• VIDEO

    Fier/ Aksident në Levan-Mifol, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanalin me ujë! Tre të plagosur dërgohen në spital

    Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Tre të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore

  • VIDEO

    Vatra në Fushë Arrëz/ Kreu i Zjarrfikësve, Cara: Era e ka nxjerrë situatën jashtë kontrollit, duhet ndërhyrje nga ajri, evakuam banorët!

    Situata në zonën e Fushë Arrëzit në qarkun e Shkodrës mbetet kritike, pasi flakët përparojnë të favorizuara nga era.

    Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve, Arben Cara, thotë për Report Tv se aksioni vijon, por është e vështirë ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.

    “Kemi të bëjmë me një situatë problematike në mbarë vendin. Këtu në fshatin Xath situata si pasojë e erërave ka dalë jashtë kontrolli. Policia ka kryer evakuimin e banorëve. Në këtë vatër kemi kërkuar dhe është e domosdoshme ndërhyrja nga ajri”, u shpreh ai.

    Forca të shumta operojnë nga terreni, por flakët të ndihmuara nga era vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje dhe të kërcënojnë banesat.

  • VIDEO

    Zjarret masive në Poliçan rrezikojnë fshatrat, helikopteri i ushtrisë në luftë me flakët

    Zjarret masive që kanë përfshirë vendin janë kthyer në një problem edhe për zonën e Poliçanit. Pas vatrës në zonën pranë Uzinës së Armëve që mbahet nën monitorim prej ditësh, sot janë raportuar vatra të tjera në fshatrat përreth.

    Flakët janë përhapur kryesisht në zonën e Mbrakullës dhe fshatrat e tjerë pranë saj.

    Nga pamjet e siguruara prej Report Tv dallohen qartë vatrat e shpërthyera, retë e dendura të tymit dhe helikopteri i ushtrisë që shpërndan ujë nga ajri në përpjekje për t’i shuar flakët.

    Situata cilësohet alarmante, madje edhe deputeti socialist Erion Braçe apeloi për më shumë forca mbështetëse në atë zonë.

  • VIDEO

    Disa vatra zjarri në malësinë e Krujës, era favorizon flakët, problematike situata në Nikël e Barkanesh! Vetëm zjarrfikësit në aksion

    Disa vatra zjarri janë aktivizuar edhe në rrethin e Krujës këtë pasditë.

    Konkretisht në vendin e quajtur Barkanesh, në Krastë të Krujës, ku pasditen e djeshme një vatër zjarri dogji hektarë të tërë me pisha e shkurre, është riaktivizuar edhe sot, ndërsa dyshohet që të jetë i qëllimshëm.

    Po ashtu mbi fshatin Nikël është aktive një vatër zjarri, e cila po përparon me shpejtësi e favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

    Ndërkohë në fshatin Brret një tel korrenti i këputur nga amortizimi ka rënë duke shkaktuar një vatër zjarri, e cila rrezikonte disa banesa në zonë, por falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikëses vatra është lokalizuar e po mbahet nën kontroll.

    Në Barkanesh dhe në Nikël është e vështirë ndërhyrja me mjete për shkak të terrenit.

    Duhet theksuar se dhe pse disa vatra zjarri po djegin hektarë të tërë me pyje e po shkatërrojnë bimësinë, asnjë punonjës i emergjencave apo i bashkisë nuk ndodhet në terren, përveç repartit zjarrfikës, i cili ka aktivizuar edhe personelin që është pushim.

    A.Q/Shqiptarja.com

    •  
    •  
  • VIDEO

    Digjet Shqipëria! Zjarre të fuqishme në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh e Fushë-Arrëz, ndërhyrje nga ajri me helikopterë dhe avionë

    Në Finiq janë djegur disa banesa. Zjarri ndodhet në zonën e malit. Në Gramsh, në Sojnik, u dërguan helikopterë çekë dhe sllovakë. Emiratet e Bashkuara kanë sjellë edhe dy helikopterë Black Haëk. Te Syri i Kaltër u evakuuan vizitorët nga parku kombëtar. Jashtë kontrollit situata është edhe në Poliçan të Beratit duke rrezikuar dy fshatra. Edhe në Gramsh flakët kanë marrë përmasa të mëdha.

    • VIDEO

      Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët përparojnë drejt banesave të fshatit Xath

      Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Xath të Fushë-Arrëzit, ku flakë gjigande kanë hyrë në brendësi të fshatit dhe po përparojnë drejt banesave.

      Shumë shtëpi rrezikohen nga zjarri, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të emergjencave civile.

      Dy mjete zjarrfikëse janë në vendngjarje, ndërsa në terren po punojnë 12 zjarrfikës, punonjës të Pyjores dhe banorë të zonës.

    • VIDEO

      Ksenofon Konomi mes lotësh: M’i vranë kuajt në Llogara vetëm se pinin ujin e burimit, policia nuk ndëshkon autorin!

      Ksenofon Konomi, banor i “Dukat Fshat”, ka rrëfyer mes lotësh se disa ditë më parë janë qëlluar me çifte kuajt që ai i linte të lirë në pyllin e Llogarasë. Sipas tij, policia nuk ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht denoncimit të tij.

      • VIDEO

        Situatë alarmante te ‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’, nga terreni e vështirë! Era në disfavor, e përhap flakën deri në 200 metra

        Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Vizitorët janë evakuar të gjithë, teksa një helikopter ndërhyn nga ajri, por disfavor mbetet depërtimi nga terreni për shkak të dendësisë së bimësisë.

      • VIDEO

        Përkeqësohet situata me zjarret në pyjet e Gramshit, kryebashkiaku Ajazi: Vatër e re zjarri më agresive, rrezikohen banesa

        Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer mbi fshatin Sojnik që është akoma më agresive.

        Në postimin në Facebook, Ajazi shkruan se flakët janë përhapur deri në fshatin Snosëm dhe rrezikon banesa.

        “Situatë emergjente në pyjet e Gramshit. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur ndërsa tani në mesdrekë është ndezur një vatër e re zjarri më e madhe dhe më agresive mbi fshatin Sojnik i cili është përhapur deri në fshatin Snosëm duke rrezikuar edhe banesa”.

        Kryebashkiaku i Gramshit thotë se flakët kanë rënë si pasojë e zjarrvënieve të qëllimshme.

        “Dyshohet se shkaku është veprimtaria kriminale e piromanëve, që me papërgjegjshmëri të tmerrshme po rrezikojnë jetën, natyrën dhe pronën publike. Pavarësisht angazhimit maksimal të shërbimit tonë zjarrfikës, shërbimit pyjor, drejtorisë së shërbimeve, vullnetarëve dhe ndihmës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile – me 20 efektivë në terren dhe 2 helikopterë në operacion – zjarri vijon të jetë aktiv dhe i vështirë për t’u vënë nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë, temperaturave të larta dhe erës të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve. Dënojmë me forcë aktet barbare të zjarrvënies së qëllimshme. Autorët do të përballen me ashpërsinë më të madhe të ligjit dhe me zemërimin e një komuniteti që nuk lejon askënd të dëmtojë pasurinë e përbashkët. Jemi në monitorim të pandërprerë dhe do të vijojmë betejën për të mbrojtur pyjet dhe banorët tanë”, ka shkruar ai.

      • VIDEO

        Situatë kritike në ‘Syrin e Kaltër’, lufta me helikopter nga ajri për të shuar flakët

        Këto janë pamjet s dramatike aq edhe luftarake që vijnë nga Syri i Kaltër, mes Sarandës dhe Gjirokastrës, ku një masiv i tërë pyjor është përfshirë nga flakët.

        Të gjithë vizitorët janë evakuar, teksa flakët përparojnë në disa drejtime.

        Helikopterët e ushtrisë janë në operacion të pandërprerë, teksa Report Tv ka siguruar edhe pamjet e hedhjes së sasive të ujit me kova të mëdha nga ajri.

        Situata paraqitet kritike, teksa sipërfaqe të mëdha me bimësi e pemë po digjen. Prioritet mbetet jeta e banorëve, turistëve dhe lokalizimi i flakëve.

      • VIDEO

        ‘Alarm i kuq’, Braçe publikon pamjet nga zjarri masiv në Poliçan: Rrezikon të djegë fshatrat me radhë! Duhet ndërhyrje nga ajri

        Deputeti Erion Braçe ka publikuar disa pamje nga flakët masive që kanë përfshirë Poliçanin. Krahas pamjeve alarmuese, Braçe shkruan në postim se zjarri ka dalë nga qyteti e po ngjitet në Kapinovë, po i afrohet Mbrakullës dhe rrezikohet i gjithë ky fshat, më i madhi i bashkisë, të digjet.

        Ligjvënësi socialist u bën thirrje autoriteteve përkatëse të ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve, pasi është e vetmja zgjidhje.

      • VIDEO

        Zjarri kalon rrugën Sarandë-Muzinë dhe vazhdon drejt ‘Syrit të kaltër’, mbyllet qarkullimi!

         

        Zjarri ka kaluar rrugën Sarandë-Muzinë dhe vazhdon drejt Parkut të Syrit të Kaltër, por ende nuk ka hyrë në park.

        Evakuohen vizitorët, mbyllet qarkullimi në rrugën Sarandë-Muzinë.

        Në terren 2 helikopterë, 20 forca të ushtrisë dhe 4 mjete zjarrfikëse.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv