-
VIDEO
Vlorë/ Mbanin në banesë armë zjarri e municion luftarak, babë e bir në pranga! 49-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal (EMRAT)
Bledar Kristo dhe Kreshnik Kristo janë arrestuar në flagrancë. Në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri e municion luftarak.
-
VIDEO
VIDEO/ Vijon aksioni i IKMT-së, banorët e Valbonës në lot: I ndërtuam këtë vit për një copë bukë!
Banorët e Valbonës kërkojnë mosprishjen e bujtinave. Sipas tyre, ata i kanë ndërtuar me leje të shtetit dhe se me të ardhurat që marrin nga dhënia me qira e dhomave për turistët, mbajnë shtëpinë dhe rrisnin fëmijët.
-
VIDEO
‘Tapë’ në timon/ 55-vjeçari tenton të korruptojë punonjësit e policisë, arrestohet nga efektivët
55-vjeçari do të akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne mënyrë të parregullt”.
-
VIDEO
‘Koordinata’/ Zbulohen 9317 bimë kanabisi në Shkodër, një në pranga dhe kryetari i fshatit në hetim
Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e Shkodrës, ku deri më tani janë gjetur dhe asgjësuar 9317 bimë narkotike kanabis sativa. Në pamje, duket edhe momenti i aksionit, ku blutë kanë përdorur helikopter për të ushtruar kontrolle në disa prej zonave.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje/ Pas Thethit, aksioni vijon në zemër të alpeve të Valbonës! Fadromat e IKMT-së zbresin në terren
Prej 3 ditësh, fadromat e IKMT-së kanë zbritur në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe po prishin objekte pa leje, mes tyre bujtina prej druri, por edhe objekte me strukturë betoni.
-
VIDEO
Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit me 84 vota, opozita bojkoton procesin! Betohen 135 deputetë nga 140
Deputeti i PS, Vasil Llajo drejtoi seancën e parë të Kuvendit, si deputeti më i vjetër pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën.
-
VIDEO
Kush janë deputetët për herë të parë të PD-së në Kuvend? Vetëm 14 prej tyre risi
Ndryshe nga socialistët, për demokratët trupa e re e deputetëve që dolën nga 11 maji dhe nga sot do të jenë pjesë e legjislaturës së re, dominohet nga emra që në parlament nuk ulen për herë të parë. Rishtazi vijnë vetëm 14 emra, që gjithsesi në politikë nuk janë të panjohur.
-
VIDEO
Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë, arrestohet në Durrës 50-vjeçari me 2 identitete
Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pas ka qenë në kërkim me masë sigurie arrest në burg, të caktuar në vitin 2022 nga Gjykata e Matit.
50-vjeçari me dy identitete, Nerim Taci alias Ardit Klosi, banues në Gjormë të Kurbinit, ka masën e sigurisë për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike.
Nerim Taci u arrestua blutë e Durrësit për llogari të Komisariatit të Policisë së Matit.
-
VIDEO
I dënuar me 4 vite burg, arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan
Sipas policisë, 44-vjeçari është dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
-
VIDEO
Për shkak të numrit të lartë të deputetëve, PS ulet edhe 'djathtas' për herë të parë
Ka nisur seanca e parë parlamentare e legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë, ku Partia Socialiste dominon edhe në këtë mandat, por me një numër shumë herë më të lartë deputetësh krahasuar 3 mandatet e kaluara. Plot 83 ligjvënës socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 majt. Për shkak të numrit të lartë, disa prej deputetëve socialistë janë detyruar të ulen “djathtas”, pra në pjesën ku ulet opozita.
-
VIDEO
Aksident në aksin Rogozhinë-Lushnje, autobusi i linjës Tiranë-Athinë përplas motorin, vdes drejtuesi 72-vjeçar
Një 72-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës 05:25 në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pasi teksa udhëtonte me motor përplasur nga një autobus me targa greke, i linjës Tiranë-Athinë.
-
VIDEO
Megaoperacioni në Elbasan/ Gjykata jep vendim për 27 të akuzuar. 16 arrest në burg, 7 arrest shtëpie dhe 4 hetim në gjendje të lirë
Pas një seancë që zgjati rreth 6 orë, Gjykata e Elbasanit vendosi të lërë në burg 16 nga 27 personat e arrestuar gjatë operacionit “First Day”. Ata akuzohen për shitje droge në doza të vogla. Gjatë operacionit u kapën vetëm shpërndarësit dhe jo “kokat” e narkotrafikut.