• VIDEO

    Zjarr në fshatin Kullollas të Gramshit, edhe vatra në Sojnik vazhdon akoma

    Një tjetër zjarr ka rënë në territorin e Gramshit. Flakët kanë rënë në fshatin Kullollas të njësisë administrative Skënderbegas. Ndërkohë edhe zjarri i djeshëm në Sojnik vazhdon akoma.

  • VIDEO

    Vijon zjarri pranë Syrit të Kaltër në Sarandë, pritet ndërhyrja nga ajri me helikopter Black Hawk

    Vazhdon të jetë aktive dhe problematike vatra pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë aktive dhe problematike, ndërsa në terren po operojnë 8 mjete zjarrfikëse, 4 ndër të cilat janë të FA  dhe rreth 90 forca operacionale, mbështetur edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore si dhe 2 avionë grek PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Sot pritet të vazhdojë puna me të njëjtat kapacitete, të ndihmuara edhe nga 1 helikopter Black Hawk i Forcës Ajrore.

  • VIDEO

    Vazhdon situata kritike, pamjet me DRON gjatë natës të zjarrit në fshatin Xath të Fushë Arrëzit

    Në Syrin e Kaltër në Sarandë po punohet me një avion dhe një helikopter që prej orëve të para të mëngjesit. Në Xath të Fushë Arrëzit është kërkuar ndërhyrje nga ajri, ndërsa banorët mbeten të evakuuar.

  • VIDEO

    Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë, dyshohet i qëllimshëm!

    Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort ka qenë vatra e zjarrit mes dy reparteve ushtarake në Zall Herr dhe që dyshohet se është një akt i qëllimshëm.

    Vetë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, teksa shpjegonte hartën e 30 zjarreve të rëna 24 orët e fundit në vend, dha edhe lajmin se një prej tyre ishte në zonën e Zall Herrit, pikërisht mes dy reparteve. I tha se në këtë zonë nuk ka pasur historik zjarresh dhe kjo e përforconte më shumë dyshimin për një krim.

    “Në këto momente po bëhet një betejë e fortë në Zall Herr, për koicidencë ose jo, mes dy reparteve ushtarake dhe atij special, shpërtheu një zjarr në orët e pasdites, i pakuptimtë edhe nga pikëpamja e historikut, teksa po përpiqemi me strukturat, zjarrfikësit dhe Bashkinë Kamëz për t’i shuar flakët”, tha Vengu mes të tjerash për këtë ngjarje.

    Ai tha se ka dyshime për një akt të qëllimshëm, ashtu sikurse vatrat masive të zjarrit në Kavajë-Rrogozhinë, po ditën e sotme.

    “Kemi pasur vatra komplekse në Rrogozhinë dhe Kavajë, me zjarre masive. Dyshimet tona janë për zjarre të qëllimshme sepse nuk kanë histori zjarresh ato zona”, tha ministri.

  • VIDEO

    Trafikantët e mëdhenj të kokainës! Report Tv siguron dosjen, bisedat në SKY ECC fundosën grupin, Balla blinte te Çela, i investonte te resorti në Shijak!

    Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që anëtarët e grupit të udhëhequr nga Ervis Çela dhe Franc Çopja përdornin për t’u referuar njëri-tjetrit. Në dosjen voluminoze të SPAK-ut që Report Tv ka mundur të sigurojë, jepen detaje nga aktiviteti i një prej organizatave kriminale shqiptare më të fuqishme ne tregon ndërkombëtar të kokainës.

  • VIDEO

    Përveç Zall Herrit, në Tiranë regjistrohet vatër zjarri edhe në Selitë

    Një zjarr është raportuar në kodrat e Selitës në Tiranë mbrëmjen e kësaj të hëne. Kjo është vatra e dytë aktive në Tiranë. Në një intervistë me Migena Sotirin në Report Tv, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tregoi se nga flakët është përfshirë edhe një sipërfaqe në Zall Herr.

  • VIDEO

    Zjarret, ministri Vengu: Nga 30 vatra, 5 janë më kritike! Dyshojmë se shumica janë të qëllimshme, të vijojnë hetimet

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu po drejton operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, që kulmuan në ditën e sotme (11 gusht( me një numër rekord prej 30 vatrash në ditët e fundit dhe që janë aktive.

    Nga këto 5 janë më kritiket sipas ministrit dhe puna vijon si për shuarjen nga toka e ajri, ashtu edhe për hetimin e zjarrvënieve të qëllimshme të dyshuara.

    Vengu theksoi për Report Tv në një intervistë live, se pjesa më e madhe e vatrave janë të qëllimshme, por ka edhe nga ato që riaktivizohen si pasojë e pamundësisë për t’i kontrolluar të gjithë zonat e zjarrit pas shuarjes dhe si shkak i trungjeve në prush rikthehen.

  • VIDEO

    Zjarret në vend, policia ndalon 1 person dhe vë në hetim 2 të tjerë për zjarrvënie

    Një person është ndaluar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për tre raste zjarrvënie në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas, njofton Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

    Në Lukovë, 43-vjeçari B. A. dyshohet se më 10 gusht, pasi konsumoi cigare, e hodhi atë në tokë duke shkaktuar zjarr që dogji 30 rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra.

    Në Bolenë, 34-vjeçari E. T. akuzohet për ndezje zjarri gjatë pastrimit të kullotës, duke shkaktuar zjarr që përfshiu shkurre, ferra dhe disa pisha.

    Në Tragjas, 58-vjeçari G. Gj. dyshohet për zjarrvënie në një sipërfaqe me bimësi më 8 gusht.

    Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Policia apelon qytetarët të mos ndezin zjarre për asnjë arsye, duke garantuar se çdo shkelje do të ndëshkohet sipas ligjit. Çdo rast i dyshuar duhet të denoncohet në numrin 112, ku anonimiteti dhe reagimi i menjëhershëm janë të garantuara.

  • VIDEO

    Zjarret apokaliptike, 30 vatra vetëm gjatë orëve të fundit! Ministria: 3 avionë dhe 4 helikopterë në aksion! Priten dhe 2 helikopterë nga Emiratet Arabe

    Shqipëria regjistroi sot një numër të madh vatrash të zjarreve për shkak të temperaturave të larta, por edhe zjarreve që vijonin prej ditëve të mëparshme apo që u riaktivizuan.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes njoftuan se janë regjistruar 30 vatra zjarri gjatë orëve të fundit.

    Problematike paraqitet situata në zonat e Poliçanit, Finiqit, Fushë Arrëzit, te “Syri i Kaltër” në Sarandë, Himarë,, por edhe në Krujë, Mirditë, Gramsh, Tepelenë dhe të tjera.

    Ministria ka publikuar edhe një hartë-zonash të zjarreve në vend ditën e sotme. Në operacion janë aktivizuar 1 avion ‘Canadair’ nga Kroacia, 2 avionë PZL nga Greqia, 1 Black Hawk (Republika Çeke), 1 Black Hawk nga Sllovakia, 2 Black Haëk nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Pritet të operojnë 2 Black Haëk nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

  • VIDEO

    Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku Curri: Ministrit i kam çuar mesazh për ndërhyrje nga ajri, asnjë reagim

    Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët masive që po përhapen me shpejtësi.

    Ai tha se pushteti qëndror deri tani është treguar indiferent ndaj thirrjeve të tij për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri me qëllim shuarjen e flakëve.

    “Banorët i kemi evakuuar, nuk kemi probleme me banorët. Situatën e sheh vetë, shume e tmerrshme. Pa fjalë. Më janë përgjigjur të gjitha strukturat që kam marrë në telefon po nuk ka ndërhyrje. Vetëm me mjetet që kemi vetë dhe me bashkinë e Pukës. Situata është shumë e vështirë, Në fshatin Xath është shumë e vështirë. Shtëpiat janë në rrezik. Apeli për qeverinë është ndihmë nëse kanë mundësi. Ndërhyrja nga ajri është shumë i rëndësishëm. Kam marrë në telefon të gjithë drejtorët, ministrit i kam çuar mesazh që të ndërhyhet”,- tha Curri.

  • VIDEO

    Vijon lufta me flakët në Poliçan, banori: Zjarrin në Prokuc e fikëm vetë, na dogji dhe kasollen! Gra e fëmijë u evakuan

    Zjarri në zonën e Mbrakullës është vënë nën kontroll, por vatrat janë përhapur edhe në fshatrat përreth. Një prej tyre që u prek ditën e sotme nga disa vatra të riaktivizuara ishte edhe fshati Prokuc.

    Një prej banorëve rrëfen edhe momentet e luftës me flakët dhe deri tek evakuimet e grave dhe fëmijëve. Ai thotë se zjarri është fikuar nga vetë ata me ujin që kanë në fshat, teksa ka ndihmuar edhe helikopteri.

    “Situata ka qenë shumë e vështirë. Në fillim ndërhymë ne banorët për disa vatra dhe më pas erdhën zjarfikëset. U stabilizua, por në 12:30 u aktivizua përsëri dhe u hodh zjarri këtje nga ne, nuk e di nëse nuk pati gatishmëri. Kjo është zona e Prokucit, na përfshin Mbrakulla, ndërhymë me ujin tonë që e shuam zjarrin. Na janë djegur rrush, pemëtari. Ka ardhur helikopteri na ka ndimuar. Është djegur edhe kasolle e barit. Erdhi edhe policia, ambulanca, larguan gra dhe fëmijët, vetëm ne burrat mbetëm këtu që u morëm me zjarrin. Jemi 19 shtëpi këtu në fshat”, tha përparim Muço për Report Tv.

  • VIDEO

    Leskovik/ Zjarr në zonën e minuar 'Piramida 12', në kufi me Greqinë! Shpërthejnë disa mina

    Situata mund të ketë përkeqësim për shkak se kanë nisur edhe disa shpërthime të minave, ndërsa temperaturat janë tepër të larta dhe favorizojnë zjarrin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv