-
VIDEO
Shiu i verës 'ndez' shpresat për të zbutur situatën e zjarreve në vend dhe vapën, pas Tiranës reshje edhe në Fier
Situata kritike e zjarreve në Shqipëri ka mbetur në ‘dorën’ e kushteve atmosferike, që ditën e sotme kanë sjellë ulje të ndjeshme temperaturash në disa qarqe të vendit dhe deri reshje shiu, si në Tiranë, ku zgjati për disa minuta.
Së fundmi raportohet se reshje të lehta ka pasur edhe në Fier.
Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano, informon se fillimisht në mbrëmje nisi një shi i imët, i shoqëruar me shkarkesa atmosferike dhe më pas një rrebesh që zgjati vetëm 5 minuta, duke ia lënë vendin serish reshjeve të buta.
Reshjet pritet të zbusin sadopak situatën e zjarreve në veri dhe jug të vendit, ku janë zonat më problematike dhe ku po shkrumbohen qindra hektarë dhe shkaktohen dëme të mëdha. Në zonën e Fierit nuk ka pasur problematikë zjarresh ditët e fundit, përveçse disa rasteve sporadike.
-
VIDEO
Policia nxjerr autorin e krimit nga spitali pas mjekimit dhe e dërgon me pranga në duar drejt Komisariatit
Policia e Korçës ka nxjerrë pas mjekimit në spital autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 14-vjeçarit bashkëmoshatar Erald Xhejo dhe e ka dërguar në paraburgimin e Komisariatit, në pritje të veprimeve hetimore.
-
VIDEO
Vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar më parë, u takuan në lokal për t’u sqaruar! Policia po merr në pyetje autorin në spital
Zbardhen detajet e para nga ngjarja e rëndë në fshatin Pirg të Maliqit pasditen e sotme.
Sipas policisë, autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja. Përleshja fatale ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg.
Dy adoleshentët janë takuar për t’u sqaruar, por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.
Viktima Erald Xhejo ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë.
Sakaq mësohet se autori ka dëmtime, por jo me thikë dhe është duke u marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit.
-
VIDEO
Vrasja në Maliq/ Makina policie, efektivë, shirita rrethues, gjurmë gjaku dhe ekspertë mjeko-ligjorë në vendngjarje
Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit ka angazhuar forca të shumta policie dhe grupin hetimor, që kanë rrethuar skenën e krimit me shirita dhe mjete.
-
VIDEO
Conference League/ Dinamo kërkon surprizën kundër Hajdukut në Tiranë, Egnatias i duhet një gol për ëndrrën e madhe
Dinamo, Egnatia, Drita dhe Ballkani zbresin sot në fushë për ndeshjet evropiane në Conference dhe Europa League.
-
VIDEO
Dibër/ Vatra e zjarrit në Martanesh, flakët po djegin masivin pyjor në ‘Luginën e Valit’
situata e zjarreve në vend mbetet problematike, teksa aktualisht luftohet nga forcat operacionale të emergjencave në 23 vatra.
Edhe qarku i Dibrës është përfshirë nga zjarret, duke mos i shpëtuar fenomenit veror.
Kjo që shihni në pamje është vatra e zjarrit në Martanesh, zona e quajtur “Lugina e Valit”, që i ka siguruar gazetari i Report Tv, Mahir Jangulli.
Re të mëdha tymi në masivin pyjor që po shkrumbojnë gjithçka gjejnë para. Tereni është i vështirë dhe depërtimi nga forcat pengon aksionin.
-
VIDEO
Rama ironizon Berishën: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga plazhi i Durrësit, ku siç edhe shihet është i mbushur me pushues.
-
VIDEO
Berat/ Shuhet plotësisht zjarri në fshatin Velçan, kalon rreziku për shtëpitë dhe banorët! 2 helikopterë në aksion, vatra do monitorohet
Berat- Ndërsa Shqipëruia është përfshirë përsëri ditën e sotme nga një numër i lartë vatrash zjarri dhe situata mbetet kritike në disa prej qarqeve, një lajm i mirë vjen nga Berati.
Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri me helikopterë, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet e operacionit, teksa shfaqen sipërfaqe të tëra me pyje, kullota dhe pemëtari të shkrumbuara nga flakët.
Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.
Informohet se banorët dhe banesat janë tashmë të sigurta.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama ndan pamje të reja nga aksioni
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri. Kreu i qeverisë ka publikuar vetëm një video në Facebook, duke mos komentuar asgjë në këtë postim
-
VIDEO
Elbasan/ Doli të kërkonte qenin, humbet pa gjurmë 56-vjeçari në Gjinar! Dyshohet se ka rënë në kanion, Policia dhe familjarët nisin kërkimet
I humburi është identifikuar si Pëllumb Toçi, banor i fshatit Pashtresh, Njësia Gjinar. Sipas familjarëve, ai ka dalë për të kërkuar një qen ndërsa nuk është kthyer më.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, ‘Audi’ nxjerr jashtë rruge minifurgonin, një person i plagosur!
Dy automjete janë përplasur rreth orës 15:30 në segmentin rrugor Lushnjë-Berat, pranë Karbunarës. Mjeti tip ‘Audi’, me targa AB015SV, tentoi të dilte nga ana tjetër e rrugës dhe në atë moment kishte hyrë në parakalim mjeti tip minifurgon.
-
VIDEO
Vlorë/ Merr flakë makina në lëvizje, shkrumbohet tërësisht
Nga ngjarja nuk ka raportime për persona të lënduar. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet.