-
VIDEO
Bllokohet njëra korsi në aksin Pogradec-Qafë Thanë, inerte dhe ujë në rrugë
Në afërsi të zonës së quajtur Guri i Kuq në qytetin e Pogradecit, për shkak të vërshimeve të cilat përroi të Saselishtës, uji ka nxjerrë në rrugën kryesore aluvione për shkak të gërryerjeve duke bllokuar njëkohësisht edhe njërën prej tubave shkarkuese në liqen.
Aktualisht, njëra prej korsive të mjeteve në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë është e bllokuar si pasojë e inerteve dhe ujit që ka dalë në rrugë.
Në vendngjarje ndohen 2 eskavatorë te cilët po bëjnë të mundur normalizimin e situatës.
-
VIDEO
Përmbytje në Qarkun e Beratit, 19 banesa dhe një shkollë nën pushtetin e ujit! 6 familje të evakuuara
Edhe qarku i Beratit është përfshirë nga moti i keq. Aktualisht bëhet me dije se në këtë bashki për shkak të prurjeve intensive ka dëmtim në një pjesë të argjinaturës në fshatin Velabisht, në skarpatin e rrugës afër urës së fshatit Bilçë. Rreth 230 ha toka bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit
Në njëasinë administrative Velabisht dhe njësinë administrative Otllak, 4 banesa me prezencë uji, 1 kopsht fëmijësh dhe 1 qendër shëndetësore në Otllak, si dhe 7 stalla bagëtish, dhe 8 ha serrë.
Në bashkinë Dimal, ka përmbytje të 15 banesave në lagjet Dafina dhe Gur i Bardhë, përmbytje e shkollës Muhamer Janina. Tokat bujqësore në fshatin Çiflik gjithashtu janë nën pushtetin e ujit.
Deri më tani janë evakuar rreth 6 familje dhe po vijohet edhe me ndihmen e ushtrisë edhe në lagjen Dafinat për evakuim banorësh.
Në bashkinë Kuçovë ka dalje të lumit Devoll nga shtrati në fshatin Tapi ku ka përmbytur sipërfaqe toke bujqësore.
-
VIDEO
Çarja e argjinaturës së Drojës/ Dhjetëra familje të izoluara prej 4 ditësh, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme! Niveli i ujit po rritet me shpejtësi
Territori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu, si dhe dëbore në lartësi mbi 700 m.
Më shqetësuese është çarja e argjinaturës së lumit Drojë në krahun e majtë të derdhjes, i cili sjell mbingarkesë në hidrovoret e Drojës dhe Shëllinzës, si dhe rritje të nivelit të ujit në tokat bujqësore në fshatrat e Adriatikut, Fushë Mamurrasit, si dhe fshatrat të njësisë administrative Fushë Kuqe. Si pasojë, dhjetëra familje vijojnë të jenë të izoluara prej katër ditësh, ndërsa niveli i ujit po rritet nga ora në orë.
-
VIDEO
Autorë të disa grabitjeve në Tiranë dhe Krujë, vihen në pranga dy persona! Sendet e vjedhura me vlerë disa mijëra euro
Policia ka vënë në pranga dy persona. Një 46-vjeçar kreu grabitje në një dyqan dhe banesë në Tiranë, ndërsa një 20-vjeçar, kishte vjedhur dy banesa në Krujë, si dhe ka tentuar të vjedhë kasafortën e një supermarketi.
-
VIDEO
Përmbytet fusha e Torovicës në Lezhë! Gjekmarkaj inspekton zonën: Qeveria të marrë përgjegjësi për situatën
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë prekur rëndë zonën e Torovicës në Lezhë, duke përfshirë rreth 2/3 e sipërfaqes bujqësore prej 2500 hektarësh. Dëmet konsiderohen të mëdha, ndërsa qëndrimi i ujit në sipërfaqe për një kohë të gjatë rrezikon të sjellë humbje të konsiderueshme për fermerët që kanë mbjellë tokat e tyre.
