-
VIDEO
Festivali ‘Nona’! Gjyshet shqiptare ‘festë’ në Përmet me produkte artizanale dhe gatime tradicionale
Festivali “Nona” apo siç e quajnë ndryshe Festa e Gjysheve, ka mbledhur në Përmet, dhjetëra gjyshe nga e gjithë Shqipëria e Kosova, të cilat kanë shpalosur vlerat e tyre kulturore, familjare e tradicionale përfshirë edhe armën më të fortë: kulinarinë.
-
VIDEO
‘Elbasani në 100 vjet’, ekspozita përgjatë mureve të kalasë së qytetit
Përmes një udhëtimi vizual ekspozita ‘Elbasani në 100 vjet’ sjell në foto, transformimin e këtij qyteti. Ekspozita e vendosur pranë mureve të kalasë ka pasur interes të shtuar edhe nga turistët e huaj.
-
VIDEO
Zjarret në Finiq, Gjirokastra dërgon një zjarrfikësve në ndihmë për shuarjen e flakëve
Zjarret në Bashkinë e Finiqit kanë detyruar forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës t'i bashkohen kolegëve që luftojnë me flakët agresive në këtë bashki. Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, një automjet zjarrfikës, së bashku me trupën e ndërhyrjes, janë nisur drejt zonës së prekur dhe po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.
-
VIDEO
Zjarr në Krastë të Krujës, në vendngjarje edhe zjarrfikësit që ishin me pushime! Flakët po përhapen nga temperatura e lartë dhe era e fortë
Një vatër zjarri është regjistruar në Krastën e Krujës. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Repartit Zjarrfikës të Krujës, si dhe janë nisur në ndihmë i gjithë personeli zjarrfikës që është pushim. Deri në këto momente, sipërfaqja e djegur me pisha e shkurre është pak hektarë, por flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era. Fatmirësisht, nuk rrezikohen banesa apo biznese.
-
VIDEO
Havzi Nela, poeti përkujtohet në 37-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi komunist! Bashkëshortja: Jeton si simbol i lirisë, nuk u përkul kurrë
Poeti dhe disidenti Havzi Nela është përkujtuar në 37-vjetorin e ekzekutimit të tij nga regjimi komunist. Bashkëshortja e tij tha se ai nuk u përkul asnjë ditë, as në momentin kur regjimi e vari në mes të sheshit në Kukës.
-
VIDEO
Goditja e 'Çopjave'/ Trafikuan 28 ton kokainë në Evropë, GJKKO lë në burg 7 nga të arrestuarit, një në arrest shtëpie! Dy në detyrim paraqitje
GJKKO ka lënë në burg 7 nga të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK, ku u godit grupi i Çopjave që akuzohet se trafikoi 28 ton kokainë në Evropë, nga të cilat 17 ton u kapën. Për njërin lehtësohet masa e sigurisë. Dy shoferët që bënin transportin e parave, konfirmohet masa 'detyrim paraqitje'. Në kërkim vazhdojnë 5 të tjerë.
-
VIDEO
Mes 34 mjete lundruese bllokuar në Ksamil, edhe një “Lamborghini” e transformuar në jet ski
Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë kryer kontrolle intensive ndaj 473 mjeteve lundruese në gjithë hapësirën ujore nga Ksamili në Koman
-
VIDEO
Vijon zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë ish Uzinës së armëve
Flakët e zjarrit që ka shpërthyer në pyllin me pisha e shkurre në Poliçan janë afruar pranë ish uzinës së armëve në zonën B.
-
VIDEO
Nga parakalimet e gabuara te drejtimi nën efektin e alkoolit, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve! 18 të arrestuar dhe nën hetim
Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. 18 shoferë janë arrestuar ose ndodhen nën hetim për shkelje të ndryshme.
-
VIDEO
Radhë kilometrike automjetesh në aksin Laç-Lezhë, qytetarët të bllokuar prej disa orësh në trafik
Prej orës 10:00 të mëngjesit, janë formuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa pika më problematike paraqitet në rrethrrotullimin e Fushë Milotit.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të stacionit të ujit të pijshëm, zjarrfikësit neutralizojnë flakët
Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën.
Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke mos u përhapur në zonën përreth.
-
VIDEO
Himarë/ Shiste kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit, pranga 28-vjeçarit
Një 28-vjeçar i cili shiste kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit ka rënë në prangat e policisë. Kryesisht 28-vjeçari dozat e lëndës narkotike ua shiste pushuesve dhe turistëve të huaj.