-
VIDEO
Mero Baze për Report Tv: Shqipëria ka nevojë urgjente për brezat antizjarr në male dhe një flotë ajrore! Piromanët janë njerëz të çmendur
Gazetari dhe botuesi Mero Baze foli për Report Tv, për situatën më të fundit nga zjarret në vend, sidomos rrezikimi i forcave operacionale në luftë me flakët në malet e jugut, ku ka edhe bomba të Luftës së Dytë Botërore që shpërthejnë dhe mund të shkaktojnë viktima. Sipas tij, nëse nuk marrim dy masa urgjente për të ardhmen ndaj zjarreve, do të bëhemi joseriozë dhe qesharakë
-
VIDEO
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit: Paraburgimi i zgjatur dhe pa akuza në Shqipëri, problem i vazhdueshëm
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për të gjitha vendet e botës.
Në raportin për Shqipërinë, sa i përket seksionit për arrestimet dhe paraburgimin, për këtë të fundit theksohet se aplikohet në formë të zgjatur dhe pa akuza.
Në raportin e DASH, evidentohet se Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social kanë evidentuar se zgjatja e periudhës së paraburgimit mbetet një problem i vazhdueshëm
-
VIDEO
Task-Forca e Tatimeve zbulon në Karpen të Kavajës kampingun që nuk lëshonte fatura tatimore: U ndëshkua sipas ligjit!
"Ky subjekt u zbulua se nuk lëshon fatura tatimore dhe ka mall pa faturë. Ndaj tij u veprua me zero tolerancë, sipas parashikimit ligjor”, njoftoi institucioni, duke e shoqëruar njoftimin edhe me operacionin e kryer te biznesi në fjalë
-
VIDEO
Gushti muaji i dasmave në Kosovë, karvanët kuqezi mbushin edhe ‘Rrugën e Kombit’!
Një karvan kuqezi u bë pjesë e fluksit të madh të mjeteve që hynin në Kosovë, nga pika e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë. Pamja ishte një përzierje e rrallë mes gëzimit të dasmorëve dhe rrëmujës së trafikut veror me mjete të vogla e kamionash të tonazhit të rëndë në kufi. Makina të mbuluara me flamurin kuqezi
-
VIDEO
Shqipëria vijon luftën me zjarret! Delvina e rrethuar nga flakët, ndërhyn nga ajri avioni italian!
Dy vatrat më aktive të zjarrit, nga 37 të tilla, ku situata paraqitet më e rëndë janë Delvina dhe Gramshi. Në Delvinë zjarri ka rrethuar qytetit dhe tani kërcënon puset e gazit. Ndërsa në Gramsh situata vijon të jetë alarmante dhe janë aktivizuar 3 helikopterë, ku në disa fshatra janë djegur 39 banesa. Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, vijon lufta me flakët në të gjithë vendin
-
VIDEO
Rëndohet situata në jug vendit/ Mali i Sopotit nën 'pushtetin' e zjarrit, rrezikohet edhe Gjirokastra
Flakët e zjarrit që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë pushtuar malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër.
Zjarri i favorizuar nga era dhe thatësira, kërcënon edhe qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat.
Forcat zjarrfikëse së bashku me banorë të Lazaratit po punojnë për neutralizimin e zjarrit.
-
VIDEO
8 piromanë të arrestuar që i vunë flakën Shqipërisë
Nga qershori deri më 11 gusht, autoritetet kanë identifikuar 115 autorë për zjarrvënie të qëllimshme, prej të cilëve vetëm 31 janë arrestuar, 83 të tjerët ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Zjarret/ Emergjencat Civile në ‘emergjencë’ për kapacitete
Shqipëria nuk ka kapacitetet për të përballuar situatën me zjarret, pasi mjetet zjarrfikëse janë të vjetra, helikopterët të pakët në numër e mungesë veshjesh mbrojtëse.
-
VIDEO
Rama: 14 zjarrvënës janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit
Kryeministri Rama thotë se 14 zjarrvënës janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit.
Në një postim në Facebook, Kryeministri sqaron se 10 prej tyre janë arrestuar dhe 4 po hetohen në gjendje të lirë.
Prej 48 orësh, Shqipëria po digjet si pasojë e flakëve që kanë dalë jashtë kontrollit, sidomos në Delvinë e Gramsh.
Shumica e zjarrëvënieve janë të qëllimshme.
“Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama
-
VIDEO
Zjarret/ Opozita e kërkoi me urgjencë, burime për Report Tv: Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk do të mblidhet tani, të gjithë janë në terren
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me emergjencën e zjarreve në vend, sidomos për shkak të situatës që është krijuar Delvinë dhe Gramsh.
Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe zëra të tjerë opozitarë.
Por burime për Report Tv kanë mësuar se Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Presidenti Bajram Begaj, nuk do të mblidhet në këto momente.
-
VIDEO
Zjarret/ Blushi i PL akuzon Qeverinë dhe propozon 3 nisma: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe të mblidhet Këshilli i Sigurisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë shprehet se ‘pirromani i Shqipërisë është kryeministri Edi Rama”, teksa fajëson korrupsionin zyrtar për gjendjen dhe pasojat e zjarreve. Si nismë të tretë propozon që t’i adresohemi Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane
-
VIDEO
“Youth Wave” në Shirokë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, muzikë live e çmime për artistët e rinj
Shkodër - Energji dhe ritëm ka sjellë në Shirokë festivali “Youth Wave” i mbajtur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Aktiviteti synon të mbështesë dhe promovojë talentet e reja, ndërsa solli një pasdite të veçantë për qytetarët dhe turistët.
I ftuar special për këtë vit ishte këngëtari Shpat Deda, i cili ndezi atmosferën me interpretimet e tij live, duke dhuruar emocione të veçanta për publikun e pranishëm.