-
VIDEO
Reshjet intensive shkaktojnë rrëshqitje dherash në Mirditë, problematika edhe me energjinë elektrike
Gjatë natës, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të shiut, rrjedha e lumit Fan i Vogël në territorin e Bashkisë Mirditë ka vijuar gërryerjen e tokave bujqësore, duke shkaktuar gjithashtu dëmtime në dy shtylla të linjës elektrike në fshatin Kodër Rrëshen.
Burime për Report TV bëjnë me dije se për ndërhyrjen emergjente dhe devijimin e rrjedhës së lumit, autoritetet vendore kanë kërkuar mbështetje me mjete të rënda, konkretisht një eskavator me krahë të gjatë dhe një kamion të tonazhit të rëndë, pasi Bashkia Mirditë nuk disponon mjete të tilla.
Ndërkohë, do të vijojë puna për rehabilitimin e rrugës në lagjen Preçaj, në fshatin Simon, Njësia Administrative Kaçinar. Po ashtu, në fshatin Kodër Rrëshen parashikohet ndërhyrje për sistemimin e ujërave sipërfaqësore pranë planit të rrëshqitjes, ku rrezikohet një rrugë lagjeje.
Nga HEC-i i Qafë Mollës kanë nisur shkarkimet me rreth 201 m³/s, të cilat deri më tani
-
VIDEO
Përmbyten rreth 80 hektarë tokë bujqësore në Cakran! Kryeplaku i fshatit Selishtë për Report TV: Uji rrezikon të dalë në autostradën Levan-Tepelenë
Rreth 80 hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Cakran të Bashkisë Fier.
-
VIDEO
“Kuotat maksimale janë kaluar”, ministri Vengu nga Vjosa: Evakuim në tre fshatra, pritet përkeqësim
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se janë dhënë urdhër për evakuim në fshatrat Novoselë, Bishan dhe Ferras, pasi prurjet në Vjosë janë të mëdha.
Për mediat, Vengu u shpreh se kuotat maksimale janë kaluar dhe pritet përkeqësim në orët në vijim.
Vengu shtoi se Forcat e Armatosura janë në terren dhe se në një faze të dytë, do bëhen llogaritjet për dëmshpërblimet.
-
VIDEO
Lumi Seman del nga shtrati, përmbyten rreth 190 hektarë tokë të mbjella me grurë dhe elb! Banori: Nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim
Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë nxjerrë nga shtrati lumin Seman. Rreth 190 hektarë tokë të mbjella brenda argjinaturës janë përmbytur. Tokat të mbjella me grurë foragjere pemëtari dhe sera janë nën pushtetin e ujit. Banorët në të gjithë gjatësinë e Semanit nga Ngurrëza deri në Imshtë shprehen se janë përmbytur sa herë del lumi nga shtrati dhe prodhimi i tyre ikën dëm. Fermerët nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për këto katastrofa. "Jemi përmbytur shumë, elb e grurë. Atëherë kanalet pastroheshin, tani nuk e ka mendjen njeri për punë. E kanë mendjen të pasurohen për vete. Asnjë dëmshpërblim nuk kemi marrë", tha një banor.
-
VIDEO
Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë në vend, 54-vjeçari në Durrës gjendet i vdekur në kanalin kullues! Dyshohet se e mori rrjedha e ujit
Moti i keq dhe përmbytjet masive i kanë marrë jetën 54-vjeçarit Astrit Hysenaj në Durrës.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dyshohet se ai është mbytur në një kanal kullues dhe trupi i tij u gjet nga polumbarët e Reneas.
-
VIDEO
Moti i keq! Pas Novoselës, Ministria e Mbrojtjes urdhër për evakuim në disa fshatra të Fierit dhe Durrësit
Moti i keq! Pas Novoselës, Ministria e Mbrojtjes urdhër për evakuim në disa fshatra të Fierit dhe Durrësit
-
VIDEO
Reshjet e dëborës zbardhin qarkun e Dibrës, akset rrugore të kalueshme
Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje shiu dhe bore me intensitet mesatar dhe të lartë gjatë 24 orëve të fundit. Si pasojë e shirave ka pasur problematika në disa rrugë fshatrash si pasojë e daljes së përrenjve malorë. Fadromat e Bashkisë kanë ndërhyrë duke përmirësuar problemet e shkaktuara nga përrenjtë.