-
VIDEO
Sarandë/ Zjarr në Parkun e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve, forcat zjarrfikëse në terren
Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit. Era që fryn rrezikon që zjarri të përhapet edhe në brendësi të parkut. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për të bërë të mundur shuarjen e tij.
-
VIDEO
Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës! 33 apartamente, 15 makina, 9 dyqane e garazhe (EMRI)
Apartamentet e sekuestruara kanë një sipërfaqe totale prej 800 metër katror. 4 dyqanet me sipërfaqe në total 280 m2 dhe 4 garazhdet me sipërfaqe në total 280 m2.
-
VIDEO
Hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe DHUNOJNË brutalisht çiftin e të moshuarve! I vjedhin dhe 200 mijë...
Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
-
VIDEO
Tiranë/ Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi
Gjatë kontrolleve të kryera në lokal, blutë sekuestruan 3 pajisje kompjuterike dhe 2 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të jashtëligjshme.
-
VIDEO
Jamarbër Malltezi pas seancës në GJKKO: Është proces politik, ka falsifikime të akt-akuzës
Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, e ka konsideruar proces politik gjyqin ndaj të GJKKO që nisi sot për aferën “Partizani”.
Në përfundim të seancës, duke folur për gazetarët, Malltezi pretendoi se dokumenti i akt-akuzës ka falsifikime.
-
VIDEO
Tentoi të fuste nga Porti i Durrësit 1000 fishekë arme gjahu dhe 20 mijë €, në pranga 55-vjeçari (EMRI)
Kujtim Aliaj është arrestuar nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit. I arrestuari i kishte fshehur pararë dhe fishekët në kabinën e kamionit.
-
VIDEO
Goditja e firmave piramidale online XUEX, mbi 900 të mashtruar në Lushnje, Fier e Divjakë! Skema që përdonin agjentët për rekrutim, investimi deri në 20 mijë $
Agjentët duhet të rekrutonin të paktën 5 persona për të investuar. Më pas, secili duhet të gjente 5 të tjerë duke zgjeruar skemën. Nga këta mbi 900 të mashtruar, kryesisht janë bujqë, që kanë shitur edhe mjetet bujqësore për të investuar. Shuma arrinte deri në 20 mijë dollarë.
-
VIDEO
Theu xhamin e marketit dhe grabiti paratë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë (EMRI)
Pas arrestimit, policia zhvilloi dhe një kontroll në banesën e tij ku u gjet dhe shuma e vjedhur e parave, veshjet e përdorura gjat krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.
-
VIDEO
Banesa në Shkodër përfshihet nga flakët, nuk dihen shkaqet
Dy mjete zjarrfikëse bën të mundur neutralizimin e zjarrit, teksa në zonë u ndërpre edhe energjia elektrike, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.
-
VIDEO
Sarandë/ Përplasen dy mjete lundruese pranë Kakomesë, plagosen 3 turistë të huaj
Operacioni i shpëtimit u koordinua dhe u realizua në kohë reale nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit,Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe Policia Kufitare Sarandë.
-
VIDEO
Ambasadori i Ukrainës pëson infarkt në Voskopojë, pritet të transportohet drejt Tiranës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar infarkt gjatë vizitës në Voskopojë, në juglindje të vendit.
Mësohet se ambasadori ka qenë me bashkëshorten e tij për të vizituar fshatin turistik të Korçës, dhe nuk ka patur axhendë takimesh zyrtare.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabël pasi u dërgua me urgjencë në Spitalin e Korçës, teksa pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
-
VIDEO
Tiranë/ Autorë të 9 vjedhjeve, arrestohen 3 ‘skifterët’! Mes tyre 2 të mitur
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Dy nga të arrestuarit janë adoleshentë, të cilët kanë vjedhur 1 motomjet në Astir, dhe 2 dyqane.