-
VIDEO
Po transportonin ilegalisht 20 emigrantë drejt Shkodrës, arrestohen 3 persona në Gjirokastër
Gjatë 24 orëve, janë finalizuar operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1”, kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.
-
VIDEO
Vijon zjarri në Kurorë Dardhë të Fushë Arrëzit, prej mëngjesit po operohet me helikopter nga ajri
Vijojnë ende aktive vatrat e zjarrit në Kurorë Dardhë të Fushë Arrëzit.
Që prej mëngjesit të sotëm, është ndërhyrë nga ajri me një helikopter.
-
VIDEO
Himarë/ ‘Droni’ kap kultivuesit e parcelës me kanabis mes Lukovës dhe Shën Vasilit, në pranga 2 persona (EMRAT)
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës pasi kishin kultivuar në një parcelë mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, 150 bimë narkotike kanabis.
-
VIDEO
Përdorim celulari, parakalime të gabuara e drejtim mjeti nën efektin e alkoolit! 5 shoferë të arrestuar në dy javë në Shkodër, 7 nën hetim dhe 1307 gjoba
Gjatë dy javëve të fundit, policia rrugore e Shkodrës ka arrestuar 5 drejtues mjetesh, proceduar penalisht 7 të tjerë si dhe ka vendosur 1307 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
-
VIDEO
Thahet Laguna e Nartës në Zvërnec, ekspertët paralajmërojnë për pasoja afatgjata
Gjallesat ujore, si peshqit, molusqet dhe shpendët që ushqehen në këtë ekosistem, rrezikojnë të humbasin habitatin e tyre.
-
VIDEO
Trafikonte armë zjarri dhe municione drejt Italisë, Gjykata e Lezhës lë në burg Françesk Mecajn! Indiciet erdhën nga autoritetet italiane
Ai u arrestua pak ditë më parë në Malësi të Madhe si personi që kishte futur armë zjarri në një valixhe me qëllim trasportimin e tyre. Burime bëjnë me dije se indiciet erdhën nga një informacion i mbërritur nga Guardia di Finanza.
-
VIDEO
Banori flet për 14-vjeçarin që u vra me thikë në zemër: Ishte djalë i shkëlqyer, ajo që ndodhi na la pa fjalë
Një banor i fshatit Zvirinë ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo të ndodhur dje në fshatin Pirg të Maliqit.
Ai e përshkruan të miturin që humbi jetën tragjikisht si një djalë të shkëlqyer.
“Familjen e njoh, e rregullt, djalë i shkëlqyer. Kalonte në rrugë dhe të respektonte në një mënyrë të atillë. Se si ndodhi kjo të lë pa fjalë fare. Ka dy çuna familja.”, tha ai.
-
VIDEO
Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e në Lushnje, mes tyre edhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve (EMRAT)
Nga muaji qershor e deri më sot, janë identifikuar 140 zjarrvënës dhe janë arrestuar 49 prej tyre. Të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
-
VIDEO
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, kryebashkiaku Topçiu shkon për ngushëllime në banesën e familjarëve: Humbje e pazëvendësueshme, t’i themi stop dhunës
Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo pasditen e djeshme nga një bashkëmoshatar në lokalin e fshatit Pirg. Në një reagim në rrjete sociale, ai ka shprehur ngushëllimet për familjen e 14-vjeçarit, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh për t’i dhënë fund dhunës.
-
VIDEO
Beteja për kreun! A do të ‘lëkundet’ karrigia e Bardhit?! Cili nga nënkryetarët do të drejtojë grupin e PD-së (EMRAT që përfliten)
Parlamenti i ri do të diktojë një sërë lëvizjesh në radhët e PD. Një betejë influencash, duket se po zhvillohet për të ndikuar zgjedhjen e kryetarit Berisha për drejtimin e ardhshëm të grupit parlamentar. Gazmend Bardhi synon të mbajë sërish kreun, por në garë mësohet të jetë dhe nënkryetari tjetër i partisë, Luçiano Boçi. Ndërsa në skenarët për numrin dy të parlamentit, dëshira e Agron Gjekmarkaj për ta ruajtur postin, rrezikon të përplaset me synimet e mundshme të Oerd Bylykbashit.
-
VIDEO
E rëndë në Maliq/ Dy të miturit përleshen me thikë në lokal, vdes 14-vjeçari, bashkëmoshatari arrestohet pas mjekimit në spital! U takuan për t'u sqaruar
Ngjarja e rëndë sot pasdite në fshatin Pirg. 14-vjeçari goditi me thikë bashkëmoshatarin Erald Xhejo, duke i shkaktuar vdekjen, kurse vetë mbeti i plagosur. Krimi në ambientet e lokalit. Viktima nga fshati Zvirinë, autori nga Leminoti. Pas mjekimit në spital, u dërgua me pranga në Komisariat dhe po merret në pyetje. Dy të miturit kishin pasur konflikt më parë, do sqaroheshin në lokal. I panjohur shkaku, disa të shoqëruar në Komisariat
-
VIDEO
23 zjarre në vend, Mbrojtja: Aktive vatra te Syri i Kaltër dhe Mali i Sopotit, situata paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike
23 vatra aktive zjarri në vend. Forca të shumta janë përqendruar në zjarrin tek Syri i Kaltër dhe Mali i Sopotit. Po punojnë për shuarjen 4 helikopterë dhe 1 avion. Në Plashnik të Poliçanit, krahas forcave tokësore, po operojnë edhe 4 helikopterë, shuhet zjarri në Velçan, kalon rreziku për banorët. Dy vatra të reja në Mirditë, era favorizon flakët