-
VIDEO
Shpërthimi i tritolit la të vdekur 67-vjeçarin/ Dalin para gjykatës në Shkodër katër të akuzuarit
Lënda shpërthyese është aktivizuar më 29 dhjetor 2025, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 67-vjeçarit Hysni Ymeri. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Hysni Ymeri po ngjitej shkallët e pallatit për të hyrë në banesë.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në Durrës, ndërron jetë 60-vjeçari! Punonte si roje parkimi
Një aksident me vdekje është shënuar këtë të dielë në Durrës, pranë parkingut të ri, përballë me Portin.
Viktimë ka mbetur një 60 vjeçar, dhe paraprakisht dyshohet se viktima punonte si roje parkimi.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
-
VIDEO
Prej orësh radhë kilometrike në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, qindra automjete mbeten të bllokuara! Shkak edhe punimet në rrugë
Shkak për krijimin e radhëve të gjata janë bërë dhe punimet që po kryhen për zgjerimin e rrugës në aksin Librazhd – Fushë Labinot. Fluksi i lartë i automjeteve përveç festave, lidhet dhe me rikthimin në punë për vitin 2026 ditën e nesërme.
-
VIDEO
Teksa Lapaj protestonte para Kryeministrisë, eskorta e Ramës shkon drejt Vilës 30
Ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe mbështetës të tij po protestonin para Kryeministrisë për të disatën herë, eskorta e kryeministrit Edi Rama u pa teksa shkonte drejt Vilës 30, e cila është pak metra larg nga godina qeveritare.
-
VIDEO
Protesta para Kryeministrisë/ 'Modeli i oligarkisë së Berishës nuk është zhbërë', Lapaj: Me 1 firmë të Ballukut u vodhën 50 milionë euro! Përplasje mes protestuesve dhe policisë
Gjatë fjalimeve, Lapaj dhe mbështetës të tij u përplasën me forcat e policisë, duke pretenduar se punonjës civilë të Policisë së Shtetit po filmonin protestuesit "me qëllim që t'i shoqëronin pas tubimit".
-
VIDEO
Merr flakë shtëpia në Elbasan, shpëtojnë për mrekulli 3 persona
Ka mjaftuar një shkëndijë elektrike që një banesë në dalje të Elbasanit të përfshihet nga flakët. Tre persona që ndodheshin në shtëpi dolën menjëherë ndërsa forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të vënë flakët nën kontroll.
-
VIDEO
Klos/ E mori rrjedha e fortë e ujit, 66-vjeçari mbytet teksa tenton të kalojë lumin Mat
Trupi i pajetë i Xhemal Zhukut është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime kanë marrë pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.
-
VIDEO
'Të pres në Miraflores, frikacak', Trump ironizon kërcënimet e Maduros para se të arrestohej
Një video e publikuar nga Donald Trump në platformën Truth Social ka ngjallur reagime, për shkak të ironisë ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.
-
VIDEO
Aksident rrugor në bypass-in e Fierit, furgoni godet nga pas një mjet tjetër, s'ka persona të lënduar
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë.
-
VIDEO
Aksident në Fier, mjeti përplas 2 këmbësorë, çifti i bashkëshortëve dërgohet në spital
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrę ndihmën e nevojshme mjekësore dhe sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën
-
VIDEO
Elbasan/ Punimet për zgjerimin e Korridorit VIII, trafik i rënduar në disa segmente të rrugës Librazhd–Elbasan
Situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë mesditës, për shkak të shtimit të fluksit të automjeteve në qarkullim dhe por edhe për shkakun se disa segmente të rëndësishëm të rrugës, janë pjesë e punimeve që po kryhen për zgjerimin e Korridorit VIII, nga Miraka drejt Urës së Murrashit.
-
VIDEO
Si nisi operacioni 'Absolute Resolve' për kapjen e Maduros, Caine : Mbi 150 avionë në Venezuelë
Autoritetet amerikane kanë zbuluar detaje të reja mbi operacionin ushtarak në Venezuelë, i cili sipas Uashingtonit u planifikua për muaj me radhë dhe u krye me një dislokim të gjerë ajror.