-
VIDEO
Nga parakalimet e gabuara te drejtimi nën efektin e alkoolit, Rrugorja e Dibrës bën bilancin: 469 gjoba për javën e parë të gushtit
Policia Rrugore e Dibrës ka bërë bilancin e javës së parë të gushtit. Rrugorja apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Kukës/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, bizneset nisin të çmontojnë vullnetarisht strukturat
Sipas Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Kukës, të gjitha bizneset janë njoftuar paraprakisht për lirimin e hapësirave, ndërsa gjatë aksionit është hasur mirëkuptim nga ana e tyre.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike në Sarandë/ IKMT dhe Policia Bashkiake në aksion, shembin 2 objekte pa leje
Një aksion i përbashkët mes IKMT-së dhe Policisë Bashkiake të Sarandës është zhvilluar sot pranë zonës së Teqesë.
-
VIDEO
Zjarri në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi flet për Report Tv: Duhen minimalisht 6 helikopterë për përmasat që kanë marrë flakët
Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi, thotë se zjarri në fshatin Sojnik ka marrë përmasa të mëdha, megjithatë nuk ka rrezik për banorët.
-
VIDEO
Nënprefekti i Vlorës: Ka vatër zjarri te Syri i Kaltër në Sarandë, rrezik i madh! Po vepron një helikopter, priten dhe 2 avionë nga Greqia
Zjarri në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit në jug të vendit nuk përbën më rrezik për banesat, pasi flakët kanë avancuar drejt malit.
-
VIDEO
Nënprefekti i Vlorës Kristaq Kiço: Zjarret në Finiq ishin katastrofike, u shkaktuan nga rrufeja në mal
Fshatrat e Finiqit po përballen me prej disa ditësh me zjarre të përmasave të mëdha, që kanë shkaktuar dëme në banesa e toka.
Flakët po kalojnë nga njëri mal në tjetrin, e për shkak të terrenit të vështirë malor, është ndërhyrë (edhe aktualisht) disa herë nga ajri përmes avionëve dhe helikopterëve.
Nënprefekti i Vlorës, Kristaq Kiço, në një prononcim për Report Tv, thotë se zjarri në Finiq është katastrofik dhe shumë e vështirë për t’u menaxhuar.
-
VIDEO
Zjarr i madh në Tepelenë, flakët përhapen mes fshatrave Kodër dhe Lekël
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mes fshatrave Kodër dhe Lekël të Tepelenës.
Flakët po avancojnë drejt pjesës veriore të kullotave të fshatit.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po luftojnë me flakët për të bërë të mundur izolimin e tyre dhe për të eliminuar përparimin drejt banesave. Në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikëse nga Gjirokastra.
-
VIDEO
Makina përplas këmbësorin në Fier, shoferi e dërgon vetë në spital të plagosurin
Drejtuesi i mjetit u rikthye në vendngjarje ku është pyetur nga ekspertët rrugore për dinamikën e aksidentit.
-
VIDEO
Digjet makina e parkuar në Korçë, zjarri dyshohet i qëllimshëm
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit
-
VIDEO
Kavajë/ Vendosën zjarre në Peqinaj dhe Zhabjak, arrestohen 3 autorët! U dogjën pemë dhë një banesë
Policia e Kavajës ka vendosur në pranga 3 persona, të dyshuar si autorë të zjarreve në Peqinaj dhe Zhabjak një ditë më parë.
-
VIDEO
Vlorë/ Rreth 4 mijë pasagjerë mbërritën dje dhe sot nga Brindisi
Ashtu si në Durrës edhe në Portin e Vlorës vijon fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në vendin tonë.
Sot në port kanë hyrë 980 pasagjerë dhe 230 automjete.
Ndërkohë një ditë më parë erdhën 3000 pasagjerë dhe 750 automjete.
-
VIDEO
Situata nga zjarret, helikopterët e Forcave Ajrore çeke dhe sllovake nisen nga baza e Kuçovës drejt Gramshit
Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj kroate që operojnë nga Baza e Kuçovës nisen drejt Gramshit.