën Vlorë- Levan, në vendin e quajtur Qarr.
Në një segment prej 500 metra në njërin krah të autostradës prezenca e ujit vështirëson qarkullimin e automjeteve.
-
VIDEO
Tiranë/ Zjarr masiv në tregun e rrobave të përdorura në rrugën '5 maji'
TIRANË - Flakë masive kanë përfshirë tregun e rrobave të përdorura që ndodhet pranë rrugës 5 Maji në Tiranë.
Report Tv mëson se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për shuarjen e flakëve, të cilat mësohet kanë nisur prej më shumë se 30 minutash.
-
VIDEO
Moti i keq/ Rrëshqet rruga në fshatin Matogjinë të Bashkisë Selenicë, izolohet fshati Bashaj
Për shkak të motit të keq situata në fshatin Matogjinë të Bashkisë Selenicëm është shumë problematike, për shkak të rrëshqitjes së rrugës dhe bllokimit të saj nga gurë të mëdhenj duke e bërë të pakalueshme. Si pasojë e kësaj problematike ka mbetur i izoluar fshati Bashaj.
-
VIDEO
Të verbërit përballë sfidave, mungesë financimesh e shërbime! Infrastrukturë e transport i paaksesueshëm
Mbi 13 mijë persona që nuk shikojnë në vend vijojnë të përballen me sfida të mëdha në përditshmërinë e tyre. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë denoncon mungesën e financimeve prej vitesh, çka ka paralizuar shërbimet për këtë kategori.
-
VIDEO
Moti i keq në Fier/ Çahet argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras, uji rrezikon banesat, evakuohen banorët
Çahet argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras, Fier. Uji ka hyrë në fshat duke rrezikuar gjithë banesat, ndërsa banorët janë evakuar.
-
VIDEO
Uji i Lumit Vjosa del në autostradën '100 Vjetori' në Vlorë, devijohet korsia e ngadalësimit të mjeteve
Në autostradën 100 vjetori në afërsi të urës në Bishan në Vlorë dalja e lumit Vjosa ka arritur në autostradë ku është bërë dhe devijimi i korsisë së ngadalësimit me sinjalistikë nga firma Salillari pasi ka prezencë të lartë uji.
-
VIDEO
Apel për drejtuesit e automjeteve, Policia Rrugore: Përdorni goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse!
Gjatë pasdites së sotme, drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ka inspektuar shërbimet e Policisë Rrugore në Rrugën e Arbërit, për të parë nga afër situatën dhe për t’iu përcjellë një mesazh të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në zona malore ku ka prezencë të reshjeve të dëborës:
-
VIDEO
Qarku i Lezhës 3 mijë ha tokë nën ujë, 100 banesa në izolim, çahet argjinatura e lumit Droje! Hidrovorët në ‘vështirësi’
Lezha, Kurbini dhe Kruja vijojnë të jenë peng i motit të keq, me përmbytje tokash dhe vërshim të ujit në banesa. Disa hidrovorë në Kurbin dhe Lezhë po punojnë në kuota kritike për shkak të çarjes së argjinaturës në lumin Droje, që preku disa fshatra në Kurbin dhe Krujë.
-
VIDEO
Përmbytjet me 1 viktimë në Durrës, banorët ngrihen në protestë! I kërkojnë llogari kryebashkiakes
Me pankarta në duar “Kur korrupsioni del nga shtrati dhe hyn në shtëpitë e qytetarëve”, banorët kërkojnë vëmendjen e strukturave të shtetit, veçanërisht të bashkisë pasi janë prekur nga përmbytjet masive.
-
VIDEO
Durrës/ Vdekja e punonjësit të komunales për shkak të motit, Sako: Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur jashtë orarit të punës
Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka bërë me dije se 35 persona janë evakuar në Katund të Ri dhe 55 të tjerë në Sukth, për shkak të përmbytjeve.
Sako foli edhe për vdekjen e punonjësit të komunales, 54-vjeçari Astrit Hysenaj, i cili dyshohet se humbi jetën për shkak të motit të keq. Kryebashkiakja tha se sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur jashtë orarit të punës.
-
VIDEO
Përmbytjet në Lezhë dhe Kurbin, ministri Salla: Situata nën kontroll, qeveria në ndihmë të banorëve
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave Civile, ku u analizua situata e krijuar nga përmbytjet, kryesisht në bashkitë Lezhë dhe Kurbin. Gjatë mbledhjes ishin të pranishme strukturat vendore dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave.