-
VIDEO
Protesta në Hagë për ish-krerët e UÇK, Rama: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sotme në Hagë, ku qytetarë e veteranë të luftës do të mbajnë si simbol të mbështetjes të ish-krerëve të UÇK
“Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant! Liri për çlirimtarët”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Vendi po shpopullohet prej politikave të dështuara, janë larguar 473 mijë qytetarë nga viti 211
Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia ka rënë me rreth 420,000 qytetarë që nga censusi i vitit 2011 dhe sot jetojnë në Shqipëri më pak se 2.4 milionë shqiptarë.
-
VIDEO
‘Në Librari’ me tre tituj të rinj: ‘Kushtuar hulumtuesve të shqipes’, ‘Mësime nga një jetë shekullore’, ‘Nën petkun e padrejtësive’! Melodia e Vargut ju sjell ‘Vdes ngadalë’
Edhe pse mbi njëqindvjeçar, Edgar Morin-i vazhdon të jetë i preokupuar dhe i shqetësuar për kohën tonë. Ky mendimtar humanist ka qenë dëshmitar dhe aktor i shtegtimeve dhe shpresave, i krizave dhe i çregullimeve të shekullit të tij.
-
VIDEO
Shfaqje të papritura vallëzimi në Tiranë, Rama ndan mesazhin e Angjelin Preljocajt: Do të jetë Festivali i Parë Ndërkombëtar
Në Tiranë, nga datat 9 deri më 25 tetor, do të mbahet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Vallëzimit i organizuar nga kompania e koreografit shqiptaro-francez, Angjelin Preljocaj.
Mesazhi i tij është shpërndarë nga Kryeministri Edi Rama, që thotë se në këto data në Tiranë, do të shfaqje vallëzimi për publikun shqiptar në vende të papritura dhe të veçanta të Tiranë.
“Me ftesën e vetë yllit botëror të koreografisë, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit, nga 9 – 25 tetor, ju uroj të diel të qetë”, ka shkruar Kryeministri në Facebook.
-
VIDEO
Dhelpra i pret rrugën, 45-vjeçarja humb drejtimin e motorit dhe aksidentohet, plagoset rëndë
Sipas policisë së qarkullimit rrugor, 45-vjeçarja nuk kishte kokore dhe për këtë arsye ka marrë qenë të shumta, ndaj është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
Durrës/ Kinezja 57-vjeçare gjendet e pajetë në taksi pranë 'Urës së Dajlanit'
57-vjeçarja është gjendur në zonën e Urës së Dajlanit, ndërsa ende nuk dihet se kush e ka dërguar ne spital, ku ka mbërritur pa shenja jete.
-
VIDEO
Durrës/ Gjendet një qese me lëndë plasëse pranë kalasë, forcat xheniere kryejnë shpërthimin e kontrolluar
Një sasi e vogël lënde plasëse e vendosur brenda në një qese është konstatuar nga banorët e lagjes nr.1, pranë murit rrethues të kalasë së Durrësit.
-
VIDEO
‘Gërmon pranë themeleve të pallatit, na vjedh energjinë elektrike’, 100 familje në Paskuqan denoncojnë kompaninë e ndërtimit ‘2N shpk’, peticion Ramës e Bashkisë Kamëz
KAMËZ - Rreth 100 familje të një pallati në Rrugën “Demokracia” në Paskuqan dhe zonës përreth i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe pushtetit vendor me një peticion, ku kërkojnë ndërprerjen e menjëhershmë të ndërtimit të një pallati të ri fare pranë godinës së tyre të banimit, pasi punimet po kryhen jashtë çdo kriteri dhe rrezikojnë seriozisht stabilitetin konstruktiv të ndërtesës ku ata jetojnë.
-
VIDEO
Masakra e Shkodrës/ Report Tv siguron fotot e armëve që përdori autori, pistoletë e automatik izraelit! Po analizohen në laborator
Ragip Gila hyri në lokalin në Shkodër, i armatosur me një pistoletë dhe një automatik 'MP5', i veshur dhe me antiplumb dhe qëlloi me breshëri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Erogen Brajoviç. Armët po analizohen në laboratorin e Policisë Shkencore për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale brenda vendit.
-
VIDEO
Shembja në rrugën në ndërtim të Dukagjinit, publikohen pamjet nga momenti kur masivi shkëmbor bllokon aksin
Janë publikuar pamjet nga shembja e një masive shkëmbor në rrugën Kir –Ndërlysaj, në aksin i cili është në ndërtim! Një masiv shkëmbor bie mbi rrugë dhe bllokon aksin që lidh disa fshatrat e Dukagjinit.
-
VIDEO
Shembet masivi shkëmbor në rrugën në ndërtim të Dukagjinit, Beci: E pamundur ndërhyrja për zhbllokimin e aksit
Beci shkruan në rrjetet sociale se pritet stabilizimi i terrenit për të ndërhyrë, ndërsa ka kërkuar edhe mirëkuptimin e banorëve, të cilëve iu ka kërkuar të përdorin rrugë alternative në drejtim të Shkodrës.
-
VIDEO
Grabisnin telefona e supermarkete, arrestohen 2 persona në Cërrik
Dy personat e arrestuar në Cërrik janë autorë të disa vjedhjeve në zonë. 35-vjeçari gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj, në një supermarket ndërsa i arrestuari tjetër, një ditë më parë i ka vjedhur celularin një tjetër personi.