-
VIDEO
Dibër/ Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, përplasen dy automjete, 3 persona të plagosur
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
-
VIDEO
Trump: Do të qeverisim Venezuelën deri në një tranzicion të sigurtë
Gjatë konferencës për shtyp ku po jep detaje për kapjen e Nicolas Maduros, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të qeverisin Venezuelën deri në realizimin e një tranzicioni të sigurt dhe korrekt.
-
VIDEO
Trump: Një nga operacionet më të mëdha të SHBA-së për të arrestuar diktatorin Maduro
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi operacionin ushtarak të mbrëmshëm në Venezuelë në një konferencë për shtyp nga Mar-a-Lago.
Ai e cilësoi si pereacionin më të madh të SHBA arrestimin e Maduros të ushtrisë amerikane.
"Një nga operacionet më të fuqishme të ushtrisë amerikane, për të arrestuar diktatorin Maduro. Një nga dislokimet më të fuqishme të ushtrisë amerikane. Një sulm spektakolar në Karakas, i paparë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kemi përgatitur dhe një valë tjetër sulmesh ndaj Venezuelës, por nuk është e nevojshme ende', tha ai.
-
VIDEO
DETAJE nga atentati në Shkodër: Tritoli u la 2 ditë i pashpërthyer te sahati i energjisë elektrike, e montoi Gerti Bushati! Mister motivi dhe porositësi i vrasjes së 67-vjeçarit
Bushati është identifikuar përmes pamjeve të një kamere sigurie të instaluar në një biznes pranë pallatit, ku shihet se mbrëmjen e datës 27 dhjetor vendos lëndën shpërthyese në sahatin elektrik të katit të parë të pallatit.
-
VIDEO
Banesa në Elbasan përfshihet nga flakët, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
-
VIDEO
Sherr mes të rinjve në Vlorë, 25-vjeçari qëllon me armë zjarri në ajër dhe largohet me vrap
Në pranga kanë rënë Arbri Hysaj dhe Mauricio Alushaj.
-
VIDEO
Malësi e Madhe/ I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike, arrestohet 35-vjeçari
Gjykata e Shkodrës i kishte caktuar të riut arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
-
VIDEO
Burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum, banorja: Na ra si bombë! Ishin njerëz të mirë
Krimi i rëndë në familje këtë të premte ka tronditur mbarë opinionin publik. Një banore e zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë shprehet se lajmi i vrasjes i ra i bombë, pasi në sytë e tyre ishin njerëz shumë të mirë.
-
VIDEO
Vlorë/ Krim në familje, burri dhunon për vdekje gruan në Orikum, më pas vret veten me pistoletë
Vlorë-Një krim në familje ka ndodhur ditën e sotme në Orikum, në Vlorë. Burime paraprake për Report Tv bëjnë me dije se një burrë ka dhunuar për vdekje gruan e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 ku në trupin e Sose Xhebroi, rreth 48 vjeç, janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj Llogora Xhebroi, rreth 52 vjeç.
48- vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë konstatuar të vetëvrarë në garazhd me armë zjarri Llogara Xhebroin dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.
-
VIDEO
Korçë/ Reshje dëbore në Qafë Thanë, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve për kujdes
Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në zonën e Qafë Thanës, në Pogradec.
Aktualisht, reshjet janë të pranishme vetëm në majën e qafës, me intensitet të ulët deri në mesatar, ndërsa temperaturat shënojnë vlera negative.
Sipas informacioneve, kontraktorët pritet të kryejnë kriposjen e rrugës për të shmangur ngricat dhe rrëshqitjet e automjeteve.
Deri në këto momente nuk raportohen bllokime apo vështirësi në qarkullim, ndërsa Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Aktualisht ka një trafik të shtuar të automjeteve që qarkullojnë drejt juglindjes.
-
VIDEO
Situata e motit në vend/ Gazetarët LIVE nga terreni! Deri më tani 2 viktima, mbi 10 aksidente dhe...
Reshjet që vijoi të bien kanë shkaktuar terrene të rrëshqitshme në rrugët e qytetit ndërkohë në akset nacionale u bë kriposja e rrugëve në kohë dhe qarkullimi vijon normalisht.
-
VIDEO
Reshje dëbore në aksin Librazhd-Qafë, trafik i rënduar! Policia apelon për vendosjen e zinxhirëve
Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe aksin Librazhd- Qafë. Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërsa është krijuar edhe trafik i rënduar.
Aktualisht, në Dragostunjë ka prezencë të akullit dhe policia rrugore ndodhet në terren për të menaxhuar situatën dhe për t'i ardhur në ndihmë mjeteve që bllokohen.