-
VIDEO
Vlorë/ Digjet makina në aksin Kuç-Qeparo, shoferi pëson djegie në dorë
Mjeti u dogj tërësisht nga zjarri, që paraprakisht dyshohet të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
-
VIDEO
Aksident i dyfishtë në aksin Fier-Lushnjë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor
-
VIDEO
DOSJA e skemave piramidale online/ ‘Investim njëherë, përfitime të përjetshme’, reklamimet në lokalin në Lushnjë dhe 1 mijë euro për tu futur në rrjetin e XUEX
Qindra qytetarë shqiptarë kanë re pre e skemave piramidale online që janë përhapur edhe në vendin tonë përmes platformës XUEX, sidomos në Lushnjë apo Divjakë. Pas denoncimeve të shumta në rrejt, Policia u vu në lëvizje dhe hetimet çuan në goditjen e një grupi me bazë në qarkun e Fierit, ku 6 persona u vunë në pranga ndërsa një çift bashkëshortësh u shpall në kërkim.
Por si funksiononte grupi? Edhe pse në fakt një skemë piramidale online, anëtarët e grupit kishin zgjedhur të mos “fshiheshin”, por ata reklamonin hapur platformën XEUX me qëllim që të fusnin në kurth qytetarët. Në dosjen hetimore të siguruar nga Shqiptarja.com tregohet se reklamat për këtë platformë bëheshin në një lokal në hyrje të qytetit të Lushnjës me pankarta. Bëhet fjalë për një lokal në rrugën "Shëtitorja e Palmave", bar-restorant "La Bonta". Në vitrinën e këtij lokali ishte ngjitur dy pankarta që reklamonin platformën "Xuex". Në njërën reklame është postuar "EG Group Investment XUEX " Investim një here = Përfitime të Përjetshme".
Po ashtu edhe tek reklama tjetër shkruhej "EG Group Investment XUEX "Projekt investimi afatgjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime". “Në ambientin e përshkruar sipas të dhënave bëhen investime në platformën "Xuex", e cila dyshohet se është një skemë mashtruese piramidale”, thuhet në dosje ndërsa shpjegohet edhe se si grupi u godit pas ndërhyrjes së agjentëve të infiltruar, me veprime simuluese.
-
VIDEO
‘SPAK të bëjë hetim pasuror për gjithë punonjësit e Kadastrës në Vlorë’/ Avokati Barjamaj: Aty është vatër korrupsioni! Kërkohet ndërhyrja e institucioneve
Dhoma e Avokatëve kemi bërë publike keqmenaxhimin e Kadastrës Vlorë dhe sipas Barjamajt ka ardhur koha që Prokuroria e Vlorës apo edhe SPAK të hetojë plotësisht për çdo shkelje dhe korrupsion në këtë institucion.
-
VIDEO
Kritikat e Ramës për gjyqtarin Boshku, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Sulme të tilla janë në kufijtë e veprës penale
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thotë se sulmi ndaj gjyqtarëve është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti, por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
-
VIDEO
Vau i Dejës/ Goditën me grushte 37-vjeçarin, arrestohet i riu! Ende në kërkim tjetri
Një i ri është arrestuar pas një konflikti të ndodhur para Bashkisë së Vaut të Dejës.
-
VIDEO
Izraeli nis pushtimin e qytetit të Gazës, sulmon me dronë, tanke e avionë luftarakë! 62 të vrarë, Katz: Gaza po digjet
Tanket po përparojnë në disa zona në periferi të qytetit të Gazës. Mediat raportuan 37 sulme në 20 minuta pak pas mesnatës. Pamjet gjatë natës treguan karvanë të gjatë të njerëzve që largoheshin nga qyteti.
-
VIDEO
Fier/ 'Benzi' përfshihet nga flakët në lëvizje, shoferi braktis makinën sapo sheh zjarrin
Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Levan.
Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi, sapo ka vënë re zjarrin, ka ndaluar dhe ka dalë menjëherë. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, edhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier- Patos, përplasen 2 makina, njëra përfundon në kanalin anësor të rrugës
Një automjet tip ”Renault”, pasi është përplasur me një mjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor të saj. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme materiale.
-
VIDEO
Nga pikë mjetesh të bllokuara në park lojërash: Shkodra çliron 3 hektarë hapësirë publike
Ky investim pritet të nisë së shpejti, duke i hapur rrugën parkut më të madh të lojërave në Shkodër, një hapësirë që jo vetëm do të gjallërojë jetën e banorëve, por do të kthehet edhe në një simbol të transformimit të qytetit drejt standardeve moderne urbane.
-
VIDEO
Altin Dumani drejt ikjes, KLP hap më 17 shtator garën për drejtuesin e ri të SPAK
Drejtuesit Altin Dumani i përfundon mandati 3-vjeçar në dhjetor 2025. Sipas ligjit, prokurorët e SPAK nuk kanë të drejtë të rizgjidhen në krye të institucionit dy mandate rresht.
-
VIDEO
Durrës/ Rruga e re po ndërtohet pa trotuare, banorët e Spitallës në protestë: Do prishim avllitë vetëm të bëhen
Banorët e Spitallës në Durrës protestuan sot pasi rruga e re po ndërtohet pa trotuare, ç’ka përbën rrezik për aksidente. Ata kërkojnë një rrugë të re me standarde, duke u treguar të gatshëm të prishin dhe avllitë e shtëpive.