-
VIDEO
Digjet tjetër makinë në Vlorë, shkrumbohet mjeti në By-Passin e qytetit
Ndërkohë, grupi i ekspertëve ndodhet në terren dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet të ketë nisur si pasojë e një defekti teknik në automjet.
-
VIDEO
Sezoni veror/ 1.5 milionë pushues në Lezhë gjatë 3 muajve, problem mbetet makthi i trafikut! Ndreu: Do të bëhet By-Pass i Shëngjinit
Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu theksoi rëndësinë e projekteve madhore infrastrukturore që pritet të nisin. Prefekti i Lezhës, Tauland Malshi, u shpreh se bashkëpunimi mes të gjithëve e ktheu sërish Lezhën në epiqendër të vëmendjes turistike
-
VIDEO
Braçe denoncon ‘të fortin e lagjes’ që ka zaptuar për herë të dytë sheshin publik dhe e shfrytëzon për parkim: Ju merr lekë njerëzve
Erjon Braçe është deputet i PS në Njësinë 5 në Tiranë dhe ka denoncuar vazhdimisht raste të zaptimit të hapësirës publike në kryeqytet.
-
VIDEO
Tiranë/ Makina përplas biçikletën te Piramida, çiklisti merret nga ambulanca, policia në vendngjarje
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit, shkaku i të cilit nuk mund të jetë i vështirë për t’u zbardhur, pasi bëhet fjalë për një kryqëzim të monitoruar 360 gradë nga kamerat e sigurisë rrugore.
-
VIDEO
Shkodër, vetëm 1 për qind rritet numri i studentëve! Rektori: Regjistrime në drejtësi, financë e infermieri! S’ka interes për mësuesinë
Në Shkodër vihet re një rritje krejt modeste e numrit të studentëve në universitet, me vetëm 1 për qind. Ndryshe nga programet “bachelor”, Rektori tha se më shumë regjistrime në “Master”. Edhe këtë vit trendi mbetet i njëjtë: Të rinjte zgjedhin infermierinë dhe jo mësuesinë.
-
VIDEO
Tiranë/ Policia Rrugore vendos gati 4 mijë gjoba për 3 ditë, 11 shoferë të arrestuar ose proceduar
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3954 gjoba gjatë 72 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve.
Kështu, 3900 gjoba janë vendosur për parkim të gabuar, kurse 54 të tjera për tejkalim shpejtësie.
Gjithashtu, 11 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje.
-
VIDEO
Elbasan/ Kanosën me pistoletë punonjësin në një karburant dhe i morën xhiron, pranga dy të rinjve
Policia në Elbasan ka finalizuar operacionin policor të koduar “Hijet”, në kuadër të cilit u arrestuan 2 persona, pasi të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant.
-
VIDEO
Pezullohet licencimi për ‘Fier Thermoelectric’ për prodhim energjie në TEC-in e Roskovecit, ERE: Mungesë dokumentacioni! Shoqëria në gjyq, duhet vendim i formës së prerë
Më 18 dhjetor 2024, qeveria miratoi ndërtimin e termocentralit, projekt që do të realizohej nga shoqëria greko-shqiptare “Fier Thermoelectric” sh.a e cila aksionerë ka kompaninë greke GEK TERNA Holdings me 70% të aksioneve dhe GENER 2 e Bashkim Ulajt zotëron 30% të aksioneve.
-
VIDEO
Rama e kritikoi, Report TV zbardh vendimin e gjyqtarit që riktheu në detyrë kreun e AMP Vlorë: Pas pezullimit, u përjashtua nga vetingu! Iu cenuan të drejtat
Report Tv ka zbardhur vendimin e plotë të gjyqtarit Marsel Boshku. Për rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, gjyqtari ka vendosur me urgjencë dhe pa praninë e palëve.Gjyqtari thotë se duke iu ndërprerë procesi i vettingut si drejtor AMP i shkelet e drejta e punës.
-
VIDEO
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 4 vite burg për Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit pritet të kthehet në qeli
Dakos i ka mbetur edhe një pjesë e dënimit për ta shlyer, dhe sipas përllogaritjeve, duhet të rikthehet sërish në qeli
-
VIDEO
83-vjetori i Konferencës së Pezës, Fino: Të bashkojmë forcat që të afrojmë Shqipërinë me Europën
Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Megi Fino, theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe kujtoi sakrificat e atyre që në vitin 1942, mblodhën forcat për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar.
-
VIDEO
Kishte ndërtuar pa leje, pamjet e aksionit të shembjes së ndërtesës së kreut të AMP në Ksamil! Rasti u bë publik një ditë më parë nga Rama
Këto janë pamjet e aksionit për prishjen e ndërtesës së ndërtuar pa leje në Ksamil nga kreu i AMP-së Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj. Aksioni për shembjen e ndërtesës është zhvilluar në gusht.
Emri i Ahmetajt doli në skenë pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Marko Boshku, të cilin e akuzonte se kishte marrë vendimin për rikthimin në detyrë të zyrtarit të AMP-së pasi ai ishte pezulluar për këtë ndërtim pa leje.
Sipas kryeministrit, Ahmetaj jo vetëm që kishte marrë pjesë në këtë ndërtim pa leje, por edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, duke gënjyer se ishte bërë në vitin 2018.