-
VIDEO
Zjarret në Delvinë/ Ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia
Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia.
Flakët në këtë zonë po përhapen me shpejtësi edhe drejt lagjes Papuçi, drejt fshatit Rusan në periferi në jug të qytetit dhe drejt malit të Sopotit në veri.
Xh.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Gramsh/ Tym e shtëpi të djegura, çfarë ka mbetur pas zjarrit në fshatin Skënderbegas
Gramshi ndodhet ende në një situatë të rënduar sa i përket zjarreve.
Report Tv ka shkuar në fshatin Skënderbegas ku gjithçka që ka mbetur është tymi, shtëpi dhe kasolle të djegura së bashku me bagëti.
Ndërkohë banorët janë larguar për të shmangur rreziqet e mundshme.
-
VIDEO
Në luftë me zjarret, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës përfundon në spital
Filip Xuxi, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës ka përfunduar në spital pas përballjes me flakët në terren.
-
VIDEO
Situatë kritike në Delvinë/ Zjarri përfshin Kakodhiqin dhe Lefterhorin, banesa dhe kisha në flakë
Zjarri në Delvinë është përhapur edhe në zonën e Kakodhiqit dhe Lefterhorit.
-
VIDEO
Zjarri në Delvinë kërcënon sërish depozitat e gazit
Flakët e zjarrit në Delvinë janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj”. Aty është situata më e rëndë, ku janë përqëndruar forcat më të mëdha zjarrfikëse.
-
VIDEO
Zjarret në vend/ Haxhimali për Report Tv: Në Gramsh e Delvinë të shpallet fatkeqësia natyrore
Situata me zjarret në vend vijon të jetë shumë kritike, veçanërisht në bashkitë Gramsh e Delvinë. Agron Haxhimali në një intervistë për Report Tv tha se në këto bashki duhet të shpallet fatkeqësia natyrore.
-
VIDEO
Adriatik Lapaj angazhohet në fikjen e zjarreve në Delvinë: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore
Adriatik Lapaj u angazhua në fikjen e zjarreve në Delvinë së bashku me persona të tjerë, duke ndihmuar banorët e zonës.
-
VIDEO
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës: Pushteti lokal, jo bashkëpunues! Të rregullojnë kushtet infrastrukturore, problem edhe uniformat e zjarrfikësve
Cara, gjatë një takimi në Kukës, theksoi se shumë bashki nuk kanë krijuar kushtet e nevojshme infrastrukturore për forcat operacionale në terren, duke vështirësuar ndërhyrjen në kohë ndaj zjarreve.
-
VIDEO
Merr flakë ish-fusha e grumbullimit të mbetjeve në Lushnje, policia identifikon zjarrvënësin
Ish-fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnje është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Situata i ka dalë nga kontrolli një fermeri që po digjte mbeturina në tokën bujqësore dhe zjarr është përhapur me shpejtësi nga era e fortë.
-
VIDEO
Zjarr në malin e Sopotit në Delvinë, flakët po i afrohen Gjirokastrës
Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Sopotit të Bashkisë Delvinë.
-
VIDEO
Shuhet plotësisht vatra e zjarrit në Parkun Natyror të Monellës në Kukës
Sipas Drejtorisë së Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, vatra e zjarrit e rënë në zonën pyjore të Parkut Natyror të Monellës, në fshatin Shëmri, Njësia Administrative Malzi, është shuar plotësisht.
Me izolimin dhe shuarjen e plotë të kësaj vatre, qarku i Kukësit ka dalë nga harta e zjarreve aktive, bën të ditur Prefektura e Kukësit.
Për monitorimin deri në shuarjen e plotë, gjatë ditës së sotme u angazhuan pesë punonjës të Zonave të Mbrojtura Kukës.
Në Bashkitë Has dhe Tropojë aktualisht nuk ka situata zjarresh.
-
VIDEO
Memaliaj/ Vendosi zjarr duke djegur territorin e fshatit Koshtan dhe 3 banesa, pranga piromanit
Identifikohet dhe arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras, nga i cili u dogjën territori i fshatit Koshtan, 3 banesa, 400 pemë frutore dhe mjedis pyjor.