-
VIDEO
Moti i keq/ Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person përfundon në spital
Një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit ka shkaktuar një aksident të trefishtë.
Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.
-
VIDEO
Çahet argjinatura në lumin Devoll! Përmbyten toka bujqësore në Maliq, nisin reshjet e dëborës
-
VIDEO
Rritja e nivelit të lumit Vjosë, banori merr qenin në krahë dhe e shpëton nga përmbytja
Ndërsa niveli i ujit të lumit Vjosa vijon të rritet, banorët e zonave pranë shtratit të lumit, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë nisur evakuimet parandaluese.
Në një video të siguruar nga Report Tv shihet një banor që ka marrë qenin në krahë duke e shpëtuar nga përmbytjet.
-
VIDEO
Moti i keq/ Çahet argjinatura në lumin Devoll!
Një sipërfaqe e madhe e tokave bujqësore është përmbytur përsëri në zonën e Maliqit për shkak të çarjes së argjinaturës në një segment në Lumin Devoll. Deri më tani, nuk evidentohet një bilanc i sipërfaqes së përmbytur. Ndërkaq, lumi Dunavec ka arritur maksimumin e nivelit të prurjeve, por nuk ka dalë nga shtrati. Aktualisht, kanë filluar reshjet e dëborës.
-
VIDEO
Vjosa del nga shtrati, nis evakuimi! Report TV sjell pamjet, largohen dy familje nga banesat në Novoselë
Një urdhër i menjëhershëm evakuimi është dhënë për banorët e Novoselës, për shkak të daljes së lumit Vjosa nga shtrati.
Report TV ka siguruar pamje nga evakuimi i dy familjeve, të cilat kanë qenë të bllokuara.
Ata janë marrë nga autoritetet dhe janë transportuar me gomone, pasi niveli i ujit është i lartë.
-
VIDEO
Lumi Vjosa doli nga shtrati, urdhër i menjëhershëm evakuimi në Novoselë
-
VIDEO
“Vjosa ka kaluar kuotat maksimale”, ministri Vengu përmbledh planin e masave: Presim rritje të niveleve, do të dislokohemi me mjete të larta
Pas daljes nga një mbledhje e Komitetit të Emergjencave në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se Vjosa ka kaluar kuotat maksimale. Fokusi kryesor janë tre fshatrat në grykëderdhjen e saj që kanë rrezikshmëri të lartë: Fitore, Bishan dhe Novoselë.
-
VIDEO
'Shtëpi bari' në Shkodër/ Dy persona në kërkim, nis hetimi për dy punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 57 bimë kanabisi, 57 pajisje elektrike e municion luftarak
Policia e Shkodrës ka zbuluar një banesë në lagjen “Ndoc Mazi”, ku ishte përshtatur për kultivimin e bimëve të kanabisit. Dy persona janë shpallur në kërkim dhe nisi hetimi për dy punonjës të OSHEE.
-
VIDEO
“Po më vdes plaku në ujë”- Çarja e argjinaturës përmbyt disa fshatra të Kurbinit dhe Krujës, dalin pamjet ‘apokaliptike’ të kapura me dron
Çarja e argjinaturës së lumit Droje ka përkeqësuar ndjeshëm situatën në fshatin Adriatik të Kurbinit, por edhe në dy fshatrat e Fushë Krujës, Dukagjin i Ri dhe Miliska.
Burime për Report TV bëjnë me dije se si pasojë, dhjetëra familje vijojnë të jenë të izoluara prej katër ditësh, ndërsa niveli i ujit po rritet nga ora në orë.
Banorët shprehen se po përballen me vështirësi të shumta, pasi mungon mundësia e lëvizjes, ndërkohë që situata po rëndohet edhe për shkak të mungesës së bazës ushqimore për bagëtitë.
Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.
-
VIDEO
Lumi Erzen del nga shtrati! Përmbyten dhjetëra hektarë tokë, rrethohen nga uji banesat në Katund të Ri
Për shkak të motit të keq me reshje të dendura shiu, lumi Erzen ka dalë nga shtrati në dy pika.
Për pasojë, janë përmbytur dhjetëra hektarë toke, duke rrethuar banesat në Katund të Ri.
-
VIDEO
Rrëshqitje masive dherash dhe borë, rruga Qukës-Qafë Plloçë totalisht e bllokuar vetëm 4 muaj pas inaugurimit
Aksi Qukës-Qafë Plloçë është totalisht i bllokuar për qarkullimin e mjeteve. Gjatë natës ka pasur të tjera rrëshqitje masive dheu dhe siç shihet në këto pamje që sjell Report Tv, aksi është i bllokuar, ndërsa është mbuluar edhe nga reshjet e borës.
-
VIDEO
Vjosa në pikën më kritike, Kreu i Emergjencave Civile në terren: Kemi bërë njoftim për evakuime! Prefektja e Vlorës: Prioritet jeta e banorëve
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako dhe prefektja e Vlorës Evis Allushi ndodhen në terren teksa lumi Vjosa ndodhet në pikën më kritike teksa shtëpi e toka bujqësore tashmë janë përmbytur.
Haki Çako bën me dije se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë ndërsa që prej ditës së djeshme janë bërë njoftimet e nevojshme për banorët e rrezikuar nga përmbytjet me qëllim evakuimin e tyre dhe të kafshëve.