-
VIDEO
Përshkallëzohet zjarri në Delvinë, i afrohet spitalit të qytetit! Nis heqja e bombolave të oksigjenit për të shmangur shpërthimet, mjekët në gatishmëri
Përshkallëzohet situata e zjarrit në Delvinë.
Flakët i janë afruar spitalit të qytetit dhe gjendja cilësohet si kritike nga autoritetet.
Për të shmangur ngjarje tragjike, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit në spital, që të mos shkaktojnë shpërthime dhe viktima.
Largimi i tyre po bëhet nga punonjësit dhe stafi. Gjithashtu mësohet se i gjithë stafi i spitalit është në gatishmëri dhe në perimetër sigurie përreth godinës.
-
VIDEO
Flakët në Delvinë dalin jashtë kontrollit, arrijnë afër puseve të naftës! Zjarri po 'zbret' në lagjen 'Llakë' të qytetit
Ndonëse 4 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, flakët i janë afruar shumë puseve të naftës në Delvinë. Aktualisht situata është jashtë kontrollit të autoriteteve dhe zjarri rrezikon të shtrihet po shtrihet deri në lagjen "Llakë" të qytetit. Report Tv mëson se 3 autoambulanca të Delvinës janë vënë në gatishmëri.
-
VIDEO
Banori i asfiksuar nga zjarri tregon tmerrin nga spitali: U dogj gjithçka, po të mos kishte ardhur Policia dhe Ushtria nuk do isha larguar!
Një banor asfiksuar nga zjarri në fshatrat e Gramshit, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit, i asistuar nga vetë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shprehet se situata në fshat është e vështirë pasi është djegur gjithçka, shtëpi dhe bagëti.
Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, por mund të kishte qenë fatal vendimi i tij për të mos u larguar, derisa erdhi Ushtria dhe Policia, duke e larguar me forcë.
Ai shprehet se nuk donte të largohej, pasi kishte banesën dhe gjënë e gjallë dhe ishte vetëm.
“Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë, bagëti dhe shtëpi në fshatin Skënderbegas. Ca fshatra të tjerë janë djegur fare. Si ka mundësi të digjet Shqipëria për dy minuta. Ne shikonim zjarret nga malet, ai na erdhi te shtëpia. Kisha nja 10 kuintalë ujë te shtëpia dhe markusë dhe ndërhyra për ta shuar. Ata uruar qofshin që na shpëtuan, ushtria dhe policia, se unë nuk ikja po të mos ishin ata”.
-
VIDEO
Vijon zjarri në Parkun Natyror Munellë, por i izoluar! Deri tani është djegur 1 hektar sipërfaqe me pyje ahu, bimësi pyjore dhe lëgushë
Zjarri në “Maja e Zezë” të Parkut Natyror Munellë mbetet nën monitorim. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura dhe Prefektura e Kukësit, zjarri i rënë në zonën e quajtur “Maja e Zezë” në Parkun Natyror Munellë, në Njësinë Administrative Malzi, vijon të jetë aktiv brenda perimetrit të vatrës. Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Kukës njofton se flakët janë izoluar dhe nuk paraqesin rrezik përhapjeje të menjëhershme, ndërsa brenda vatrës po vazhdon djegia e trungjeve.
-
VIDEO
Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 pacientë, pa rrezik jete! Flasin për momentet e tmerrit, rrëfehet dhe nusja e 80-vjeçarit viktimë
Gramsh- Kanë mbërritur 10 pacientët e parë në spitalin e Gramshit, ku gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, kryesisht me asfiksim dhe ankth.
-
VIDEO
Zjarret në Gramsh/ Banorët akuzojnë shtetin për reagim të vonuar: Na sollën vetëm 1 zjarrfikëse, mund të fikej në kohë! Policia na evakuoi me forcë
Report Tv ju sjell prononcimet e disa prej banorëvë që janë evakuuar nga fshatrat të cilat u dogjën prej flakët masive, që përfshinë edhe disa shtëpi. Ata akuzojnë shtetin për reagim të vonuar dhe jo proporcional me rrezikshmërinë e situatës.
