• VIDEO

    Prefekti i Vlorës: Zjarri në Delvinë dogji 4 banesa, janë riaktivizuar flakët në rrethina, pa rrezik zona te puset e naftës dhe spitali

    Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, thotë se situata e zjarrit në Delvinë është përballuar me sukses nga forcat emergjente, pa asnjë viktimë dhe asnjë të lënduar.

  • VIDEO

    Dy vatra aktive zjarri në Dibër, janë djegur disa hektarë pyje! Nuk ka rrezik për banorët

    Në qarkun Dibër janë aktive dy vatra zjarri, njëra në Tërnovë afër Liqenit të Zi dhe tjetra në Val të Martaneshit. Flakët deri më tani nuk përbëjnë rrezik për banorët pasi janë larg fshatrave.

  • VIDEO

    Situata mbetet kritike nga zjarri që rrethoi Delvinën, nis ndërhyrja nga ajri!

    Situata mbetet kritike në Delvinë. Nis ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët që vijojnë. Ka ndërprerje të energjisë elektrike. Mbrëmë u evakuua spitali dhe banorë të zonës. Edhe në Gramsh situata u paraqit kritike. Një 80-vjeçar vdiq nga asfiksia, disa banorë shkuan në spital dhe 9 fshatra e evakuuan.

    • VIDEO

      Delvina e ‘pushtuar‘ nga tymi, ka ndërprerje të energjisë elektrike! Pritet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit

      Situata paraqitet kritike në Delvinë. Tymi ka pushtuar zonën për shkak të flakëve masive ndërsa ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Gazetari Armand Xhelili raporton se pritet të ndërhyhet nga ajri.

    • VIDEO

      Zjarri në Delvinë vijoi me intensitet të lartë edhe gjatë natës, flakët përparuan drejt fshatit Vllahat

      Zjarri në Delvinë ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Zjarri me përmasa të mëdha përfshiu disa zona, duke rrezikuar jetët e banorëve.

    • VIDEO

      Zjarri në Delvinë, Vengu për Report Tv: Situata është stabilizuar! Zjarri u përhap brenda 1 ore nga era e fortë! Në qytet janë 13 mjete zjarrfikëse dhe afro 200 zjarrfikës e ushtarë

      Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu pati një prononcim për Report Tv nga Delvina, pas mbledhjes në godinën e bashkisë me drejtues të strukturave vendore dhe qëndrore të emergjencave civile, me qëllim krijimin e një strategjie për përballimin e situatës me zjarret në këtë qytet, dhe jo vetëm.

      Ai tha se zjarret në Delvinë u përhapën me shpejtësi brenda 1 ore gjatë mbrëmjes, për shkak të erës së fortë, ndonëse vatrat aktive ishin raportuat më herët.

      “Gjendemi në bashkinë e Delvinës. Sapo kemi kryer një mbledhje të përbashkët me aktorë të përfshirë në mbrojtjen civile, pushtetin vendor, prefekturën, kryetarin e bashkisë dhe forcat e armatosura. Çështë e vërteta në një hark kohor prej një orë mbrëmje, kur Delvina u përfshi nga flakë shumë intensive, me erëra të forta, çka solli një rrezik të menjëhershëm në zonat e banuara dhe lagjet periferike të qytetit”,- tha Vengu.

      Ministri deklaroi se në mbështetje të strukturave të bashkisë Delvinë, kanë ardhur në ndihmë forca nga të gjitha bashkitë e Qarkut Vlorë. Në fund të deklaratës së tij, Vengu tha se situata është stabilizuar dhe banorët janë në kushte të kenë një natë më të qetë.

      "Në mbështetje kanë ardhur gjithashtu edhe nga bashkia e Sarandës, të gjitha bashkitë e qarkut kanë dërguar mjete.  Ndodhen 13 mjete në qytet, ndërsa kemi 100 trupa nga forcat e armatosura dhe po aq zjarrfikës. Në lartësitë e Delvinës ka edhe disa puse, ndaj të cilave kemi pasur edhe vëmendje të veçantë. Banorët janë në kushte të kenë një natë më të qetë”,- tha Vengu.

    • VIDEO

      Zjarri në Delvinë i afrohet fshatit Bistricë, flakë të mëdha dhe situatë kritike

      Situata e zjarrit në Delvinë mbetet problematike. Flakët i janë afruar periferisë së qytetit, teksa nga Emergjencat janë evakuar shumë banorë dhe shumë të tjerë janë larguar vetë me iniciativë.

      Por në orët e mesnatës flakët i janë afruar edhe fshatit Bistricë, që ndodhet po në periferi dhe po përparojnë me shpejtësi.

