-
VIDEO
Ora 11:40 Reshjet e dëborës në Shkodër, vijon normalisht qakullimi i mjeteve, s'ka akse rrugore të bllokuara
Reshjet e dëborës kanë përfshirë këtë mëngjes qytetin e Shkodrës dhe zonat përreth, por autoritetet bëjnë me dije se nuk ka akse rrugore të bllokuara dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
-
VIDEO
Mot i keq në Kukës/ Fluks mjetesh në Kalimash, reshjet e dendura shiut vështirësojnë qarkullimin
Fluks i lartë mjetesh është regjistruar aktualisht në të dyja anët e pikës së pagesës në Kalimash. Qarkullimi më i rënduar paraqitet në korsinë e aksit Tiranë–Kukës–Morinë–Kosovë, ku lëvizja e mjeteve është dukshëm më e madhe
-
VIDEO
Vrasja e 67- vjeçarit në Shkodër nga shpërthimi i tritolit, policia arreston 4 persona! Shpërthyen sahatët e energjisë me telekomandë në distancë
Sipas policisë, 4 persona kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive e dyshuar me telekomandim në distancë, kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte Hysni Ymeri.
-
VIDEO
Lushnje/ Aksident në rrethrrotullimin e Savrës, përplasen 2 mjete, s'ka të lënduar
Aksidenti i ndodhur dje në rrethrrotullimin e Plukut, është pasuar nga një tjetër aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Savrës.
Në të dyja rastet aksidentet kanë qenë me dëme materjale dhe me lëndime të lehta për drejtuesit e mjeteve dhe bashkëudhëtarët e tyre.
-
VIDEO
Moti i keq shkakton aksident në Rrugën e Kombit, autobuzi përmbyset në rrugë
Moti keq me temperatura të ulëta ka krijuar ngrica në Rrugën e Kombit. Per pasoje një autobuz është përmbysur në afërsi të Rrëshenit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka edhe persona të plagosu
-
VIDEO
Lezhë/ Aksident i rëndë në fshatin Gocaj, përplasen dy mjete, humbin jetën çifti i bashkëshortëve, burri ishte efektiv policie! 2 të tjerë të plagosur
Dy automjete janë përplasur pranë fshatit Gocaj në Lezhë duke lënë dy persona të vdekur. Forcat zjarrfikëse nxorrën trupat nga mjeti, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një banesë në Pukë, familja mbetet e pastrehë, shkak një shkëndije elektrike
Nga zjarri është djegur plotësisht banesa. Fatmirsisht nuk ka probleme për anëtarët e familjes Ndoj. Si pasojë e zjarrit që përfshiu kullën e Zef e Pjetër Ndoj, 5 anëtarët e familjes kanë mbetur nën qiell të hapur.
-
VIDEO
Lushnje/ Aksident në rrethrrotullimin e Plukut, përplasen 2 mjete, krijohet trafik i rënduar
Shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë e Mercedesit në afërsi të rrethrrotullimit, çka ka bërë që të përplaset nga pas me mjetin tip Volksëagen.
-
VIDEO
Festimet e Vitit të Ri/ Proda takim me punonjësit e Policisë Rrugore: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë zhvilluar një takim me shërbimet e Policisë Rrugore të planifikuara në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe me punonjësit e Sallës së Komandimit të DVP Tiranë.
-
VIDEO
Viti i ri nis i përgjakur, 3 të rinj humbin jetën në aksidentin fatal në Tepelenë! 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma
Një aksident i rëndë me pasojë tre viktima ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një mjet tip Volksëagen me targa AB797VP, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 27 vjeç, të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra.
Në aksident është përfshirë edhe një mjet tip Mercedes Benz me targa AB552LV, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe, e cila është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Për gazetaren e Report Tv, burime nga spitali i Traumës informuan se 19-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm.
-
VIDEO
Presidenti Begaj e nis vitin e ri si kreu i Forcave të Armatosura: Krenarë për shërbimin tuaj në misionet ndërkombëtare
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti në një lidhje direkte online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj uroi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët shqiptarë të angazhuar në misione jashtë vendit për festat, duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për shërbimin e tyre larg familjeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe lirisë në botë.
Kreu i Shtetit theksoi se angazhimi i Forcave të Armatosura në misione në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Detin Egje, Irak, Sinai, Sudanin e Jugut, si dhe në strukturat mbështetëse për Ukrainën, është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
-
VIDEO
Lezhë/ Kthyen godinën 3 katëshe në kazino, arrestohet përgjegjësi, shpallet në kërkim 24-vjeçari, 15 të tjerë nën hetim! Sekuestrohet drogë e miliona lekë
Një person është arrestuar, 1 tjetër është shpallur në kërkim dhe 15 të tjerë janë vënë nën hetim pas një operacioni policor ku u konstatua një godinë 3 katëshe në Lezhë e përshtatur për kazino dhe përdorim droge.
Godina ndodhej në bulevardin “Gjergj Fishta” ndërsa në pranga ka rënë përgjegjësi i kazinosë, Bledar Arapi 47 vjeç dhe në kërkim është shpallur 24-vjeçari Elger Uka, i cili kishte marrë me qira godinën.
Nga kontrolli u gjet e u sekuestrua 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.