-
VIDEO
Berat/ Vatër e rrezikshme zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj! Zona mbulohet nga tymi dhe flakët
Vatra zjarresh masive kanë përfshirë edhe Njësinë Terpan në qarkun e Beratit dhe rrethinat e saj.
Më problematike paraqitet situata nga tymi dhe flakët në kodrat e Terpanit dhe luginën poshtë saj që lidhet me fshatin Plashnik.
Gazetarja e Report Tv informon se në Plazhnik situata është më kritike, ku janë evakuuar banorët e lagjes Rexhaj.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dallohet qartë ‘mbretëria’ e tymit që ka pushtuar të gjithë zonën dhe flakët që rrezikojnë shtëpitë dhe gjënë e gjallë. Forcat operacionale ndodhen në teren, ku prioritet mbetet mbrojtja e jetës së banorëve.
-
VIDEO
Ksamil/ Rrezikoi pushuesit duke lundruar afër plazhit me Jet Ski, 100 mijë lekë gjobë pronarit, bllokohet dhe mjeti
Ndërhyrja e radhës është bërë në plazhin e Ksamilit, ku pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes denoncohej një mjet Jet Ski që lundronte brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, duke i rrezikuar ata. Pamjet të këtij rasti janë publikuan më pas edhe në rrjetet sociale
-
VIDEO
Situatë kritike, pas Leklit vatër e madhe zjarri edhe në fshatin Hormovë!
Situatë kritike zjarresh edhe në qarkun e Gjirokastrës. Zona e Tepelenës është më e prekura nga vatrat e flakëve.
Pas Leklit flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë edhe zonën e Hormovës.
Gazetari i Report Tv, Pirro Nase informon se flakët ndodhen shumë pranë fshatit në masivin pyjor. Zjarri po djeg gjithçka dhe kërkohet ndërhyrja. Report Tv ka siguruar edhe pamjet.
-
VIDEO
Delvinë, flakët i afrohen puseve të naftës
Zjarret në Delvinë i janë afruar shumë puseve të naftës, duke rrezikuar kështu të ndodhë një katastrofë me pasoja të paimagjinueshme. Mësohet se për të parandaluar afrimin e mëtejshëm të zjarrit pranë puseve të naftës, drejt vendngjarjes po shkojnë forca të shtuara zjarrikëse, ushtarë dhe një helikopter për të hedhur ujë nga ajri.
-
VIDEO
Spahiu: Djegia e kazanëve me plehra, femomen mesjetar shqiptar në fshatra apo periferi qytetesh!
Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale.
Kjo shpjegon edhe faktin se po të udhëtosh me avion dhe të shohësh mbi Shqipëri, sheh vetëm tym dhe zjarre mbi kazanë plehrash, mbetjesh, mbeturinash në ara e pyje. Ai e quan një “papërgjegjshmëri totale si shoqëri”.
Kështu shprehet Kreshnik Spahiu mbi ‘sindromën’ shqiptare apo fenomenin që e cilëson mesjetar.
-
VIDEO
Propozimi i Ramës/ Spahiu: Edhe SHBA parashikon burgim të përjetshëm për zjarrvënësit!
Në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për dënime të ashpra për zjarrvënësit, Spahiu u shpreh se ishte në favor dhe e mbështeste, por kujtoi se ligjet nuk zbatohen dhe historiku penal e tregon me shifra.
Për të, edhe dënimi i përjetshëm të vendosej për zjarrvënien si krim i rëndë, por drejtësia duhet të vepronte dhe gjithashtu institucionet e linjës për shkeljet e kësaj natyre ligjore.
Spahiu solli shembuj edhe nga praktikat penale dhe ligjore të vendeve të përparuara perëndimore, ku parashikohet edhe dënim me bugim përjetë për zjarrvënësit, si SHBA-të apo Britania e Madhe.