-
VIDEO
Moti i keq/ Përmbytje në Delvinë e Finiq, evakuohen 6 familje! Izolohen 10 fshatra në Mirditë! Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati
Situata më problematike paraqitet në Delvinë. Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati duke përmbytur banesa dhe rrugë. Bistrica ka dalë gjithashtu nga shtrati. Është shembur ura e Vanës, duke lënë në izolim banorët e Vanës.
-
VIDEO
Mbyllet burgu i Bënçës, 28 policë pranojnë transferim, 28 jo dhe 18 në pritje! Kush refuzon, largohet! Për 30 civilë s’ka nisur transferimi
113 punonjës të burgut të mbyllur të Bënçës duhet të transferohen në burgje të tjera. Nga stafi i sigurisë prej 74 policësh, 28 kanë dhënë pëlqim, 28 të tjerë kanë refuzuar dhe pjesa tjetër është në pritje. Zyrtarisht, Burgjet i thanë Report Tv se nuk kanë nisur ende procedurat për transferimin e punonjësve civilë, të cilët po ashtu pritet të shkojnë në burgun e Fierit.
-
VIDEO
Suedia konfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, ambasadori Niklas Strom nga Pogradeci: Të gjithë kapitujt janë hapur brenda një viti
Ström vuri në dukje se Shqipëria tashmë i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në, duke e cilësuar këtë si një hap historik që kërkon angazhim të madh edhe në nivel lokal.
-
VIDEO
Moti i keq/ Niveli i ujit në Vjosë ka rënë, Subashi: Qendra Operacionale e Emergjencave Civile është në gatishmëri
Kështu është shprehur në një prononcim për mediat kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi teksa ka pohuar se nga të dhënat e marra nga hidromatësi në Memaliaj niveli i ujrave të Vjosës ka filluar të bjerë ndjeshëm.
-
VIDEO
21 janari/ Berisha pyetet 2 orë në SPAK dhe mbron krimin shtetëror: Kur ka dhunë, ka edhe vrasje
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë dha llogari para SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në Bulevard më 2011-ën me plumbat që u derdhën nga Kryeministria. Edhe sot, pas gati 15 vitesh, ish-kryeministri Berisha i mbrojti vrasjet e 21 janarit, duke deklaruar para derës së SPAK se kush proteston në mënyrë të dhunshme edhe vritet.
“Për vrasjet duhet të ketë hetime. Thashë edhe njëherë. Por që kur përdorin dhunën, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje, kjo është e pamohueshme”, tha Berisha.
Për krimin shtetëror të 21 janarit, ende i pazbardhur, Berisha shkeli në ambientet e SPAK për të dhënë llogari vetëm sot, 19 nëntor 2025, pas manovrave me fletëthirrjen. ish-kryeministri u pyet për 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga 3 oficerë të Policisë Gjyqësore dhe pasi doli nga ambientet e SPAK nuk kurseu sulmet ndaj drejtësisë së re të cilën e akuzoi se bën hetime politike, por edhe ndaj kryeprokurorit Altin Dumani.
-
VIDEO
Maliq/ Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në sipërfaqe bujqësore, fermeri: Kam 7 hektarë me patate të zhytur nën ujë
Fusha bujqësore e Maliqit është përfshirë nga përmbytje të mëdha pas motit të keq që ka goditur juglindjen e vendit. Lumenjtë Dunavec dhe Devoll kanë pësuar rritje të ndjeshme të prurjeve, duke shkaktuar daljen e tyre nga shtrati dhe përmbytjen e tokave përreth.
-
VIDEO
Opozita i kthen shpinën, Rama në Kuvend: Me faqe për muri iu pafsha! 50 mln € i Llogarasë, si 450 mln € i inceneratorit! Në rrugë po tkurreni
Rama prezantoi buxhetin e 2026, por u përball me protestën simbolike të demokratëve, që teksa ai fliste, i kthyen shpinë. Ai iu përgjigj akuzave për tunelin e Llogarasë duke thënë se shifra për të cilën PD akuzon se u abuzua, është e fryrë. Ndonëse nuk e përmend në emër, për çështjen Balluku ai thotë se drejtësia është e lirë të hetojë pa dallim.
-
VIDEO
Moti i keq/ Izolohen 10 fshatra në Mirditë, shembje urash dhe rrugësh në disa fshatra
-
VIDEO
Vjosa në pikë kritike, rrezikon të dalë nga shtrati
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, prurjet në lumin Vjosë janë rritur. Ministria e Mbrojtjes thotë se lumi Vjosë është në pikën kritike dhe po mbahet nën monitorim pasi rrezikon të dalë nga shtrati. Këto pamje me dron tregojnë edhe situatën me lumin Vjosa, të filmuara në Novoselë pranë Urës së Mifolit.
-
VIDEO
Moti i keq/ Përmbytje në Delvinë e Finiq, evakuohen 6 familje! Rruga e Muzinës e pakalueshme! Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati
Situata më problematike paraqitet në Delvinë. Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati duke përmbytur banesa dhe rrugë. Bistrica ka dalë gjithashtu nga shtrati. Është shembur ura e Vanës, duke lënë në izolim banorët e Vanës.
-
VIDEO
Bistrit iu ‘çliruan’ 1 mln euro pasuri/ SPAK kundër GJKKO-së, do ankimojë edhe lirimin nga qelia: Të dënohet edhe për pastrim parash e korrupsion
SPAK kishte kërkuar 9 vite burgim për Bistrin, por GJKKO e dënoi me 3 vite burg vetëm për zbulim të akteve sekrete. Ish-polici u shpall i pafajshëm nga akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Dje GJKKO i çliroi 1 milionë euro të sekuestruara Bistrit por vijon bllokimi i 36 pasurive 3.1 milionë euro, si pjesë e një hetimi bazuar në ligjin “Antimafia”.
-
VIDEO
Kishte fshehur kanabis poshtë sediljes së ‘Benzit’, pranga 22-vjeçarit në Vlorë
Gjatë kontrollit në makinën tip ‘Benz’ që i riu po lëvizte, uniformat blu gjetën poshtë sediljes së shoferit 216 gram lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.