-
VIDEO
Përmbytjet në Durrës/ Koçiu: 20 familje të evakuuara në Katund të Ri dhe Vadardhë
Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile në Qarkun Durrës, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu tha për median se të gjitha strukturat janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës nga reshjet e dendura.
-
VIDEO
Moti i keq në Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
Moti i keq në Pogradec ka shkaktuar probleme të shumta, ku prurjet e lumit të Vërdovës kanë dëmtuar rrugën duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve.
Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Pogradecit, Nexhmi Torra, deklaroi se lumi i Vërdovës prej vitesh mbetet një problem serioz për zonën, duke shkaktuar dëme në tokat bujqësore e banesa si pasojë e daljes nga shtrati nga reshjet.
Moti i keq në Pogradec ka shkaktuar probleme të shumta, ku prurjet e lumit të Vërdovës kanë dëmtuar rrugën duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve.
Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Pogradecit, Nexhmi Torra, deklaroi se lumi i Vërdovës prej vitesh mbetet një problem serioz për zonën, duke shkaktuar dëme në tokat bujqësore e banesa si pasojë e daljes nga shtrati nga reshjet.
-
VIDEO
Vjosa del nga shtrati! Bllokohet aksi i vjetër Fier–Vlorë, policia devijon qarkullimin
Aksi i vjetër rrugor që lidh Fier me Vlorë është bllokuar përkohësisht për shkak të pranisë së ujit që ka vërshuar në rrugë pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa.
Si masë sigurie, qarkullimi i automjeteve është devijuar në autostradë dhe do të vijojë në këtë mënyrë deri në tërheqjen e ujit nga segmenti i përmbytur.
Policia e Shtetit ka vendosur postbllok në zonë për të ndaluar kalimin dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve drejt akseve të tjera.
-
VIDEO
Punonjës i ndërmarrjes komunale të Durrësit, kush është 54-vjeçari që vdiq pasi e mori rrjedha e kanalit, zbulohet itinerari i tij ditën që humbi ‘gjurmët’
Në Durrës u regjistrua viktima e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka marrë rrjedha e kanalit në zonën e ish-repartit ushtarak.
-
VIDEO
Moti i keq në Vlorë/ Bllokohet qarkullimi në Qafën e Llogarasë për shkak të reshjeve të dëborës
Bllokohet qarkullimi në Qafën e Llogarasë. Për shkak të reshjeve të dëborës policia ka vendosur efektivë në zonë duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment.
-
VIDEO
Fier/ Ushtarët mbajnë në krah të moshuarin për ta evakuuar, niveli i ujit arrin kufirin maksimal të argjinaturës në Ferras
Një i moshuar i sëmurë është evakuuar nga banesa e përmbytur në Ferras, falë ndërhyrjes së forcave të ushtrisë dhe ekipit mjekësor, të cilët e transportuan drejt Spitalit Rajonal Fier.
-
VIDEO
Reshje të dendura dëbore në Elbasan, vështirësohet qarkullimi në disa zona
Reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në disa zona të Elbasanit.
Borëpastrueset ndodhen në terren ndërsa në akse po hidhet skorie me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve. Kryesisht zonat më problematike janë Zavalina, Labinot Mal, Moagjesh dhe Gjinar.
-
VIDEO
Përmbytjet në Durrës, ministrja Koçiu: Nis evakuimi në fshatin Vardardhë, 500 banorë do largohen nga banesat nën ujë
Në fshatin Vadardhë, njësia Administrative Sukth, ka nisur zbatimi i planit të evakuimit të banorëve banesat e të cilëve janë përmbytur.
Ministria e Brendshme Albana Koçiu, bëri të ditur se të gjitha ekipet e emergjencave janë në terren për të ndihmuar banorët e prekur.
Sipas Koçiut, rreth 500 qytetarë do të evakuohen dhe do të dislokohen me mjetet e Forcave të Armatosura. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa në zonë janë angazhuar 6 mjete të Forcave të Armatosura dhe rreth 200 punonjës të emergjencave civile.
-
VIDEO
Dalja e Vjosës nga shtrati, pamje nga lart me helikopter! Qindra hektarë tokë të përmbytura
-
VIDEO
Me gomone e varka, njësia speciale ‘Delta Force’ nis evakuimin e banorëve në Novoselë! Situatë kritike pas përmbytjeve
Ka nisur në Novoselë të Vlorës evakuimi i banorëve të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se evakuimet po kryhen nga njësia speciale ‘Delta Force’. Efektivët që u kanë shkuar në ndihmë banorëve të zonës kanë qenë të pajisur edhe me mjete të nevojshme për kryerjen e këtij operacioni.
Veç automjeteve të Policisë, ka pasur edhe gomone që janë përdorur për evekuim, pasi hapësira të mëdha toke janë totalisht të zhytura nën ujë dhe qarkullimi me makinë është thuajse i pamundur.
Niveli i ujit në zonat e përmbytura u rrit gjatë ditës së sotme, pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë për gjithë fshatrat përreth.
-
VIDEO
Grabitje në Yzberisht/ Momenti kur autori i maskuar futet në market dhe merr paratë në kasë! Kërcënoi me thikë punonjësen
Një grabitje ka ndodhur në një market në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Një person i maskuar ka kërcënuar me thikë punonjësen e kasës dhe ka marrë një shumë parash, që mendohet të jetë 90 mijë lekë, shumë e cila pritet të verifikohet.
-
VIDEO
Përmbytjet në Durrës, shkak bllokimi i kanaleve nga mbeturinat
Durrësi është një ndër qarqet që ka paraqitur problematikat më të mëdha nga moti i keq që ka prekur Shqipërinë gjatë ditëve të fundit.