      Forca të shumta zjarrfikëse dhe të ushtrisë ndodhen në terren për t’i shuar, por situata mbetet kritike

    • VIDEO

      Era favorizon flakët në Delvinë, lagjet periferike të dëmtuara! Nisen disa autobote me ujë nga Saranda

      Era e fortë po favorizon së tepërmi vatrën masive të zjarrit në qytetin e Delvinës.

      Disa nga lagjet dhe fshatrat periferikë raportohet nga gazetari Limos Didani se kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme. Madje edhe kalaja e qytetit është prekur nga zjarri i fuqishëm.

      Banorët janë larguar nën panik, pasi flakët sipas pamjeve kanë qenë apokaliptike.

      Aktualisht forcat operacionale janë shtuar, me përqendrime zjarrfikësish nga disa qarqe dhe forca ushtrie. Bëhet me dije se drejt Delvinës janë nisur edhe disa autobote me ujë nga Saranda.

      Errësira dhe terreni pengon operimin e grupeve, por edhe ndërhyrja nga ajri është e pamundur deri mëngjesin e nesërm.

    • VIDEO

      Ministri Vengu mbërrin në Delvinë dhe drejton aksionin, shtohen forcat! Nuk rrezikohen shtëpitë, evakuohen banorët për siguri

      Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka udhëtuar me urgjencë drejt Delvinës, ku ka mbërritur mbrëmjen e sotme për të ndjekur dhe drejtuar operacionin e Emergjencave për shuarjen e flakëve, lokalizimin dhe kontrollin e situatës kaotike dhe të rrezikshme.

      Ministri ka dhënë edhe udhëzimet e duhura për masat dhe operacionin e shuarjes. Gjithashtu ka pasur edhe shtim të forcave mbështetëse me zjarrfikës, efektivë policie dhe ushtrie, sikurse edhe mjete.

      Prezencë e shtuar e zjarrfikësve nga bashkitë e qarkut dhe trupa të shumta të FA-ve.

      Momentalisht vlerësohet që zjarri nuk rrezikon banesat, por trupat në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë vendosur një perimetër të përkohshëm sigurie dhe po largojnë banorët nga zona.

    • VIDEO

      Digjet Delvina! Pacientët dhe aparaturat e spitalit të qytetit dërgohen në Pallatin e Kulturës

      Report Tv ka siguruar pamje nga brenda dhe para Pallatit të Kulturës në Delvinë, ku janë transferuar përkohësisht, për shkak të flakëve masive, banorë dhe pacientë që ndodheshin në spitalin e qytetit. Siç duket edhe në video, brenda Pallatit të Kulturës po transportohen edhe disa prej aparaturave mjekësore të spitalit të Delvinës, përfshirë dhe bombolat e oksigjenit.

    • VIDEO

      Flakët në Delvinë dalin jashtë kontrollit, i afrohen qytetit

      Shqipëria po digjet nga zjarret! Flakët i afrohen puseve të naftës në Delvinë dhe rrezikojnë qytetin. Evakuohen pacientët dhe stafi, situatë e rënduar! Në Gramsh u regjistrua viktima e parë, ku humbi jetën një i moshuar. 8 banorë morën ndihmë mjekësore dhe 200 të tjerë janë evakuuar. Do të akomodohen përkohësisht në hotele. 

      •  
    • VIDEO

      Delvina në flakë, dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi dhe njerëzit po dalin me mbathje rrugëve! Ikëm nga shtëpitë

      Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës.

      Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin gjithçka dhe e shkrumbon në pak çaste, mësohet se vatra po zgjerohet në disa drejtime, po i afrohet puseve të naftës, dy lagjeve dhe spitalit.

      Autoritetet qendrore dhe vendore kanë marrë masat për të parandaluar ndonjë tragjedi, teksa banorët dëshmojnë se situata është apokaliptike.

      “Po digjen shtëpi, ka panik dhe njerëzit po dalin me mbathje rrugëve, situatë apokaliptike”, dëshmon një prej tyre.

      Gazetari Limos Didani informon se në qytet dëgjohen sirena ambulancash dhe bori makinash.

      Një tjetër banor u shpreh i shqetësuar:

      “Na dridhet trupi nga frika, gjendja është jashtëzakonisht keq, s’mund ta imagjinoni. Kërkojmë ndihmë, çfarë do bëjmë me 2 zjarrfikëse në këtë katastrofë. Po digjet Xhermallaha dhe Vllahati! Jemi larguar nga banesat, nuk e dimë çfarë bëhet më”.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv